Dr.Fejzi Keraj: Testimi i ricertifikimit do tė pėrfshijė vetėm fushėn klinike, jo gjithė literaturėn stomatologjike


|

| 7 Maj 2015 |

Dr.Fejzi Keraj: Testimi i ricertifikimit do tė pėrfshijė vetėm fushėn klinike, jo gjithė literaturėn stomatologjike

Viti i kaluar dhe muajt nė vijim janė shoqėruar me zhvillime vendimtare pėr stomatologjinė nė vend. Sė pari ėshtė krijuar Urdhri i Stomatologut me funksionin e entit rregullator nė mbrojtje tė tė drejtave e detyrimeve tė profesionistėve.

Dorina Gjuzi


Sė dyti ėshtė pėrmbyllur Programi i parė 5-vjeēar i Ricertifikimit si njė njėsi matėse e pėrgatitjes sė dentistėve dhe shtysė nxitėse e kualifikimit tė tyre nė vazhdim. Sė treti ėshtė limituar numri i pranimeve nė Fakultetin e Mjekėsisė Dentare duke marrė parasysh mbipopullimin e tregut stomatologjik shqiptar. Dentist33.al zhvilloi njė intervistė me dekanin e Fakultetit tė Mjekėsisė Dentare, Dr. Prof. Fejzi Keraj, i cili cek disa nga ēėshtjet kyēe tė situatės nėpėr tė cilėn po kalon tregu stomatologjik shqiptar.

Dr. Keraj me ē'vėshtirėsi pėrballet sot sistemi universitar stomatologjik duke pėrfshirė atė privat?

Duke marrė nė konsideratė numrin madh tė stomatologėve dhe nė pamundėsi pėr tė realizuar procesin mėsimor, si atė teorik edhe atė praktik nė kushte normale, kemi dy vite qė jemi munduar tė shkurtojmė numrin e studentėve nga 150 qė ka pasur ēdo vit Fakulteti i Mjekėsisė Dentare. Gjatė vitit tė kaluar kemi marrė 60 studentė tė cilėt kanė ardhur me njė nivel shumė tė lartė nga gjimnazet, po ashtu edhe kėtė vit kemi bėrė njė kėrkesė qė tė drejtėn pėr tė studiuar nė fakultetin tonė ta fitojnė 55 kandidatė nga Shqipėria dhe 5 nga trojet. Kėsisoj edhe ne pedagogėve na jepet mundėsia pėr t'u marrė konkretisht me ēdo student duke krijuar kushtet e duhura teorike dhe praktike pėr secilin. Ndėrsa nė tė shkuarėn kemi qenė disi tė cunguar sepse grupet praktike kanė pasur mbi 25-30 studentė secili. Lidhur me universitetet private objeksioni im ėshtė se ata duhet patjetėr tė shkurtojnė numrin e studentėve, pra duhet tė mos jenė me tendencė vetėm fitimprurės por tė pėrmirėsojnė kushtet nė pėrgatitjen e stomatologėve tė ardhshėm.

Prej disa javėsh ėshtė ngritur Urdhri i Stomatologut. Ē'ndikim mund tė ketė, sipas jush, nė monitorimin e punės sė profesionistėve qė pėrfaqėson?

Mendoj se sot ka ardhur koha qė tė ketė njė kėrkesė mė tė lartė lidhur me bazėn materiale dhe punėn qė bėjnė stomatologėt, me licencimin e tyre, si dhe nė realizimin e krediteve gjė qė pėrkon me rritjen e tyre profesionale. Prandaj ėshtė kėrkuar Urdhri i Stomatologut, i cili ligjėrisht ėshtė ngritur dhe nė mėnyrė graduale do tė jetė efiēent nė realizimin e kėtyre kėrkesave. Ky urdhėr nė bashkėpunim me Shoqatėn Dentare Shqiptare dhe Fakultetin e Mjekėsisė Dentare, shpresoj qė tė pėrmbushė ēdo kėrkesė nė lidhje me mjekėt, por edhe me pacientėt. Gjithashtu shpresoj qė me krijimin e institucioneve tė reja siē ėshtė rasti nė fjalė, do tė pėrmirėsohet marrėdhėnia e shtetit me stomatologėt dhe me pacientėt. Nė thelb Urdhri kėtė funksion ka, bėn rregullimin ndėrmjet mjekut dhe pacientit dhe penalizon tė gjithė ata qė abuzojnė.

QKEV ka nxjerrė listėn e dentistėve me 0 kredite, janė rreth 400 tė tillė, ndėrsa 850 nuk kanė plotėsuar 100 kreditet pėr ciklin 5-vjeēar te ricertifikimit. Ē'qėndrim keni pėr kėtė situatė?

Ne kemi bashkėpunuar me Ministrinė e Shėndetėsisė dhe kemi pėrgatitur programin nė lidhje certifikimin e kėtyre stomatologėve qė do futen nė njė testim. Problemi ėshtė se ėshtė hera e parė nė stomatologji qė ndiqet ēėshtja e krediteve. Ndoshta teorikisht ėshtė kėrkuar plotėsimi i tyre, ndėrsa tani po zbatohet ligjėrisht dhe duke marrė nė konsideratė kėtė, ne kemi pėrgatitur njė program, i cili ėshtė mė tepėr i nivelit teoriko-praktik. Pra po pėrgatitemi pėr certifikimin e stomatologėve qė nuk kanė plotėsuar kreditet pikėrisht nėpėrmjet kėtij testimi. Ky fakt i bėn tė ndėrgjegjshėm tė gjithė stomatologėt qė brenda vitit duhet tė plotėsojnė 20 kredite dhe brenda 5-vjeēarit 100 kredite. Si rrjedhojė nė ciklet e tjera kėta profesionistė do tė jenė mė tė pėrgjegjshėm ndaj kėrkesave pėr pėrditėsimin e njohurive tė tyre dhe ndjekjen e programeve tė edukimit nė vazhdim.

Nė rast se nuk e kalojnė testimin ju pezullohet licenca dhe do humbasin vendin e punės...

Janė institucionet shtetėrore dhe Urdhri i Stomatologut qė merren, unė nuk mund tė jap asnjė version lidhur me kėtė, por bashkė me stafin pedagogjik tė fakultetit jemi tė ndėrgjegjshėm qė duhet tė krijojmė mundėsitė dhe kushtet qė kėta stomatologė tė bėjnė testin dhe tė kenė mundėsi pėr ta kaluar. Testimi do tė ketė karakter klinik. Ne nuk po kėrkojmė qė tė bėjmė njė rishikim tė tė gjithė literaturės stomatologjike, por atė tė fushės klinike me tė cilėn stomatologu pėrballet ēdo ditė dhe kjo do tė jetė kėrkesa jonė fillestare ndaj kėtyre profesionistėve. Pastaj, nė ciklet e tjera shpresojmė tė jenė mė tė ndėrgjegjėsuar me plotėsimin e krediteve dhe nėse nuk do tė jenė, atėherė duhet tė merren masa mė tė rrepta.

Ē'mendim keni pėr edukimin nė distancė pra kurset online, tė cilat prej vitesh ndiqen nga profesionistėt nė vendet perėndimore?

Fakulteti bashkė me Shoqatėn Dentare Shqiptare janė munduar qė vazhdimisht tė organizojnė programe tė edukimit nė vazhdim, por ēdo stomatolog ka mundėsi qė dhe nė mėnyrė individuale tė plotėsojė kreditet nėpėrmjet literaturės qė studion. Megjithatė mendoj se njė pjesė e rėndėsishme e krediteve duhet tė plotėsohen nėpėrmjet konferencave e kongreseve, ku kanė mundėsi bashkėveprimi dhe pjesėmarrjeje aktive nė evente tė drejtuara shpesh edhe nga profesorė tė huaj qė japin ndihmesėn e tyre nėpėrmjet temave tė ndryshme.

Njė koment tė fundit mbi nismėn e LIFE pėr tė hapur portalin e parė informativ dedikuar stomatologėve nė Shqipėri?

Mendoj qė ėshtė njė nismė shumė pozitive, njė risi qė besoj se do tė jetė njė suport pėr tė gjithė stomatologėt, e veēanėrisht pėr ata qė kanė mė pak mundėsi pėr tė marrė pjesė nė konferenca. Do t'ju vijė nė ndihmė dentistėve, qė nėpėrmjet kėtij portali do tė informohen mbi problematikat e stomatologjisė shqiptare, por edhe tė vendeve tė BE-sė e mė gjerė, si dhe tė marrin informacion mbi risitė mė tė fundit tė shkencės sa i takon kėtij profili.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 114 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D