Humbja e dhėmbėve ėshtė njė faktor risku pėr demencėn dhe sėmundjen e Alzhaimerit. Rezultatet e njė studimi japonez


|

| 8 Maj 2017 |

Humbja e dhėmbėve ėshtė njė faktor risku pėr demencėn dhe sėmundjen e Alzhaimerit. Rezultatet e njė studimi japonez



Sa mė i madh tė jetė numri i dhėmbėve qė mungojnė tek njė adult aq mė i madh ėshtė dhe risku pėr t'u sėmurur nga kėto patologji.
Pėr tė dėshmuar kėtė ėshtė njė studim perspektiv prej 5 vitesh nė 1 500 tė moshuar, drejtuar nga Kenji Takeuchi, DDS, PhD i Kyushu University nė Japoni, publikuar nė "Journal of the American Geriatrics Society" mė 8 mars 2017.

Janė 50 milion personat e prekur nga demenca nė Planet dhe Organizata Botėrore e Shėndetit llogarit se do tė trefishohen brenda vitit 2050.
Shumė janė hipotezat por shkaqet e sėmundjes nuk janė akoma saktėsisht tė njohura.
Nė valėn e punėve tė mėparshme autorėt e studimit kanė dashur tė hetojnė lidhjen midis humbjes sė dhėmbėve dhe demencės.

Studimi ka filluar nė 2007 nė distriktin Japonez tė Fukouka, ku janė rekrutuar 1 500 qytetarė mbi 60 vjeē, tė cilėve i ėshtė regjistruar numri i elementeve dentare tė mbetura.
Individėt janė ndjekur nė kohė nga sistemi shėndetėsor lokal dhe nė rreth 350 nga individėt janė shfaqur simptoma neurologjike tė demencės, sėmundjes sė Alzhaimerit apo demencės vaskulare. Individėt me mė pak dhėmbė ishin nė mėnyrė domethėnėse mė tė prirur pėr kėto tre patologji tė rėnda neurologjike.

4 janė arsyet e mundshme sipas Takeuchit pėr tė shpjeguar shtimin e riskut tė demencės:

1) pėrtypja e reduktuar dhe okluzioni i ndryshuar reduktojnė fluksin hematik cerebral
2) vėshtirėsia pėrtypėse varfėron dietėn
3) gjendja e inflamacionit kronik qė shkakton humbjen e dhėmbėve mund tė ēojė nė demencė
4) shėndeti i dobėt oral ėshtė pasqyra e njė shėndeti tė dobėt sistemik qė mund tė favorizojė sėmundjen

Rezultatet vėnė nė dukje rėndėsinė e promovimit tė shėndetit dhe mirėmbajtjen e shėndetit oral qė nė moshė tė vogėl pėr tė shmangur kėtė sėmundje tė rėndė.


Davis Cussotto

Pėr mė tepėr:
Tooth Loss and Risk of Dementia in the Community: the Hisayama Study

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 57 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D