Rėndėsia e pastrimit tė ajrit nė klinikėn dentare

Instrumente dhe Materiale | 17 Prill 2024 |

Rėndėsia e pastrimit tė ajrit nė klinikėn dentare

Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), pandemia botėrore e Covid-19 nga virusi SARS-CoV-2 ka shkaktuar mė shumė se 800 milionė raste tė konfirmuara dhe mė shumė se shtatė milionė tė vdekur deri mė sot. Kostoja...


Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH), pandemia botėrore e Covid-19 nga virusi SARS-CoV-2 ka shkaktuar mė shumė se 800 milionė raste tė konfirmuara dhe mė shumė se shtatė milionė tė vdekur deri mė sot. Kostoja ekonomike pėr shkak tė kėsaj pandemie dhe e lidhur me humbjen e produktivitetit dhe me dėmtimet nė shėndet, u vlerėsua nė mė shumė se 16 trilionė dollarė.

"Pandemia e Covid-19 zbuloi se sa e papėrgatitur ishte bota nė reagimin ndaj saj, pavarėsisht njohurive tė fituara nga pandemi tė mėparshme. Njė nga gabimet mė tė rėnda ishte paaftėsia fillestare pėr tė kuptuar rėndėsinė e transmetimit tė virusit nėpėrmjet ajrit, pavarėsisht pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė komunitetit shkencor ndėrkombėtar qė merret me aerosolėt", thekson Constantinos Sioutas, profesor nė Universitetin e Kalifornisė sė Jugut, Los Anxheles, SHBA.

Tashmė, ne e dimė se mė shumė se 90% e infektimeve me Covid-19 ka ardhur si pasojė e transmetimit nėpėrmjet ajrit.
Qeniet njerėzore prodhojnė sasi tė mėdha grimcash mė tė vogla se 5 µm, ndėrkohė qė marrin frymė dhe flasin. Kėto grimca tė vogla lundrojnė lehtėsisht nė ajėr dhe e transportojnė pėrmbajtjen e tyre virale qindra metra larg nga vendi i lėshimit. Gjatė teshtitjes ose kollitjes, lėshohet njė "tufė" pikėzash, zakonisht mė tė mėdha se 10 µm (20-200 µm). "Pėrdorimi i maskės tė sjell shumė avantazhe, por edhe tė kufizon disi. Edhe pse maskat janė shumė efikase nė filtrimin e grimcave mė tė mėdha se 5 mikrometra, efikasiteti i tyre reduktohet nė 50%, ose edhe mė pak, pėr grimcat mė tė vogla. Pėr mė tepėr, ėshtė vėrejtur se maskat kirurgjikale tė prodhuara kudo nė botė, janė tė mbushura me pėrbėrės organikė gjysmė tė avullueshėm dhe tė avullueshėm (COV), me hidrokarbure policiklike aromatike (IPA) dhe pėrbėrės karbonilė", vazhdon Sioutas.

Pėr tė, mėnyra mė efikase pėr njė reduktim tė konsiderueshėm tė pėrqendrimit tė grimcave, edhe tė atyre shumė tė vogla, nė ambientet e mbyllura, tė tilla si klinika dentare, ku prodhohet shumė aerosol, ėshtė ventilimi i kombinuar me pėrdorimin e pastruesve tė lėvizshėm tė ajrit. Kjo ėshtė njė teknikė pastrimi ajri tė brendshėm, e njohur prej dekadash nga komuniteti shkencor, por nuk e ka tėrhequr akoma vėmendjen e publikut e sidomos tė autoriteteve drejtuese dhe tė politikėbėrėsve.

Pastruesit e lėvizshėm tė ajrit me filtra HEPA (Ajri i grimcave me efikasitet tė lartė) mund t'i pastrojnė plotėsisht hapėsirat e brendshme prej 50-100 m2 nė pothuajse 15-20 minuta, nė varėsi tė modelit.

Zgjedhja e pastruesit tė ajrit varet kryesisht nga vėllimi i dhomės, nė tė cilėn do tė pėrdoret. Rregulli ėshtė qė sasia pastruesit duhet tė jetė e mjaftueshme qė vėllimi i ajrit tė dhomės tė kalojė pėrmes pajisjes sė pastrimit (dhe tė filtrohet) afro katėr ose pesė herė nė njė orė. Preferohet qė tė pėrdoren pastruesit me filtėr HEPA, nė vend tė pastruesve me jonizim. Kėta tė fundit, mund tė sjellin probleme nė ambientet e mbyllura, si klinikat dentare, sidomos ku ka prani tė individėve tė ndjeshėm (si fėmijėt, tė rriturit me patologji paraekzistuese, tė moshuarit), pasi ata ēlirojnė ozon nė sasi mė tė madhe se 60ppb dhe mund tė shkaktojnė edhe formimin e pėrqendrimeve tė larta tė aerosolėve organikė sekondarė (SOA).

"Kjo rrugė ėshtė mėnyra kryesore e transmetimit tė Covid-19 dhe pėrdorimi i maskės sė fytyrės ofron mbrojtje tė kufizuar, sidomos nė hapėsirat e brendshme me shumė individė. Pėrdorimi i pastruesve tė ajrit tė brendshėm me filtra HEPA dhe i sistemeve efikase tė ajrimit, ėshtė thelbėsor nė mbrojtjen nga virusi. Zbatimi i kėtyre sistemeve duhet tė rekomandohet nga autoritetet rregullatore nė vendet e tilla si: studiot mjekėsore, spitalet, klinikat dentare, restorantet, shkollat, hapėsirat e transportit publik, magazinat e mėdha, vendet e punės, shtėpitė e kujdesit, etj. Kėto sisteme nuk na mbrojnė vetėm nga Covid-19, por edhe nga gripi, alergjitė dhe ndotja atmosferike, tė cilat janė shkaktare tė miliona rasteve tė vdekjeve nė tė gjithė botėn ēdo vit", pėrfundon prof. Sioutas.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D