Intervistė me Prof.Asoc.Dorjan Hysin mbi Konferencėn e 22 Kombėtare Dentare dhe mundėsitė e stomatologėve pėr tė ndjekur aktivitete tė edukimit nė vazhdim


|

| 17 Nėntor 2016 |

Intervistė me Prof.Asoc.Dorjan Hysin mbi Konferencėn e 22 Kombėtare Dentare dhe mundėsitė e stomatologėve pėr tė ndjekur aktivitete tė edukimit nė vazhdim

Nga Dorina Gjuzi


Pėr dy ditė rresht kėtė fundjavė do tė zhvillohet Konferenca Kombėtare Dentare nė vitin e njėzet e dytė tė saj nė ambientet e Hotel Tiranės. Interesi i stomatologėve pėr ta ndjekur ka qenė aq i madh sa organizatorėt, Shoqata Dentare Shqiptare dhe Fakulteti i Mjekėsisė Dentare, janė detyruar t'i mbyllin regjistrimet 10 ditė para zhvillimit tė eventit. Lidhur me detajet e organizimit, por edhe vėshtirėsitė qė mund tė hasin stomatologėt nė ndjekjen e aktiviteteve tė akredituara, flet Prof.Asoc. Dorjan Hysi, kreu SHDSH-sė.       

Prof. Hysi, kėtė vit regjistrimet pėr konferencėn janė mbyllur mė herėt se vitet e tjera. Keni pasur ankesa nga stomatologėt qe kanė dashur te marrin pjesė por s'kanė mundur?

Konferenca e 22 Kombėtare Dentare ėshtė aktiviteti kryesor vjetor i stomatologjisė dhe kėrkesat nga mjekėt stomatologė kanė qenė tė shumta. Megjithatė duhet tė kuptojmė qė kapacitetet e infrastrukturės ku do zhvillohet aktiviteti kanė njė limit dhe mbi bazėn e kėtij limiti miratohet edhe njė kuotė nga Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim, tė cilėn ne jemi tė detyruar tė respektojmė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ne i mbyllėm regjistrimet, pra numri i pjesėmarrėsve ėshtė plotėsuar. Nėse do tė kishim njė qendėr kongresesh dhe konferencash, qė kėtu te ne mungon, me salla pėr 500 veta ose mė tepėr, atėherė nuk do ta kishim mė kėtė problem.


Megjithatė mendoni se aktivitetet dedikuar stomatologėve nė vend janė tė pamjaftueshme, prandaj ka edhe dyndje nė evente si ky?

Ne si Shoqatė zhvillojmė pėrgjithėsisht dy aktivitete nė vit: Konferencėn Kombėtare dhe Ditėn Botėrore tė Shėndetit tė Gojės, por ka edhe aktivitete tė tjera tė ndėrmjetme si p.sh. ato qė zhvillojnė shoqatat e specialiteteve, si Shoqata e Ortodoncisė dhe ajo e Kirurgjisė. Natyrisht qė mundėsia pėr tė marrė kredite nė aktivitete tė tjera ekziston, vetėm duhet qė mjekėt stomatologė tė informohen pak mė tepėr, t'i kushtojnė rėndėsi informacionit dhe ta marrin atė nė kohėn e duhur. Sepse edhe kėto shoqata nė momentin qė plotėsojnė  kapacitetet e tyre janė tė detyruara tė mbyllin regjistrimet.
Veē kėtyre ka edhe aktivitete, konferenca tė akredituara qė mund tė kryhen jashtė vendit.


 Sa tė lehtė e kanė  tė gjejnė informacionet mbi zhvillimin e kėtyre konferencave mjekėt stomatologė? Ju i pasqyroni nė faqen tuaj?

Ne pasqyrojmė ato tė Shoqatės Ballkanike, tė Shoqatės Dentare Turke, Federatės Dentare Ndėrkombėtare, Shoqatės sė Kosovės dhe Shoqatės sė Shqiptarėve tė Maqedonisė me tė cilat kemi edhe marrėveshje, por nuk mund tė pasqyrojmė tė gjitha aktivitetet e shoqatave dentare tė Europės.
Nga ana tjetėr, kur mjekėt stomatologė e kanė tė pamundur tė marrin pjesė nė aktivitete direkte njė mundėsi janė edhe kurset online. Nė bazė tė rregullores sė QKEV-sė, njė pėrqindje e caktuar kreditesh mund tė merret edhe nėpėrmjet kėtyre kurseve. Nė kėtė drejtim Shoqata Dentare Shqiptare ka njė marrėveshje me platformėn Educazione Continua in Medicina (ECM33.al), ku kurset online ofrohen nga shtėpia botuese LIFE me njė ēmim tė reduktuar pėr stomatologėt qė regjistrohen nėpėrmjet SHDSH-sė. Pra janė disa opsione: prezenca direkte nė konferenca brenda dhe jashtė vendit, seminaret e ndryshme, botimet e referimet dhe kurset online. 


4) Kthehemi te konferenca si ėshtė organizuar? Pjesė e saj do tė jetė edhe njė panair dentar, ēfarė do te ekspozohen aty?

Konferenca ėshtė e ndarė nė tre seksione paralele, ku dy prej tyre janė salla lektorėsh dhe njė ėshtė sallė prezantimesh orale. Njėra nga sallat do tė jetė vetėm me lektorė tė huaj dhe tjetra me lektorė shqiptarė, ndėrsa prezantimet orale janė nga kolegėt shqiptarė, por mund tė ketė nga Maqedonia dhe Kosova. Ekspozita ėshtė njė event tjetėr qė i bashkėngjitet konferencės, nė tė cilėn marrin pjesė distributorė dhe kompani shqiptare qė pėrfaqėsohen me kompani multinacionale. Mjekėt stomatologė do tė kenė mundėsi qė tė njihen aty me materiale, produkte tė ndryshme dhe teknologji tė reja, gjė qė sigurisht ėshtė pozitive pėr shkak se mund t'i pėrdorin nė praktikat e ndryshme profesionale dhe nė fund tė fundit kjo rrit cilėsinė e shėrbimit.


Nė faqen e SHDSH hapėsirė e veēantė i ėshtė dedikuar edhe lektorėve tė huaj e shqiptarė me njė prezantim tė shkurtėr pėr secilin. Disa prej tyre janė emra tė njohur si Prof. Kenneth Eaton, botimin e tė cilit e kemi edhe nė Shqipėri. Mbi ēfarė do tė referojė prof. Eaton?

Siē e pėrmendėt nė kėtė aktivitet marrin pjesė profesorė tė cilėt janė tepėr tė njohur nė arenėn ndėrkombėtare, si pėrsa i pėrket specialitetit tė tyre ashtu edhe publikimeve nė rrjetin e botuesve botėrorė. Njė ndėr ta ėshtė profesor Eaton, specialist nė perodontologji dhe nė shėndetin publik dentar  dhe profesor nderi nė disa universitete europiane. Prof. Eaton do tė ketė dy tema nė perodontologji, fushė nė tė cilėn ka publikuar dhe njė libėr bashkė me Prof. Philip Ower, i ftuar nė konferencė gjithashtu. Prof. Ower aktualisht ėshtė presidenti i Shoqatės Britanike tė Perodontologjisė. I pranishėm nė konferencė do tė jetė edhe Georgios Traskos, aktualisht profesor nė Universitetin e Londrės ndėrsa dikur ka qenė president i Shoqatės Europiane tė Shėndetit Publik Dentar. Prof.Paula Vasallo, drejtuese e platformės pėr njė Shėndet tė Mirė tė Gojės nė Europė, Prof.Corrado Paganelli, president i Shoqatės sė Edukimit Dentar nė Europė ku janė anėtare pjesa mė e madhe e fakulteteve dentare europiane, Prof. Marko Jakovac dhe tė tjerė personalitete do tė na nderojnė me temat e tyre kėtė vit.


Ju vetė ēfarė teme do tė referoni?

Unė personalisht kam vendosur tė mos jem te pjesa klinike pėr shkak se kemi pasur disa vėshtirėsi te paraqitja e abstrakteve qė bėjnė kolegėt. Kam menduar qė tė pėrgatis njė prezantim mbi mėnyrėn se si duhet tė pėrgatitet njė abstrakt pėr njė artikull, pėr njė botim, apo edhe pėr njė referim kur aplikohet pėr njė konferencė ndėrkombėtare. Mendova se do tė jetė nė ndihmė tė kėrkuesve tė rinj tė cilėt nė vitet e ardhshme do tė kenė mundėsi qė t'i pėrmirėsojnė abstraktet duke pasur parasysh elementet qė duhet tė respektohen dhe qė shikohen nga bordi shkencor nė konferencė.
Nė fund shpresoj qė aktiviteti tė pėrmbushė qėllimin pėr tė cilin ėshtė organizuar dhe qė kolegėt do tė jenė tė pranishėm e marrin pjesė aktive nė kėtė konferencė duke respektuar rregullat qė gjithēka tė shkojė ashtu siē duhet.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 160 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D