Prof.ass. Dorjan Hysi: Mendoj qė kongresi i pėrmbushi pritshmėritė. Interesi pėr leksionet ishte maksimal dhe sallat tė tejmbushura 

| 10 Nėntor 2015 |

Prof.ass. Dorjan Hysi: Mendoj qė kongresi i pėrmbushi pritshmėritė. Interesi pėr leksionet ishte maksimal dhe sallat tė tejmbushura 


Tė shtunėn u mbyll Kongresi IV Mbarėshqiptar i Stomatologjisė, i cili shėnoi numrin mė tė madh tė pjesėmarrėsve me mbi 1000 profesionistė tė stomatologjisė nga vendi dhe trevat shqiptare jashtė tij. Megjithėse kėrkesat ishin tė shumta dhe kapacitetet pritėse tė Hotel Tiranės nuk mund tė pėrballonin fluksin regjistrimet u mbyllėn para afatit. Nga ana tjetėr kreu i SHDSH, prof.ass. Dorjan Hysi, shprehet entuziast pėr organizimin, lektorėt e ftuar dhe interesin e lartė tė ndjekėsve duke nėnvizuar se kėtė vit angazhimi ishte maksimal nė ēdo drejtim dhe aktiviteti rezultoi mė cilėsor se nė tė kaluarėn.
 
Dr. Hysi me ē'pėrshtypje u ndanė stomatologėt nga Kongresi treditor i Stomatologjisė?  

Nga bashkėbisedimet qė kemi pasur me kolegė tė ndryshėm, kemi marrė njė vlerėsim shumė mė pozitiv krahasuar edhe me aktivitete tė tjera tė mėparshme. Duke qenė se ata marrin pjesė nė evente me pėrmasa tė njėjta edhe jashtė vendit, janė nė gjendje tė bėjnė krahasime. Kuptohet qė opinioni i tyre na bėn tė ndihemi mirė sepse jemi angazhuar intensivisht, jemi lodhur dhe kemi sakrifikuar pėr njė nivel sa mė cilėsor tė Kongresit. Tashmė Shoqata Dentare Shqiptare ka ekperiencėn dhe burimet njerėzore pėr tė organizuar aktivitete tė ketyre pėrmasave, kombėtare dhe ndėrkombėtare. Tė njėjtėn pėrshtypje ndanė edhe profesorėt e huaj  duke pėrgėzuar organizimin dhe stafin pėrgjėgjes.

Pra eventi i pėrmbushi pritshmėritė e tyre...

Po stomatologėt e kanė parė nė dy aspekte kėtė event: pėr nga organizimi, informimi, ndarja e leksioneve/ prezantimeve, pushimet, e nė pėrgjithėsi mėnyra e funksionimit ka qenė mė e mirė. Dhe aspekti tjetėr lidhet me cilėsinė e lektorėve. Kanė qenė tė ftuar lektorė tė cilėt janė tė njohur nė nivel ndėrkombėtar. Ishin profesorė nga Italia, Turiqa, SHBA, Greqia etj.  qė ėshtė vėrtet nder t'i kesh, profesorė tė cilėt merren me kėrkime shkencore. Nė kėto dy aspekte besoj se i kemi arritur pritshmėritė.

Cilat ishin disa nga risitė qė e dalluan kėtė event?

Numri i lartė i leksioneve nga profesorė tė huaj nė specialitete tė ndryshme. Gjithashtu ekspozita ka qenė mė e mirė organizuar se vitet e tjera, ndonėse kemi pasur ēdo vit ekspozita kėtė radhė kishte shumė mė tepėr kompani pjesėmarrėse. Madje kemi pasur kėrkesa nga kompani nga Sllovenia, Kroacia etj., tė cilat nuk patėm mundėsi t'i pėrfshinim pasi u informuam jashtė afateve. Na kanė lėnė kontaktet e tyre pėr evente tė ardhshme qė do tė zhvillojmė. Kongresi ka pasur si risi edhe aktivizimin masiv tė studentėve tė cilėt i kanė dhėnė freski, energji dhe njė ndihmesė tė paēmuar mbarėvajtjes sė aktivitetit.

Leksionet, prezantimet, ekspozita tė gjitha u zhvilluan sipas planit, por nuk pamė work shop-e?

Work shop-et nuk u realizuan pėr shkak tė impenjimeve tė disa lektoreve nė aktivitete ndėrkombėtare, megjithatė Shoqata Dentare Shqiptare ka njė axhendė tė percaktuar pėr organizimin e seminareve, leksioneve dhe workshop-eve nė vitin qė vjen. Pėr kėtė kemi biseduar dhe kontaktuar me shumė aktorė tė rėndėsishėm edhe jashtė vendit. Shoqata Dentare Shqiptare do tė jetė gjithmonė nė krah tė kolegėve pėr procesin e edukimit nė vazhdim duke u ofruar vazhdimisht aktivitete me cilėsi dhe sipas specialitetit.

Cilat ishin disa nga tematikat qė ngjallėn mė shumė interes?

Kishte tematika nga tė gjitha specialitetet e stomatologjisė. Pra u prezantuan tema tė kirurgjisė orale, ortodoncisė, pedodontisė, endodontisė, implantologjisė e shumė tė tjera. Shoqata Dentare Shqiptare kur organizon njė event nuk pėrfshin vetėm njė specialitet, dihet qė njė koleg ėshtė i interesuar pėr kirurgjinė orale, por dikush tjetėr qė nuk ėshtė kirurg maksilo-facial dėshiron tė ndjekė p.sh. dentistrinė restaurative.
Nėpėr leksione dhe prezantime u fol nė mėnyrė shkencore, por nga ana tjetėr ekspozita nuk ishte thjesht njė vend ku njerėzit kalonin kohėn dhe merrnin njė fletėpalosje. Aty ata patėn mundėsi tė njihen konkretisht me produktet dhe teknologjitė mė tė reja qė kanė dalė, qė nė fund tė fundit ne na interesojnė sepse me to pėrmirėsojmė edhe shėrbimin qė ofrojmė.

Pėrgatiti: Dorina Gjuzi





Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 146 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D