A kanė lidhje gingivat dhe zorrėt me njėra-tjetrėn?

| 9 Prill 2024 |

A kanė lidhje gingivat dhe zorrėt me njėra-tjetrėn?

Lidhja ndėrmjet mikrobiomės orale dhe asaj intestinale ėshtė kthyer nė objekt studimi. Mikrobioma orale ėshtė mė e ndėrlikuara e trupit, pas asaj tė kolonit dhe ka evidenca tė lidhjes ndėrmjet periodontitit dhe...


Lidhja ndėrmjet mikrobiomės orale dhe asaj intestinale ėshtė kthyer nė objekt studimi. Mikrobioma orale ėshtė mė e ndėrlikuara e trupit, pas asaj tė kolonit dhe ka evidenca tė lidhjes ndėrmjet periodontitit dhe sėmundjeve inflamatore intestinale. Megjithatė, debati kryesor nuk qėndron te shkaqet, por te lidhjet ndėrmjet pėrgjigjeve pėrkatėse imunoinflamatore dhe mikrobiomave tė lidhura me to, qė pėrkeqėsojnė sėmundjen e qėndrueshme.

Sėmundjet jo tė transmetueshme (NCD) janė shkaku kryesor i paaftėsisė dhe i vdekshmėrisė nė botė, pėrgjegjėse pėr 71% (40 milionė) tė vdekjeve, nga tė cilat 16 milionė janė tė parakohshme. Periodontiti ėshtė njė sėmundje jo e transmetueshme e kudondodhur dhe e pėrhapur gjerėsisht, e cila ėshtė studiuar pėr lidhjen e saj me tė paktėn 57 sėmundje jo tė transmetueshme sistemike, tė tilla si: sėmundja inflamatore intestinale (IBD), kanceri kolonorektal (CRC), diabeti i tipit 2, artiriti reumatoid, sėmundja renale kronike dhe ateroskleroza.

Prevalenca e periodontitit tė rėndė ėshtė rritur me 8.44% nė 30 vitet e fundit dhe tashmė prek 18.9% tė popullsisė sė rritur nė botė (tė dhėnat e OBSH 2022).

IBD, kryesisht koliti ulēeroz dhe sėmundja Crohn, prek 1.3 milionė vetė nė Evropė dhe afro 0.3% tė popullsive tė Amerikės sė Veriut dhe Australisė. Koliti ulēeroz u raportua pėr herė tė parė nė vitin 1875 dhe ajo qė mė pas u njoh si sėmundja Crohn, nė vitin 1932. Simptomat orale tė lidhura me tė u raportuan pėr herė tė parė nė vitin 1957 nė trajtėn e ulcerės afroze dhe nė vitin 1969 nė trajtėn e inflamacionit granulomatoz tė gingivave dhe mukozės orale.

"Pseudo-xhepat" u identifikuan nė vitin 1972 dhe u rishfaqėn nė rritjen inflamatore gingivare tė lidhur me IBD-nė.

Shfaqja e patogjenėve specifikė qė fillojnė tė mbizotėrojnė nė njė kamare ekologjike quhet "disbiozė" dhe marrėdhėnia midis disbiozės dhe inflamacionit ėshtė komplekse. Sidoqoftė, disbioza periodontale shoqėrohet me sėmundje tė shumta inflamatore jo tė transmetueshme (NCD), duke pėrfshirė sėmundjet inflamatore intestinale (IBD), kryesisht kolitin ulceroz dhe sėmundjen Crohn.

Pėr mė tepėr, periodontiti dhe IBD janė raportuar se ndikojnė reciprokisht nė pėrparimin e tyre pėrmes njė marrėdhėnieje tė dyanshme, nė tė cilėn, si inflamacioni oral, ashtu edhe disbioza e mikrobiotės orale ndikojnė nė mikrobiotėn e zorrėve, duke nxitur ndryshime inflamatore dhe anasjelltas.

Mikrobiota orale dhe intestinale pėrbėjnė mikrohabitate tė dallueshme me mikroflora specifike. Megjithatė, studimet gjenomike tė kryera nė mbarė botėn kanė demonstruar njė pasurim tė specieve orale brenda traktit gastrointestinal tė pacientėve me IBD, duke pėrdorur biopsi tė zorrėve dhe mostra tė feēes.

Megjithatė, studimet e baktereve orale nė brendėsi tė traktit gastrointestinal tė njeriut mbeten ende tė kufizuara.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D