Shtohen frakturat dentare pas pandemisė sė Covid-19

| 21 Mars 2024 |

Shtohen frakturat dentare pas pandemisė sė Covid-19

Infektimet me Covid-19 u kthyen nė pandemi pasi ky virus shpėrtheu nė Kinė nė fund tė vitit 2019 dhe mė pas u pėrhap me shpejtėsi tė gjithė botėn. Shumė vende...


Infektimet me Covid-19 u kthyen nė pandemi pasi ky virus shpėrtheu nė Kinė nė fund tė vitit 2019 dhe mė pas u pėrhap me shpejtėsi tė gjithė botėn. Shumė vende tė botės morėn masa drastike me qėllim frenimin e pėrhapjes sė virusit.

Shumė studime tė literaturės kanė demonstruar se si e ka pėrkeqėsuar pandemia shėndetin mendor tė shumė individėve, duke u shkaktuar stres, ankth dhe ērregullime afatshkurtra, apo afatgjata tė gjumit.

Tipologjia e kėrkimit dhe metoda e analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal of Conservative Dentistry and Endodontics, autorėt kanė analizuar lidhjen ndėrmjet stresit tė shkaktuar nga pandemia e Covid-19 dhe parafunksioneve tė artikulacionit temporomandibular dhe tė muskujve pėrtypės, tė cilėt shtojnė, herė pas here, incidencėn pėr fraktura dhe lezione dentare.

Rezultatet
Gjithsej 730 stomatologė plotėsuan njė sondazh pėr studimin. Nga kėta, 450 (61.7%) deklaruan se numri i pacientėve qė kishin referuar dhimbje muskulare apo artikulare nė mėngjes, ishte shtuar gjatė pandemisė. Ndėrsa, 414 (56.7%) stomatologė kanė vėrejtur njė shtim tė parafunksioneve dhe 392 (53,6%) konstatuan njė shtim tė frakturave dentare gjatė asaj periudhe.

Pėrfundimet
Autorėt e studimit dalin nė konkluzionin se ekziston njė lidhje e rėndėsishme ndėrmjet stresit tė shkaktuar nga pandemia dhe frakturave dentare.

Ndėrlikimet klinike
Pandemia e Covid-19 e ka prekur thellėsisht shoqėrinė dhe individėt, sidomos nga ana psikologjike. Ajo ka shtuar stresin, ankthin dhe frikėn, tė cilat kanė ndikuar nė disa sėmundje orale, duke favorizuar fenomenet parafunksionale e okluzale dhe ērregullimet artikulare.

Shtimi i parafunksionit ka shkaktuar shtim tė frakturave dentare, me incidencė mė tė lartė te dhėmbėt qė janė trajtuar mė parė nga ana endodontike.

Nė kuadėr tė kėtyre tė dhėnave, ėshtė e rėndėsishme qė stomatologu tė marrė parasysh gjendjen psikologjike tė pacientit dhe ndikimin qė situata shoqėrore tė caktuara, si Covid-19 dhe ato personale mund tė kenė mbi shėndetin oral.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D