Ruajtja e shėndetit tė kockave dhe gingivave

| 26 Mars 2024 |

Ruajtja e shėndetit tė kockave dhe gingivave

Ndėr udhėzimet e nxjerra nga projekti “Healthy Bone, Healthy Gums” (“Kockė e shėndetshme, mishra tė shėndetshėm”), nė bashkėpunim me Shoqatėn Italiane tė Ortopedisė dhe...


Ndėr udhėzimet e nxjerra nga projekti "Healthy Bone, Healthy Gums" ("Kockė e shėndetshme, mishra tė shėndetshėm"), nė bashkėpunim me Shoqatėn Italiane tė Ortopedisė dhe Traumatologjisė (SIOT), ėshtė edhe rėndėsia e njė stili aktiv jetese, duke ushtruar rregullisht aktivitet fizik dhe ajo e tė ushqyerit shėndetshėm dhe nė mėnyrė tė ekuilibruar, duke respektuar sasitė ditore tė marrjes sė kalciumit dhe nivelet e duhura tė vitaminės D nė trup (tė arritshme nėpėrmjet ekspozimit nė diell, apo nėpėrmjet suplementimit).

Ekspertėt theksojnė rėndėsinė e reduktimit tė pėrdorimit tė tepėrt tė kripės (e cila shton eliminimin e kalciumit nėpėrmjet urinės) dhe tė shmangies sė tymosjes dhe konsumit tė alkoolit, tė cilat ulin pėrthithjen e kalciumit dhe reduktojnė aktivitetin e qelizave qė kontribuojnė nė formimin e kockės.

Sigurisht, rekomandimeve u shtohet larja e dhėmbėve dy herė nė ditė dhe pastrimi i mėtejshėm me fill dentar, si edhe vizitat e vazhdueshme stomatologjike dhe periodontale nė intervale tė pėrcaktuara nga stomatologu, sidomos nėse pacientėt kanė gingiva tė gjakosura, aromė tė keqe tė gojės, apo dhėmbė qė lėvizin. Ju nuk duhet vetėm tė lani dhėmbėt tuaj natyralė, por duhet edhe tė kujdeseni pėr protezat (nėse keni), tė cilat nėse janė tė lėvizshme, duhet "tė puthiten gjithmonė mirė". Nėse kjo nuk ndodh, ju duhet t'i drejtoheni dentistit pėr t'i rishikuar ato.

Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm, pėr tė cilin u tėrhiqet vėmendja pacientėve ėshtė kujdesi qė duhet tė tregojnė nė pėrdorimin e barnave, sidomos tė atyre pėr trajtimin e  osteoporozės.

"Barnat antiresorbuese, tė tilla si bifosfonatet, denosumabi dhe romosozumabi, lidhen me zhvillimin e osteonekrozės sė nofullės, e cila ėshtė njė sėmundje e rrallė, me raste e rėndė tek individėt qė trajtohen pėr osteoporozė. Kontrolli i shėndetit oral dhe i inflamacionit gingivar ndikon nė reduktimin e rrezikut pėr t'u prekur nga kjo sėmundje", shprehen ekspertėt.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D