Dr.Dorjan Hysi: Nė shėndetėsi nuk duhet tė ketė reklama pėr tarifa, por kjo gjė ndodh shpesh nė Shqipėri


|

| 14 Maj 2015 |

Dr.Dorjan Hysi: Nė shėndetėsi nuk duhet tė ketė reklama pėr tarifa, por kjo gjė ndodh shpesh nė Shqipėri

Nė shkallėt e Fakultetit tė Mjekėsisė Dentare hasim kreun e Shoqatės Dentare Shqiptare dhe pėrfitojmė nga rasti pėr t’i marrė njė koment tė shkurtėr mbi disa nga problematikat qė ndesh sot tregu stomatologjik shqiptar.

Dorina Gjuzi


Me gjuhė tė qartė e tė thukėt Dr. Dorjan Hysi rrėfen mbi panoramėn e koklavitur tė njė prej profileve mė tė veēanta tė mjekėsisė. Nė fjalėn e tij, ai i mėshon ēėshtjes sė cilėsisė sė pėrgatitjes sė profesionistėve dhe shėrbimit ofruar popullatės shqiptare

Dr. Hysi si ėshtė cilėsia e shėrbimit dentar ofruar publikut sot dhe cilėt janė faktorėt qė ndikojnė nė tė?

Po cilėsia ka tė bėjė me infrastrukturėn e shėrbimit, me pėrgatitjen e personelit stomatologjik, duke pėrfshirė kėtu personelin primar por edhe atė ndihmės. Cilėsia ka tė bėjė edhe me materialet dhe produktet e pėrdorura nga ky shėrbim nė funksion tė komunitetit. Mendoj se me kalimin e viteve cilėsia ka ardhur duke u pėrmirėsuar, pra nė qoftė se do e krahasonim me para 5 apo 10 vjetėsh sigurisht qė ka pėrmirėsim pėr secilėn nga kėto aspekte. Tani varet dhe se kė merr si temė reference.

Pėr shembull materialet e importuara, nė ē'nivel janė krahasuar me ato tė vendeve tė BE-sė?

Ky ėshtė njė debat qė ka rreth njė vit qė ėshtė hapur. Por unė nuk e kuptoj se si tė njėjtėt kolegė/distributorė qė i sjellin kėto materiale nga firma tė autorizuara e tė licencuara, thonė qė nuk janė cilėsore. Nuk mendoj se materialet qė hyjnė nė mėnyrė tė ligjshme nė Shqipėri janė jo cilėsore, pasi tė gjithė distributorėt qė i shesin ligjėrisht ato janė pėrfaqėsues tė kompanive serioze dhe kėto shesin tė njėjtin produkt si nė Itali, si nė Gjermani ashtu edhe nė Shqipėri, e po ashtu kanė tė njėjtėn listė ēmimesh si nė kėto vende. Pastaj nėse flasim pėr ēfarė futet nė mėnyrė jo tė ligjshme, pėr kėtė duhet tė ndėrmerret njė studim. Personalisht nuk kam ndonjė tė dhėnė tė saktė. Por sa i takon materialeve jo cilėsore, unė kam njė pyetje tjetėr: kush quhet jo-cilėsor? Nėse i referohemi ēmimit ka kategori materialesh qė janė mė tė shtrenjta, ka edhe kategori qė janė mė tė lira por qė edhe kėto shoqėrohen me njė certifikatė cilėsie. E pėrderisa e kanė njė certifikatė tė tillė dhe janė testuar nė vendin nga vijnė, mė duket pak e vėshtirė tė them qė X material nuk ėshtė cilėsor.

Dentistėt nė Shqipėri kanė mė shumė tendencėn tė konkurrojnė me ēmimet e lira apo me cilėsinė e shėrbimeve qė ofrojnė?

Kam pėrshtypjen fatkeqėsisht qė nė mėnyrė jo korrekte po konkurrohet me ēmimin. Shėrbimi shėndetėsor nė pėrgjithėsi, jo vetėm ai stomatologjik, nuk mund tė pėrdorė ēmimin si mjet konkurrence nė 90% tė rasteve. Ēmimi nuk ėshtė primari, duhet tė jetė cilėsia e shėrbimit qė ofrohet. E kėtu nuk ia vė fajin materialeve qė pėrdoren se sa numrit tė madh tė stomatologėve qė kanė dalė kėto vitet e fundit nga arsimi publik apo privat, i cili nuk i pėrgjigjet kėrkesave qė ka tregu pėr kėtė lloj profesioni.

Nė tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian apo edhe nė Shtetet e Bashkuara e Kanada profesionet e shėndetėsisė janė tė kontrolluara me njė numėr tė pėrcaktuar pranimesh, mbėshtetur kjo nė studime mbi rritjen e popullsisė, niveleve tė sėmundshmėrisė dhe indikatorė tė tjerė. Kėtu te ne kjo nuk ndodh. Dalja e kėtij numri tė madh profesionistėsh tė tė njėjtės fushė, do tė reflektohet nė njė konkurrencė mė tė madhe e rrjedhimisht nė uljen e ēmimit. Por, ulja e ēmimit bėhet nė disa raste nė kurriz tė cilėsisė, sepse tė gjithė ne e dimė qė ēdo shėrbim qė marrim, mjekėsor ose jo, ka njė kosto. Shoh shpesh nė media kolegė qė reklamojnė tarifat me tė cilat punojnė, ndėrkohė mendoj se nė shėndetėsi nuk duhet tė ketė reklama pėr tarifa. Duhet tė ketė pėr shėrbimin dhe pėr specialitetet qė ofrohen, por kurrsesi pėr tarifat.

Shumė profesionistė pohojnė se e kanė tė vėshtirė tė ndjekin konferencat/kongreset e akredituara pėr shkak tė tarifave tė larta ose distancės. Mendoni qė kurset online janė njė zgjidhje plotėsuese jo zėvendėsuese e kėtyre aktiviteteve?

Sa i takon distancės ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e mjekėve qė jetojnė nė rrethe nuk mund tė mbulohen me aktivitetet e edukimit nė vazhdim pėr shkak se aktivitetet kanė kosto dhe normalisht nuk mund tė shkohet nė njė rreth ku ka 3-5 dentistė. Kėshtu qė nė ato zona e kemi pasur pak tė vėshtirė pėr tė ofruar aktivitetet tė cilat i kemi zhvilluar kryesisht nė Tiranė, Durrės, Elbasan. Lidhur me tarifat, tė paktėn pėr aktivitetet qė organizon Shoqata Dentare Shqiptare kanė qenė gjithnjė tarifa tė mbėshtetura mbi kostot qė mbartin aktivitetet. Pra SHDSH nuk i organizon ato pėr qėllime ekonomike sepse ne nuk jemi firma distributorėsh, ne organizojmė aktivitete nė bashkėpunim me fakultetin, por kuptohet qė kur na jepet mundėsia edhe me lektorė tė huaj, tė cilėt kanė dhe ata koston e tyre, udhėtimi, qėndrimi etj.

Disa mjekė me tė drejtė e kanė tė vėshtirė pėr shkak dhe tė rėnies sė punės. Cila ėshtė zgjidhja, ėshtė ajo qė thashė nė fillim: e para reduktimi i numrit tė stomatologėve dhe e dyta edhe aktivitetet online janė njė zgjidhje. Kėto aktivitete mjeku mund t'i ndjekė pa u larguar nga ambienti i punės dhe sigurisht qė kjo do t'i jepte njė ndihmesė pėrmirėsimit tė njohurive tė tyre. Megjithatė unė jam pėr njė kombinim dhe balancim tė tė dyjave. Mendoj qė ėshtė njė ide pozitive, pėr ne ėshtė e re, ndėrsa nė vendet e tjera ka vite qė ėshtė aplikuar.

Cilat janė disa nga aktivitet kryesore tė Shoqatės Dentare nė kėtė periudhė?

Mė datė 18 maj kemi njė aktivitet nė ortodonci me njė profesor italian, i cili do tė zhvillohet kėtu nė fakultetin e mjekėsisė dentare. Nė datat 6 dhe 7 nėntor do tė zhvillohet Kongresi mbarėshqiptar i Stomatologjisė, i cili do tė mbledhė dentistėt nga Shqipėria, Maqedonia dhe Kosova. Ėshtė njė event i madh qė do tė organizohet nė Hotel Tirana, ku do tė mblidhen mbi 1000 mjekė stomatologė, kėshtu qė gjatė periudhės maj-nėntor do tė merremi me organizimin e kėtij aktiviteti qė ėshtė i veēantė pėr stomatologjinė shqiptare.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 124 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D