Lezionet nga aget nė stomatologji

Instrumente dhe Materiale | 26 Shkurt 2024 |

Lezionet nga aget nė stomatologji

Operatorėt shėndetėsorė nė pėrgjithėsi dhe stomatologėt nė veēanti, janė tė prirur pėr t’u lėnduar nga aget, duke u ekspozuar ndaj njė rreziku tė shtuar pėr infeksione...


Operatorėt shėndetėsorė nė pėrgjithėsi dhe stomatologėt nė veēanti, janė tė prirur pėr t'u lėnduar nga aget, duke u ekspozuar ndaj njė rreziku tė shtuar pėr infeksione.

OBSH dhe Administrata pėr Sigurinė dhe Shėndetin nė Punė nė SHBA (OSHA) kanė pėrpiluar udhėzimet pėr reduktimet e lezioneve nga aget, me qėllim mbrojtjen e operatorėve shėndetėsorė. Edhe pse kėto udhėzime universale e kanė reduktuar rrezikun pėr lezione nga aget, incidentet vazhdojnė.

Agjentėt patogjenė tė transmetuar pėrmes gjakut janė mikroorganizma infektivė, qė gjendjen nė gjakun e njeriut dhe mund tė shkaktojnė sėmundje tė rėnda, edhe vdekjeprurėse te njerėzit.

Operatorėt shėndetėsorė, si: mjekėt, kirurgėt, infermierėt, dentistėt, studentėt e stomatologjisė, asistentėt dentarė, teknikėt e laboratorit, personeli qė merret me mbetjet e infektuara dhe profesionistė tė tjerė shėndetėsorė janė tė rrezikuar nga ekspozimi ndaj kėtyre agjentėve patogjenė. Lezionet perkutane tė shkaktuara nga aget, ose nga objekte tė tjera me majė, janė burimet kryesore tė agjentėve patogjenė tė transmetuar pėrmes gjakut nė vendin e punės.
Lezionet nga shpimi me age kanė potencial tė madh transmetimi dhe janė mėnyra mė e lehtė e transmetimit tė agjentėve patogjenė pėrmes gjakut.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim narrativ, tė publikuar nė Journal of the American Dental Association JADA, autorėt janė thelluar mbi epidemiologjinė, etiologjinė dhe pasojat e protokolleve tė menaxhimit dhe parandalimit tė lezioneve  nga shpimi me age.

Rezultatet
Ka mungesė literature mbi prevalencėn e lezioneve nga shpimi me age nė botė midis operatorėve dentarė dhe stomatologėve, pėr shkak tė nėn-raportimit tė tyre nga mjekėt.
Nga tė dhėnat e kėtij studimi u vu nė dukje se studentėt e stomatologjisė dhe mjekėt pa pėrvojė janė mė tė cenuarit. Gjithashtu, studimi i lartpėrmendur evidentoi mospėrputhje tė qarta nė udhėzimet dhe rekomandimet e organeve tė ndryshme rregullatore dhe statutore tė ngarkuara me kufizimin dhe menaxhimin e lezioneve nga shpimi me age.

Pėrfundimi
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, tė cilat duhen vėrtetuar edhe nė punime tė tjera tė ngjashme, mund tė arrihet nė pėrfundimin se rreziqet mė tė mėdha profesionale pėr operatorėt shėndetėsorė nė botė janė lezionet nga shpimi me age. Dentistėt njihen si njė nga grupet me rrezik tė lartė pėr ekspozimin ndaj lezioneve nga shpimi me age.

Ndėrlikimet klinike
Trajnimi i duhur dhe konciz i punonjėsve tė kujdesit shėndetėsor dentar ėshtė thelbėsor pėr parandalimin dhe menaxhimin e lezioneve nga shpimi me age.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D