Mbindjeshmėria ndaj klorheksidinės. Analizohen shkaqet dhe pasojat

Instrumente dhe Materiale | 4 Gusht 2023 |

Mbindjeshmėria ndaj klorheksidinės. Analizohen shkaqet dhe pasojat


Duke qenė se mukoza orale ėshtė nė kontakt me substanca tė ndryshme, duke filluar qė nga materialet dentare deri te produktet pėr higjienėn orale, nga ushqimet deri tek aditivėt ushqimorė, ēamēakėzėt dhe karamelet, tė gjitha kėto substanca qė mund tė nxisin mbindjeshmėri tė tipit akut ose reagime tė tipit tė vonuar tė cilat pėrgjithėsisht pėrshkruhen si stomatit alergjik nga kontakti.

Shfaqja klinike e stomatitit alergjik nga kontakti mund tė ndryshojė: forma akute ėshtė e lidhur zakonisht me djegien, eritemėn, edemėn dhe lezionet vezikulo-erozive, ndėrsa tipi i vonuar ose forma kronike manifestohet me lezione tė kuqe dhe tė bardha. Reagimet mund tė jenė tė lokalizuara ose tė pėrhapura, sipas tipit tė alergenit. Pra edhe produktet pėr higjienėn orale mund tė nxisin reagime tė kėtij lloji. Pėr shembull, klorheksidina, qė pėrdoret gjerėsisht si dezinfektant e lėkurės dhe mukozės, jo vetėm tek instrumentet mjekėsore, mund tė shkaktojė reagime alergjike dhe/ose mbindjeshmėrie.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės

Nė njė studim tė publikuar sė fundi, autorėt kanė analizuar njė rast tė reagimeve tė mbindjeshmėrisė gengivale tė tipit tė vonuar pėr shkak tė klorheksidinės dhe kanė kryer njė rishikim tė literaturės mbi reagimet e mbindjeshmėrisė sė mukozės orale qė lidhet me produktet e higjienės orale qė pėrmbajnė klorheksidinė.

Rasti nė fjalė kishte tė bėnte me njė burrė 58 vjeē qė paraqiste njė zonė eritematoze tė kufizuar nė gengivėn anteriore superiore djathtas. Autorėt kryen njė biopsi incizionale. Pas ndėrhyrjes, ata pėrshkruan njė xhel me pėrmbajtje klorheksidine diglukonat dy herė nė ditė, por pacienti e ndėrpreu pėrdorimin sepse kishte ndjerė njė djegie tė fortė menjėherė pas aplikimit tė parė.

Diagnoza mikroskopike ishte mukoziti aspecifik me reagim tė dyshuar pėr mbindjeshmėri. Pacienti ka referuar se pėrdor njė furēė me bazė klorheksidine diglukonat 0,004% dy herė nė ditė gjatė viteve tė fundit.

Ėshtė supozuar njė reagim mbindjeshmėrie i tipit tė vonuar nga furēa e dhėmbėve dhe pėrdorimi i saj ėshtė ndėrprerė. Klorheksidina, pėrbėrėsi i zakonshėm qoftė te furēat qoftė te xhelėrat ėshtė shėnuar si alergen.

Autorėt kanė kryer pra njė rishikim tė literaturės mbi reagimet e hiperndjeshmėrisė orale tė induktuar nga klorheksidina.

Rezultatet

Dy javė pas ndėrprerjes sė pėrdorimit tė furēės u vu re zhdukja e plotė e lezionit pa ndėrhyrje tė mėtejshme. Edhe pas katėr vitesh nuk ėshtė sinjalizuar asnjė recidivė. Rishikimi i literaturės ka prodhuar 7 studime tė sjella nga 20 pacientė me manifestime intraorale tė reagimeve tė hiperndjeshmėrisė qė lidheshin me produktet e higjienės orale qė pėrmbanin klorheksidinė.

Konkluzionet

Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se produktet pėr higjienėn orale qė pėrmbajnė edhe pėrqendrime tė ulėta tė klorheksidinės mund tė shkaktojnė reagime tė mbindjeshmėrisė.

Implikimet klinike

Stomatologėt duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm pėr manifestimin klinik tė reagimeve tė mbindjeshmėrisė nga klorheksidina pėr t'i diagnostikuar dhe pėr t'i menaxhuar ato me saktėsi.

Pėr mė shumė informacion:

Kotsailidi EA, Kalogirou E-M, Michelogiannakis D, Vlachodimitropoulos D, Tosios KI. Hypersensitivity reaction of the gingiva to chlorhexidine: case report and literature review. Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol 2020;130(2):156-60.e1.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D