Dezinfektuesit ndryshojnė ngjyrėn e protezave tė lėvizshme?

| 2 Prill 2024 |

Dezinfektuesit ndryshojnė ngjyrėn e protezave tė lėvizshme?

Solucionet dezinfektuese mund tė rekomandohen pėr dezinfektimin e protezave tė lėvizshme, pėr parandalimin e stomatitit nga protezat dhe pėr infeksionet orale rekurente te...


Solucionet dezinfektuese mund tė rekomandohen pėr dezinfektimin e protezave tė lėvizshme, pėr parandalimin e stomatitit nga protezat dhe pėr infeksionet orale rekurente te pacientėt.

Solucionet dezinfektuese pėr ruajtje e protezave tė lėvizshme gjatė natės pėrfshijnė tretėsirėn shkumėzuese me peroksid alkalin (agjent kimik efektiv nė reduktimin e pllakės bakteriale), klorheksidinė me pėrqendrim 2% (e cila siguron dezinfektim tė plotė dhe afatgjatė pėr protezat e kolonizuara nga Staphyloccus rezistent ndaj meticilinės), hipoklorit natriumi me pėrqendrim  0.5% (veēanėrisht efektiv nė reduktimin e Candidas).

Pavarėsisht avantazheve qė ofron pėrdorimi i solucioneve dezinfektuese nė reduktimin, apo parandalimin e kolonizimit bakterial tė protezave, veēoritė fizike dhe mekanike tė rezinės akrilike mund tė ndryshojnė me zhytjen e protezave nė kėta agjentė kimikė.

Zhytja nė solucione dezinfektuese mund tė ndryshojė ngjitjen e dhėmbėve artificialė me bazėn e protezave, ashpėrsinė, fortėsinė dhe rezistencėn e rezinave akrilike tė protezave.

Pėr mė tepėr, zhytja e pėrditshme e protezave nė solucione dezinfektuese mund tė shkaktojė ēlirim tė substancave toksike nė rezinėn akrilike, duke shfaqur njė potencial citotoksik pas 6 muajsh.

Qėndrueshmėria e ngjyrės sė protezave tė lėvizshme ėshtė gjithashtu njė veēori e rėndėsishme pėr pacientėt me proteza tė lėvizshme dhe pas pėrdorimit tė zgjatur tė kėtyre solucioneve dezinfektuese, ndryshimet e ngjyrės mund tė jenė tė dukshme nga ana vizuale.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Prosthodontics, autorėt kanė vlerėsuar efektin qė ka zhytja e zgjatur nė kohė nė solucione dezinfektuese mbi ngjyrėn, qėndrueshmėrinė e rezinave tė protezave dhe tė dhėmbėve artificialė.

Nė kėtė studim u analizuan dy grupe. Tė gjithė disqet u zhytėn nė solucionet e mėposhtme dezinfektuese: 2% klorheksidin diglukonat nė pėrqendrim 2% , hipoklorit natriumi nė pėrqendrim 0,25%  dhe nė ujė tė distiluar.

Matjet e ngjyrės u kryen me anė tė njė spektrofotometri pėrpara zhytjes nė dezinfektues dhe pas 6 dhe 12 muajsh.

Rezultatet
Koha 6-mujore e zhytjes ndikoi nė ndryshimin e ngjyrės sė rezinės sė protezės, pavarėsisht nga lloji i solucionit dezinfektues. Sa u pėrket rezinave tė dhėmbėve artificialė, koha e zhytjes prej 12 muajsh tregoi njė ndryshim tė dukshėm tė ngjyrės nė krahasim me periudhėn 6-mujore.

Pėrfundimet
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, mund tė konstatohet se pėr rezinat e protezave, koha e zhytjes e ndryshon ndjeshėm ngjyrėn, pavarėsisht nga solucioni i pėrdorur.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D