Kush jemi


LIFE ėshtė e para shtėpi botuese nė Shqipėri e specializuar nė fushėn e profesionistėve tė shėndetit qė ka lindur nga njė bashkėpunim me EDRA LSWR. 
LIFE ka si pikėsynim tė jetė njė pikė referimi pėr tė gjithė profesionistėt e shėndetit, duke prurė nė Shqipėri produkte qė kanė rezultuar tė suksesshme nė Itali tė tilla si Doctor33.it, Farmacista33.it, Odontoiatria33.it, dhe kanė ndryshuar panoramėn kulturore tė shėndetėsisė italiane. LIFE iu garanton lexuesve shėrbimin mė tė mirė tė mundshėm me vėrtetėsi, korrektėsi dhe nė mėnyrė tė pavarur. Dentist33 i pari portal dedikuar stomatologėve shqiptarė vjen me njė format krejt tė veēantė pėr nga natyra dhe pėrmbajtja pėr tė nxitur interes tė gjerė mes profesionistėve tė kėtij profili.

Misioni ynė ėshtė qė tė kthehemi nė njė alternativė zgjedhjeje pėr tė gjithė stomatologėt qė duan tė njihen me tė rejat mė tė fundit nga fusha e stomatologjisė, por edhe me aktualitetin dhe normativat qė rregullojnė profesionin e tyre. Gjatė kėtyre viteve kemi arritur tė krijojmė reputacion mes profesionistėve tė shėndetėsisė, duke servirur dy portale tė suksesshme sot, Farmacist33 dhe Doktor33. Tė njėjtėn cilėsi dhe integritet synojmė tė ruajmė e zhvillojmė nė vazhdimėsi me Dentist33. Nė kėtė sit do tė gjeni rubrika si Klinikė e Kėrkime, e cila degėzohet nė disa kanale tematike: Kirurgji orale, Implantologji, Konservativė, Ortodonci, Periodontologji, Pedodonci, Farmakologji, Training etj., duke ju ofruar njė pasqyrė tė zhvillimeve mė tė rėndėsishme pėr secilėn disiplinė. Si njė gazetė e mirėfilltė elektronike, Dentist33 ofron pėr lexuesit edhe rubrikat: Kronikė, Intervista, Evente, tė cilat ditė pas dite do tė pasurohen me lajme nga aktualiteti dhe intervista me personalitete tė stomatologjisė shqiptare. Njė rėndėsi tė veēantė i jepet seksionit "Download Center", i cili mundėson shkarkimin falas tė materialeve shkencore dhe legjislative qė prekin kėtė profesion.
Lajmėrime ėshtė njė tjetėr rubrikė me interes, qė i rezervohet shkėmbimit tė njoftimeve mes pėrdoruesve tė sitit, tė cilėt janė nė kėrkim tė bashkėpunimeve tė reja, shitje-blerjeve tė pajisjeve apo klinikave dentare, e gjitha nė funksion tė zhvillimit tė mėtejshėm tė aktivitetit tė tyre.

Dentist33 ofron falas edhe regjistrimin nė Medikey, komuniteti mė i gjerė online i profesionistėve tė shėndetit. Aksesi nė kėtė bankė tė dhėnash realizohet nėpėrmjet njė regjistrimi tė thjeshtė qė ruan privatėsinė. Ky regjistrim i ofron lexuesit ēelėsin (emrin e pėrdoruesit dhe fjalėkalimin) pėr tė hyrė automatikisht nė seksionet e ofruara.

Adresa:
Rruga e Barrikadave, Pallati "Galeria e Tiranės", Tiranė
NIPT: L41629010D


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D