Sindroma e djegies sė gojės. Njė patologji pa shenja tė dukshme

| 1 Qershor 2022 |

Sindroma e djegies sė gojės. Njė patologji pa shenja tė dukshme

Profesor Andrea Sardella shpjegon se si shfaqet, si diagnostikohet dhe ēfarė e karakterizon kėtė pamje tė veēantė klinike

Nga Arianna Bianchi


"Sindroma e djegies sė gojės (e njohur edhe si BMS - Burning Mouth Syndrome) ėshtė njė ērregullim qė pėrfshin mukozėn e gojės, e cila, duke u diferencuar nga tė gjitha sėmundjet e tjera tė mukozės, nuk shfaqet me shenja klinike por me simptoma".

Kėshtu e nis bisedėn Andrea Sardella, profesor i Universitetit tė Milanos. "Djegia, ėshtė simptoma kryesore, por ndonjėherė mund tė shoqėrohet edhe me simptoma tė tjera, si ndjesi shpimi gjilpėrash apo mpirje tė indeve", shpjegon profesori.

Ėshtė thelbėsore tė krijohet njė histori mjekėsore e kujdesshme dhe skrupuloze, sepse ėshtė baza qė drejton procesin e diagnostikimit. Djegia tipike e sindromės ne pjesėn mė tė madhe tė rasteve ėshtė e pranishme ēdo ditė, por paraqet njė tendencė tė veēantė, pasi ajo ka tendenca pėrkeqėsimi dhe pėr rrjedhojė bėhet mė pak e durueshme gjatė orėve tė mbrėmjes, gjatė tė cilave pacientėt me BMS raportojnė njė pėrkeqėsim tė theksuar. Kurse gjatė vakteve kryesore, ėshtė vėnė re njė pėrmirėsim tė simptomave. Kjo mund tė lidhet me njė "shpėrqėndrim" tė sistemit neurologjik tė pėrfshirė nė pėrtypje dhe nė prodhimin e pėshtymės", thotė profesori.

"Diagnostikimi i sindromės sė djegies sė gojės nuk ėshtė e thjeshtė, mungesa e shenjave klinike nė fakt mund tė ēorientojė klinicistin dhe pėr rrjedhojė edhe dentistin".

Diagnoza e BMS-sė ėshtė nė thelb njė diagnozė e cila bėn pėrjashtim nga tė tjerat, pasi gjatė vizitės ėshtė e pamundur tė lidhen simptomat e raportuara nga pacienti me lezionet elementare tė mukozės orale.  Pėr tė diagnostikuar BMS-nė duhet pėrjashtuar edhe ēdo patologji sistemike, pėr shembull diabeti i cili - siē shpjegon profesori - ėshtė njė nga arsyet qė mund tė shkaktojė djegie nė zgavrėn e gojės.

Por cila mund tė jetė etiopatogjeneza e kėsaj sėmundjeje?

Janė kryer studime tė shumta eksperimentale mbi BMS-nė, madje mjaft komplekse dhe pėr kėtė arsye ato nuk mund tė aplikohen nė praktikėn rutinė klinike pėr qėllime diagnostikuese. BMS-ja konsiderohet aktualisht njė neuropati, qė ėshtė njė dėm organik i vėrtetė i sistemit nervor, i cili mund tė gjurmohet nė njė defekt tė receptorit periferik, njė defekt nė transmetimin pėrgjatė fibrave tė vogla nervore nė nivelin e mukozės sė gojės ose njė interpretim i gabuar i stimujve nė njė nivel qendror.

"Prandaj ne e dimė patogjenezėn e sėmundjes, e cila ėshtė njė neuropati, por jo etiologjinė, pra, shkakun qė i shkakton kėto dėme tė supozuara".

Profesor Sardella sqaron se si mbėshtetja neurologjike mund t'i ndihmojė pacientėt me kėtė tablo klinike, pikėrisht sepse aktualisht nuk ekziston njė test diagnostikues qė lejon dentistin tė vendosė njė diagnozė me siguri absolute. Megjithatė, shpesh ėshtė i nevojshėm njė ekzaminim neurologjik mė i thelluar, pėr tė vlerėsuar gjithashtu ēdo ndryshim tė mėtejshėm, si ndjeshmėria ndaj nxehtėsisė dhe tė ftohtit, e cila shpesh ėshtė jonormale nė pacientėt me BMS (tė ashtuquajturat teste ndijore sasiore).

Mjeku klinik qė duhet tė ndjekė njė pacient me BMS zakonisht pėrballet me dy aspekte: simptomat dhe pėrfshirjen emocionale qė shfaqin subjektet me sindromėn e djegies sė gojės.

Pėrfshirja emocionale, e cila rezulton me pamje ankthi, madje edhe depresioni, mund tė jetė shkaku i BMS-sė dhe pasojė e saj, pikėrisht sepse pacientėt pėrballen me njė diagnozė "tė pasigurt" dhe nė kėtė mėnyrė lind nevoja pėr tė kryer ekzaminime dhe vizita tė shumta pėrpara se pacientėt tė njihen me patologjinė e tyre.

Pėrsa i pėrket trajtimit, profesor Sardella shpjegon se BMS-ja duhet trajtuar si tė gjitha ērregullimet neuropatike. Prandaj, mund tė pėrdoren barna antikonvulsante, antidepresivė me dozė tė ulėt (qė synojnė tė pengojnė origjinėn e dhimbjes nė nivel periferik), derivatet e acidit gama aminobutirik (si pregabalin ose gabapentin, tė cilėt reduktojnė perceptimin e dhimbjes nė nivel qendror).

"Megjithatė, trajtimet duhet tė individualizohen sepse disa pacientė mund tė reagojnė mė mirė ndaj njė trajtimi sesa disa te tjerė", shton ai.

"Duhet tė mbahet mend gjithashtu se 'lloji i pacientit' (gjinia femėrore nė moshėn e mesme tė avancuar) mund tė marrė barna tė tjera pėr patologjitė shoqėruese. Prandaj ėshtė i nevojshėm njė vlerėsim i kujdesshėm i efekteve tė padėshiruara ose i papajtueshmėrisė ndėrmjet trajtimeve. Nė ēdo rast, trajtimet duken tė paefektshme dhe vlerėsohet se trajtimi medikamentoz mund tė sjellė  njė pėrmirėsim tė simptomave nė 30-35% tė rasteve", pėrfundon profesori.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D