Dita Botėrore e Shėndetit. Qasja ndaj trajtimeve shėndetėsore cilėsore ėshtė e drejtė themelore e njeriut

| 8 Prill 2024 |

Dita Botėrore e Shėndetit. Qasja ndaj trajtimeve shėndetėsore cilėsore ėshtė e drejtė themelore e njeriut

Tema e zgjedhur pėr Ditėn Botėrore tė Shėndetit, e cila u festua mė 7 prill ishte ‘Shėndeti im, e Drejta ime’, me anė tė sė cilės theksohet se qasja ndaj trajtimeve shėndetėsore...


"Tema e zgjedhur pėr Ditėn Botėrore tė Shėndetit, e cila u festua mė 7 prill ishte 'Shėndeti im, e Drejta ime', me anė tė sė cilės theksohet se qasja ndaj trajtimeve shėndetėsore cilėsore ėshtė e drejtė themelore", pohon komisionerja evropiane pėr shėndetin dhe sigurinė ushqimore, Stela Kyriakides.

"Vitet e fundit, pandemia Covid-19 e ka ndryshuar botėn nė mėnyrė tė pakthyeshme, duke i vėnė nė provė, deri nė limit, shoqėritė tona, sistemet tona shėndetėsore dhe BE-nė. Nė tėrėsi, BE e ka pėrballuar kėtė sfidė dhe ka marrė mėsim nga kjo pėrvojė, duke u forcuar akoma mė shumė.

Reagimi ynė ndaj pandemisė ka demonstruar fuqinė e solidaritetit dhe tė bashkėpunimit dhe rėndėsinė e trajtimit tė barabartė tė tė gjithė qytetarėve. Strategjia e paprecedentė e BE-sė nė lidhje me vaksinat, garantoi qė tė gjithė qytetarėt e BE-sė tė kishin akses ndaj vaksinave tė sigurta dhe efikase, nė tė njėjtin moment dhe nė tė njėjtat kushte.

Ne kemi konstatuar, qė pėr njė tė ardhme mė tė sigurt dhe mė tė shėndetshme pėr ēdo qytetar tė BE-sė, na duhen sisteme shėndetėsore mė tė forta dhe tė qėndrueshme, tė gatshme pėr tė pėrballuar sfidat e shekullit XXI.

BE pėr Shėndetin i bėn sistemet tona shėndetėsore edhe mė tė forta duke vėnė nė qendėr tė saj, pacientin. Propozimi ynė pėr njė reformė historike tė legjislacionit farmaceutik tė BE-sė do tė garantojė qasjen e shpejtė ndaj barnave tė aksesueshme pėr tė gjithė qytetarėt, duke mbėshtetur njėkohėsisht njė industri tė begatė. Hapėsira Evropiane e tė Dhėnave Shėndetėsore do tė krijojė mundėsinė, qė qytetarėt, studiuesit dhe politikėbėrėsit ta shfrytėzojnė plotėsisht potencialin e tė dhėnave shėndetėsore digjitale nė pėrfitim tė pacientit. Plani Evropian pėr Kancerin ėshtė njė nga planet mė ambicioze dhe mė tė plota tė veprimit kundėr kancerit nė botė, i cili mbėshtetet nga 4 miliardė financime tė BE-sė. Pas katėr vitesh nga zbatimi i saj, ėshtė vėnė re tashmė ndryshimi real pėr miliona pacientė onkologjikė, familje dhe kujdestarė. Qasja jonė Botėrore mbi Shėndetin Mendor i ka vendosur shėndetin mendor dhe atė fizik nė njė plan barazie dhe po punon pėr zhdukjen e stigmės pėr ēdo pacient qė jeton duke pėrballuar sfida tė shėndetit mendor.

Kėto veprime nuk mund tė kufizohen vetėm brenda BE-sė dhe ne po investojmė 4.4 miliardė euro pėr fuqizimin e shėndetėsisė nė vendet partnere deri nė vitin 2027, pėrmes Strategjisė Botėrore pėr Shėndetėsinė tė BE-sė, me qėllim garantimin e njė shėndeti mė tė mirė pėr individėt nė tė gjithė botėn, duke nxitur mbulimin shėndetėsor universal dhe duke mbėshtetur punėn pėrmes njė arkitekture shėndetėsore botėrore mė tė fortė. Njė shėndet i mirė publik pėr ēdo qytetar ėshtė vetė themeli i ekonomive tė forta dhe shoqėrisė nė tė gjithė botėn.

Disa sondazhe tregojnė se shėndeti mbetet njė nga prioritetet kryesore tė qytetarėve evropianė. Sė bashku me Bashkimin Evropian pėr Shėndetin, ne kemi njė bazė tė fortė pėr t'iu pėrgjigjur pritshmėrive nė vitet e ardhshme, duke maksimizuar potencialin e shteteve tona anėtare dhe duke i hapur rrugėn njė tė ardhmeje  mė tė shėndetshme, mė tė qėndrueshme dhe mė tė barabartė", thotė ajo.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D