Kongresi Mbarėshqiptar i Stomatologjisė, prof.ass. Dorjan Hysi: Shpresoj qė stomatologėt ta vlerėsojnė siē duhet dhe tė mos vijnė vetėm pėr kreditet

| 9 Tetor 2015 |

Kongresi Mbarėshqiptar i Stomatologjisė, prof.ass. Dorjan Hysi: Shpresoj qė stomatologėt ta vlerėsojnė siē duhet dhe tė mos vijnė vetėm pėr kreditet

35 leksione, 60 prezantime orale dhe 5 salla ku do tė punohet paralelisht. Pjesėmarrje aktive jo vetėm me lektorė shqiptarė, por edhe tė huaj nė eventin mė tė madh tė stomatologjisė nė vend qė do tė mbahet mė datat 5,6 dhe 7 nėntor

Dorina Gjuzi


Duhet edhe njė muaj qė Kongresi i Katėrt Mbarėshqiptar i Stomatologjisė tė ēelė punimet e tij, por nė rrethet stomatologjike shqiptare ka filluar tė ndihet qė tani elektrizimi i njė eventi kaq tė rėndėsishėm. Shoqata Dentare Shqiptare dhe Fakulteti i Mjekėsisė Dentare, organizatorėt kryesorė tė kėtij aktiviteti, vijojnė pėrgatitjet ndonėse pjesa mė e madhe e punės ėshtė kryer: kanė ftuar lektorėt, kanė pėrzgjedhur prezantimet, prenotuar ambientet dhe kanė publikuar programin e kongresit, i cili pėr nga pjesėmarrja, larmia e tematikave dhe shtrirja treditore ėshtė cilėsuar nga kreu i SHDSH, prof.ass. Dorjan Hysi, si evenimenti mė i madh i stomatologjisė nė vend.

Dr. Hysi pse cilėsohet si mė i rėndėsishmi ndėr tė gjithė eventet pėr stomatologėt shqiptarė ky Kongres? 

Po sepse ky ėshtė aktiviteti mė i madh i stomatologjisė mbarėshqiptare ku marrin pjesė  profesionistėt e stomatologjisė nė Shqipėri, ata tė Kosovės, tė Maqedonisė dhe pa dyshim qė nuk janė tė pėrjashtuar as shqiptarėt e Malit tė Zi dhe tė Preshevės. Zhvillohet njėherė nė 6 vjet nė Shqipėri dhe ēdo dy vjet nė treva tė tjera shqiptare. Pra, mbas 2 vjetėsh do tė organizohet nė Prishtinė, pastaj nė Shkup e mė pas vjen sėrish kėtu.

Na tregoni diēka mė shumė pėr pėrgatitjet e kongresit...

Ėshtė njė organizim qė mbledh kontributin e tre shoqatave: Shoqatės Dentare Shqiptare, Shoqatės sė Stomatologėve tė Republikės sė Kosovės dhe Shoqėrisė Stomatologjike tė Shqiptarėve tė Maqedonisė. Gjithashtu dua tė theksoj se Fakulteti i Mjekėsisė Dentare, pjesė e Universitetit Mjekėsor tė Tiranės, ka rolin mė tė rėndėsishėm organizativ nė kėtė aktivitet, ndėrsa njė rol mbėshtetės kanė edhe universitetet e tjera si "Albanian University", Universiteti "Zoja e Kėshillit tė Mirė" dhe Universiteti "Aldent".
Nė kėtė aktivitet do tė ketė 35 lektorė, nga tė cilėt 25 janė vetėm tė huaj qė vijnė nga institucione akademike italiane, turke, austriake, malteze apo gjermane. Pra kemi njė miks lektorėsh dhe njė larmi tematikash sepse Kongresi i prek tė gjitha fushat dhe specialitetet e stomatologjisė. Pjesa mė e madhe e temave qė do tė diskutohen nga lektorėt e huaj janė klinike, por ka edhe pėrjashtime si nė rastin e koleges malteze, Dr. Paola Vassallo. Ajo drejton platformėn "Better oral health" nė Europė dhe do tė flasė pikėrisht pėr kėtė platformė. Sa i takon lektorėve vendas, 10 janė nga Shqipėria kryesisht nga Fakulteti i Mjekėsisė Dentare, dy nga Kosova dhe njė nga Maqedonia.

Pse tri ditė njė aktivitet i tillė?

Tri ditė janė njė kohė relativisht e gjatė por edhe e shkurtėr pėr kėtė kongres. Nuk janė vetėm leksionet njė orėshe, por edhe 60 prezantime orale qė do tė zgjasin rreth 10-15 minuta secila, ku kolegėt qė janė doktorantė, persona qė aspirojnė pėr doktoraturė apo qė e kanė pėrfunduar atė, si dhe stafet akademike do bėjnė prezantimet e studimeve tė tyre klinike dhe epidemiologjike. Pra me gjithė leksionet janė diku te 95 prezantime nė total.
Ne do tė punojmė paralelisht nė tre salla. Nė fakt do tė jenė 5 ose 6 salla tė prenotuara: dy do tė jenė pėr leksionet, njė pėr prezantimet orale, njė tjetėr do tė shėrbejė si ekspozitė dhe panair, e gjithashtu njė sallė do tė jetė nė dispozicion tė work shop-eve, tė cilat nuk janė pjesė e akreditimit. Jemi ende nė proces pėr kėto, por kemi disa kėrkesa pėr prezantimin e work shop-eve klinike.


Sa ėshtė numri i krediteve qė stomatologėt do tė marrin nga ky event?

Numri i krediteve pėrcaktohet nga Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim, ku ne kemi aplikuar dhe presim pėrgjigje. Sigurisht qė duhet tė marrim nė konsideratė edhe ndryshimet qė janė bėrė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave lidhur me rregulloren dhe kriteret e reja tė kreditimit tė profesionistėve.
Por, shpresoj qė stomatologėt ta vlerėsojnė siē duhet dhe tė mos e shohin vetėm nga kėndvėshtrimi i krediteve. Njė ndėr pyetjet qė marrim mė shpesh nė kontaktet tona me stomatologėt ėshtė se sa kredite ka dhe nė momentin qė bėhet njė pyetje e tillė kuptohet se kemi tė bėjmė me njė koleg qė nuk ėshtė i interesuar pėr tė  marrė informacion, por vetėm pėr tė marrė  kredite. Nėse ka njerėz qė vėrtet janė tė interesuar pėr tė dėgjuar le tė vijnė tė dėgjojnė, tė pyesin, tė sugjerojnė, tė shkėmbejnė eksperiencat me kolegėt pėr temat dhe sigurisht tė marrin edhe kreditet.
Ėshtė njė aktivitet gjithėpėrfshirės dhe ne po mundohemi tė bėjmė maksimumin e mundshėm qė kolegėt tė kėnaqen dhe ne tė arrijmė qėllimin, qė nė fund tė fundit i gjithė ky informacion tė pėrkthehet nė cilėsi pune nė shėrbimin stomatologjik.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 139 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D