Prof.Dr. Fejzi Keraj: Tarifat studimore nė FMD i pėrgjigjen nevojave pėrgatitore tė studentėve. Kemi vėshtirėsi me realizimin e fondeve

| 30 Tetor 2015 |

Prof.Dr. Fejzi Keraj: Tarifat studimore nė FMD i pėrgjigjen nevojave pėrgatitore tė studentėve. Kemi vėshtirėsi me realizimin e fondeve

Pėr Prof.Dr. Fejzi Keraj viti i ri akademik ka nisur me disa ndryshime pozitive pėr Fakultetin e Mjekėsisė Dentare. Kuotat dhe tarifat e studimit nuk kanė ndryshuar, por dekani i kėtij fakulteti nėnvizon faktin se pikėrisht falė uljes sė numrit tė studentėve dhe investimeve qė janė bėrė nė salla, la

Dorina Gjuzi


Pėr Prof.Dr. Fejzi Keraj viti i ri akademik ka nisur me disa ndryshime pozitive pėr Fakultetin e Mjekėsisė Dentare. Kuotat dhe tarifat e studimit nuk kanė ndryshuar, por dekani i kėtij fakulteti nėnvizon faktin se pikėrisht falė uljes sė numrit tė studentėve dhe investimeve qė janė bėrė nė salla, laborator dhe pėr pajisjet stomatologjike do tė rritet cilėsia e procesit mėsimor nė kėtė fakultet. Megjithatė, ai apelon pėr njė interesim mė tė madh tė shtetit pėr investime tė tjera tė domosdoshme nė infrastrukturėn e FMD-sė, njė ndėr tė cilat ėshtė edhe mbyllja e njė pike grumbullimi tė mbetjeve spitalore ngjitur me fakultetin.   

Dr.Keraj me ēfarė risish ka nisur ky vit akademik pėr Fakultetin e Mjekėsisė Dentare duke pasur parasysh edhe ndryshimet nė ligjin e arsimit tė lartė. Dhe ē'objektiva mbeten ende pėr t'u realizuar?
Nėse flasim pėr objektiva ne i kemi paraprirė Ligjit tė ri tė Arsimit tė Lartė, i cili kėrkon qė numrin e studentėve ta caktojnė vetė fakultetet. Kemi dy vjet qė e pėrcaktojmė vetė numrin e studentėve. Nė tė kaluarėn numri qė vinte nga Ministria e Shėndetėsisė ishte i stėrmadh pėr kushtet e fakultetit, arrinte nė 150 - 200 studentė, ndėrsa vitin e kaluar ne i reduktuam kuotat nė 60 dhe kėtė vit janė 62 studentė. Janė 55 nga Shqipėria dhe 7 kuota janė caktuar pėr studentėt e trevave shqiptare pėrtej kufijve.

A ka ndikuar pėrgjysmimi i numrit tė studentėve nė pėrmirėsimin e kushteve mėsimore?
Pikėrisht ky ka qenė qėllimi, qė me numrin e pėrcaktuar nga ana jonė tė mundohemi qė tė krijojmė kushte pozitive nė mbarėvajtjen e leksioneve, praktikave mėsimore dhe seminareve. Pra po tentojmė tė pėrgatisim njė grup mjekėsh tė cilėt tė marrin njohje sa mė tė mira shkencore dhe profesionale. Kemi marrė kabinete tė reja tė cilat janė instaluar kryesisht pėr mjekimin e fėmijėve qė janė e ardhmja jonė. Kemi realizuar njė sallė leksionesh qė ėshtė nė nivele maksimale sa i takon zhvillimit tė leksioneve nė fakultet. Pretendojmė qė kėtė vit tė bėjmė investime tė tjera nė njė sallė tė dytė, nė sekretarinė mėsimore, nė laboratoret paraklinike dhe shpresoj qė gradualisht do tė pėrmirėsohen kushtet. Megjithatė nuk mungojnė problematikat. Kėshtu pėr shembull shqetėsues pėr ne ėshtė autoklavimi i mbetjeve spitalore i cili ndodhet ngjitur me fakultetin tonė. Ėshtė bėrė kėrkesė disa herė qė tė largohet nga aty dhe ambienti t'i kalojė fakultetit me qėllim qė tė shtohen sallat studimore.

Si jeni me fondet kėtė vit?
Ashtu si pėr kuotat e pranimit nė fakultet, nė bazė tė Ligjit tė ri tė Arsimit tė Lartė edhe fondet janė mbartur nė Fakultetin e Mjekėsisė Dentare. Vėshtirėsia krijohet pėr mėnyrėn e realizimit tė kėtyre fondeve qė ėshtė e lidhur me Universitetin e Mjekėsisė. Kemi realizuar disa fonde, por mendoj se pėr krijimin e kushteve sa mė tė mira pėr Fakultetin e Mjekėsisė Dentare, duhet edhe njė interesim i shtetit nė mėnyrė qė ne tė rrisim infrastrukturėn e ambienteve, jo duke shtuar tarifat por duke pasur investime ose mundėsi nga donatorėt.

Tarifa pėr programin bachelor nė FMD kėtė vit ėshtė 45 mijė lekė, ndėrsa pėr programin e dytė tė studimeve 234 mijė lekė. Duke parė edhe tarifat e fakulteteve tė tjera, ato tė FMD-sė janė ndėr mė tė lartat...
Janė ndėr mė tė lartat, por unė mendoj qė duhet tė jenė edhe mė tė larta pėr arsye se kėtu ka investim. Studentėt nuk marrin vetėm leksione dhe nuk bėjnė vetėm seminare. Qė nga parakliniku ne investojmė me materiale tė ndryshme, tė cilat kanė vlera shumė tė mėdha dhe kėto tarifa janė gjithmonė pėr plotėsimin e kushteve tė studentėve. Qė nga viti i parė e deri nė vitin e pestė, tarifa e studimit mbetet 45 mijė lekė. Ndėrsa tarifa 234 mijė lekė lidhet vetėm me studentėt qė kanė ardhur nga ajalet e mbyllura. Kjo e fundit ėshtė njė tarifė e vendosur me vendim qeverie pėr tė gjithė studentėt e ardhur nga fakultetet private nė fakultetin shtetėror. Duhet tė kuptoni qė nėse vlera e studimeve tė njė studenti ėshtė pėrllogaritur nė 51 mijė lekė, tarifa ėshtė lėnė pėrsėri 45 mijė.

Po pėr njėjtėsimin e tarifave tė fakulteteve e hedhur si ide nga disa profesorė...
Ne nuk mund tė pėrafrohemi me fakultete si ai i Gjuhėsisė, i Gjuhėve tė Huaja ose Fakulteti i Ekonomisė, tė cilat mbėshteten vetėm nė leksionet dhe seminaret. Ne kemi probleme praktike,  investojmė me materiale pėr tė realizuar procesin mėsimor. Nė njė moment tė caktuar qė kėto tarifa mund tė ulen, ulet edhe niveli i pėrgatitjes sė studentėve. Madje ne kemi akoma mangėsi tė bazės materiale sepse numri i studentėve tė vitit tė tretė, tė katėrt dhe tė pestė ėshtė shumė i lartė duke na krijuar vėshtirėsi nė realizimin e programit mėsimor.

A ka politika fakulteti juaj nė drejtim tė studentėve mė tė mirė dhe atyre nė nevojė me bursa dhe kredi studentore?
Bursat pėr studentėt nė nevojė janė tė zgjidhura sipas rregullave tė sanksionuara nga vendimet e Kėshillit tė Ministrave ose ministritė dhe ne i kemi marrė parasysh. Nė bazė tė plotėsimit tė kushteve, studentėt kanė marrė edhe bursat.

Ēfarė ndryshimesh duhet tė bėjnė universitetet private pėr tė rritur nivelin e stomatologėve tė rinj?
Sot pėr sot nxjerrja e kuadrit stomatolog nga tre fakultetet ekzistues e rrit shumė numrin e mjekėve stomatologė, tė cilėt kanė vėshtirėsi nė tregun e punės. Pėr mendimin tim do ishte shumė pozitive qė siē vendosėm ne uljen e numrit tė studentėve ta bėnin edhe fakultetet private me qėllim qė kėta studentėt tė dalin jo vetėm tė pėrgatitur, por tė gjejnė edhe treg pune.

Edhe pak ditė na ndajnė nga Kongresi i 4 Mbarėshqiptar i Stomtaologjisė. Cili ėshtė roli i FMD nė kėtė event?

Njėherė nė tre vjet ne organizojmė Kongresin Mbarėshqiptar tė Stomatologjisė dhe e quajmė kėshtu sepse janė tė angazhuara nė organizim edhe tė gjitha stafet e shoqatave dentare, ajo e Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė. Kemi ftuar 15 profesorė tė huaj nga vende tė ndryshme si Italia, Turqia, Franca, etj., qė do tė mbajnė leksione. Fakulteti i Mjekėsisė Dentare ėshtė totalisht i interesuar dhe pjesėmarrės edhe me materiale edhe me tema nė kėtė event tė cilit i kemi bashkėngjitur edhe Konferencėn 21 Kombėtare Dentare qė e organizojmė ēdo vit. Kongresi ėshtė njė mundėsi shumė e mirė pėr kolegėt qė tė takohen me njėri-tjetrin tė cilėt mund tė kenė vite pa u parė, e njėkohėsisht janė tė interesuar pėr tematikat qė do tė trajtohen me kėrkesa tė larta shkencore dhe profesionale.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 136 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D