Dr.Dorjan Hysi: Ėshtė rritur numri i tė huajve qė marrin trajtim stomatologjik nė Shqipėri

| 10 Korrik 2015 |

Dr.Dorjan Hysi: Ėshtė rritur numri i tė huajve qė marrin trajtim stomatologjik nė Shqipėri

Relievi, klima dhe brigjet detare e kanė kthyer Shqipėrinė nė njė destinacion tė preferuar turistik, por gjatė viteve tė fundit nė vendin tonė ėshtė rritur trendi i tė huajve dhe emigrantėve shqiptarė qė i drejtohen pėr trajtim klinikave dentare duke kultivuar atė qė njihet si “turizėm dentar"

Dorina Gjuzi


Kostoja e shėrbimit stomatologjik nė vendet e zhvilluara ėshtė disa herė mė e lartė dhe takimi me stomatologun mund tė vonojė me ditė, si rrjedhojė njė pjesė e pacientėve udhėtojnė drejt vendeve mė pak tė zhvilluara pėr tė marrė tė njėjtin shėrbim me ēmim mė tė lirė dhe me mundėsinė pėr ta kombinuar me pushime turistike. Nė Shqipėri thuajse ēdo verė haset njė kėrkesė nė rritje pėr trajtime stomatologjike edhe nga tė huajt. Arsyeja pse zgjedhin vendin tonė apo tė tjera ballkanike vetėkuptohet: nė shtete si Gjermania, Zvicra e Italia, fatura pėr t'u paguar mund tė variojė nga disa qindra euro nė disa mijėra nė bazė tė shkallės sė ndėrhyrjeve. Dhe duke shpenzuar fare pak pėr pėrkujdesjen shėndetėsore, pjesėn e kursyer tė parave e shpenzojnė pėr kėnaqėsitė e tjera gjatė qėndrimit nė njė pikė turistike. Pėr turizmin dentar nė Shqipėri pyetėm Dr. Dorjan Hysin, presidentin e Shoqatės Dentare Shqiptare, i cili nėnvizon se trendi i tė huajve qė zgjedhin klinikat shqiptare ėshtė rritur nė krahasim me atė tė emigrantėve edhe pėr shkak tė krizės ekonomike qė i ka detyruar ata tė kthehen e tė jetojnė sėrish nė Shqipėri.

Duket se vera ėshtė stina mė e frytshme pėr klinikat dentare nė Shqipėri. Pjesė e tė huajve dhe emigrantėt  e marrin kėtu shėrbimin e kėrkuar. Mendoni se ky ėshtė njė tregues i cilėsisė qė ofrojnė stomatologėt vendas?
Po nėse i referohemi emigrantėve, mendoj se ka dy arsye pse zgjedhin klinikat vendase. E para, njė pjesė e tyre vijnė e takojnė tė afėrmit dhe kėtė periudhė e shfrytėzojnė edhe pėr tė kryer trajtime dentare, pasi kėtu gjejnė tarifa mė tė lira se nė vendet ku jetojnė aktualisht. Dhe e dyta, njė pjesė e tyre mund tė kenė edhe njohje me stomatologė tė caktuar qė mund t'i kenė pasur mjekė tė tyre para se tė largoheshin. Lidhur me cilėsinė e shėrbimit njė pjesė e mirė e klinikave ofrojnė shėrbim tė standardeve si nė vendet e Bashkimit Evropian, kėshtu qė mendoj se shėrbimi ėshtė i sigurt e cilėsor nėpėr kėto klinika. A ka probleme? Sigurisht qė probleme ka gjithandej, edhe nė njė vend shumė herė mė tė zhvilluar se ne. Po tė marrėsh nė referim standardet qė kėrkohen dhe po tė shohėsh gjithė shėrbimin dentar qė ofrohet nė atė vend, sigurisht qė edhe aty gjen probleme. Kėtu te ne ka mungesa edhe pėr shkak tė nivelit social-ekonomik, ku investimet nė infrastrukturė, pėr kabinetet dentare dhe nė personel i pėrgjigjen nivelit tė vendit ku jetojmė.

Ē'lloj shėrbimesh kėrkojnė mė shpesh emigrantėt dhe tė huajt?
Kryesisht kėrkojnė shėrbime tė protetikės, pra ato pėr zėvendėsimin e defekteve tė zgavrės sė gojės kur ka mungesė dhėmbėsh, sepse kėto janė edhe shėrbimet mė tė shtrenjta, qė kėtu merren me njė kosto relativisht tė shtrenjtė pėr realitetin shqiptar, por qė pėr ekonomitė e vendeve tė zhvilluara nuk mund tė vendosėsh njė barazim. Ėshtė disa herė mė lirė kėtu se nė Itali, Gjermani apo diku tjetėr. Megjithatė nuk kufizohen vetėm nė kėto shėrbime, pasi kėrkojnė edhe shėrbime tė tjera si ato profilaktike dhe estetike, por theksi mbetet te ato protetike. Tjetėr gjė qė kėrkojnė janė edhe ndėrhyrjet kirurgjikale, tė cilat kanė njė kosto nė vendet e tyre. Ata qė mund tė shtyjnė njė ndėrhyrje qė nuk e kanė urgjente, vijnė edhe e kryejnė kėtu.

Kur ka nisur turizmi dentar nė Shqipėri? 
Do tė thoja qė gjatė 10-vjeēarit tė fundit ka njohur njė rritje mė tė madhe, megjithatė ka edhe oshilacione. Tė dhėna statistikore nuk ka, e kam thėnė edhe nė disa intervista tė tjera, ku tė raportohen sa ndėrhyrje janė bėrė kėtė vit apo nė atė paraardhės. Por, sipas referimeve tė kolegėve shikojmė qė ka njė shtim lehtė tė numrit tė emigrantėve qė i drejtohen klinikave vendase gjatė pushimeve. Ndėrsa pjesa e tė huajve e interesuar pėr tė marrė trajtim dentar shqiptar ka ardhur duke u rritur me ritme mė tė larta. Janė disa agjenci turistike qė kanė filluar tė bėjnė traktativa tė tilla, megjithatė nuk ėshtė njė punė e mirė organizuar. Pėr pjesėn e shqiptarėve do tė thoja qė kemi njė situatė stanjacioni krahasuar edhe me vitet e kaluara, pėr shkak kryesisht tė krizės social-ekonomike qė ka pėrfshirė shumė vende ku punonin. Pra duhet marrė nė konsideratė edhe fakti qė njė pjesė e emigrantėve janė kthyer pėr shkak tė krizės nė Greqi apo Itali, ata janė pjesė e komuniteteve tona kėshtu qė nuk pėrfshihen mė nė turizmin dentar.

Agjencitė qė pėrmendėt mė parė, nė paketat turistike pėrfshijnė edhe trajtimet dentare?
Jo, ato e reklamojnė shėrbimin dentar dhe sigurisht kundrejt tarifave tė caktuara qė i ofrojnė klinikat dentare. Por nė kėtė drejtim nuk janė edhe aq tė mirė organizuar, siē ėshtė pėr shembull Kroacia, dhe ėshtė normale pasi kjo ėshtė diēka e re pėr ne.

Pėrse nuk kemi tregues mbi numrin e atyre qė e aplikojnė turizmin dentar kėtu?
Ende nuk ka njė studim tė mirėfilltė qė tė tregojė sa ishte numri i vizitorėve qė iu drejtuan klinikave dentare, apo sa nga kėto ndėrhyrje qė u kryen patėn problematika, apo sa ishin tė suksesshme dhe sa qe sodisfaksioni i pacientėve. Kjo vjen si rrjedhojė edhe e faktit se tė dhėna tė tillė janė individuale pėr ēdo klinikė dhe nuk raportohen. Madje edhe vendet e zhvilluara e kanė tė vėshtirė ta pėrllogarisin. Mė shumė fokusohen nė disa qendra tė caktuara, tė cilat raportojnė shifra se sa ėshtė rritur apo pakėsuar numri pėr secilin vit. Por nė pėrgjithėsi, nuk ka njė sistem qė tė raportohet sepse nuk ėshtė njė e dhėnė domethėnėse...  Mbase mė vonė mund tė ekzistojė si njė variabėl i tillė edhe kėtu nė Shqipėri.

 

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 109 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D