Restaurime direkte ose indirekte pėr dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike

| 11 Mars 2019 |

Restaurime direkte ose indirekte pėr dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike

Nga Lorenzo Breschi


Dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike janė mė tė ndjeshėm ndaj dėshtimit biomekanik nė krahasim me dhėmbėt vitalė, kryesisht pėr shkak tė sasisė sė strukturės sė brendshme tė dhėmbit qė hiqet gjatė trajtimit endodontik dhe humbjes sė indit tė kurorės.

Mėnyra mė e mirė pėr tė rifituar dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike ėshtė diskutuar gjerėsisht, por ka ende polemika nė lidhje me tipin mė tė mirė tė restaurimit pėrfundimtar.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė rishikim sistematik i publikuar nė Journal of Adhesive Dentistry nė mars 2018 ka krahasuar rezultatet e trajtimit tė restaurimeve tė pėrhershme direkte dhe indirekte, duke analizuar mbijetesėn dhe suksesin restorativ dhe endodontik, me objektivin e dhėnies sė sugjerimeve klinike.

Autorėt, pas njė kėrkimi mbi baza tė dhėnash tė ndryshme artikujsh nė gjuhėn angleze, kanė ekzaminuar 3497 studime prej tė cilėve 9 kanė pėrmbushur kriteret e pėrfshirjes. Tradicionalisht, pjesa mė e madhe e stomatologėve preferojnė tė zgjedhin kryerjen e kurorave nė rastin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike; megjithatė, kjo mund tė mos jetė gjithnjė e nevojshme.

Sipas disa studimeve mbi dhėmbėt vitalė, pas njė dėmtimi tė zgjeruar tė shkaktuar nga kariesi ose nga trajtimi endodontik, kurorat janė ende tė rėndėsishme pėr tė ofruar njė mbrojtje tė mjaftueshme te dhėmbėt e trajtuar nė mėnyrė endodontike.

Restaurimet direkte nė kompozitė janė indikuar kryesisht pėr dhėmbėt me humbje tė strukturės minimale apo tė moderuar. Megjithatė, vendimi nėse do tė pozicionohet njė kurorė apo njė restaurim me mbulim parcial duhet tė varet edhe nga kėrkesat funksionale dhe nga sasia e strukturės sė dhėmbit tė mbetur.

Konkluzione
Nė bazė tė provave aktuale, nuk ka njė rekomandim tė fortė nė zgjedhjen e restaurimeve direkte nė rastin e dhėmbėve tė trajtuar nė mėnyrė endodontike, veēanėrisht pėr ata me njė dėmtim tė gjerė tė kurorės. Restaurimet indirekte, kryesisht tė pėrbėra nga kurora, kanė njė mbijetesė afatshkurtėr (pėr 5 vjet) dhe afatmesme (pėr 10 vjet) mė tė lartė nė krahasim me restaurimet direkte. Edhe restaurimet indirekte kanė treguar veti mė tė mira estetike, funksionale dhe biologjike, por asnjė diferencė nė suksesin restorativ afatshkurtėr (≤ 5 vjet) ose nė suksesin endodontik.

Pėr mė tepėr:
Shu, Xin, Mai, Qing-qing, Blatz Markus, Price Richard, Wang Xiao-dong, Zhao Ke. Direct and indirect restorations for endodontically treated teeth: A systematic review and meta-analysis. J Adhes Dent 2018;20(3):183-94.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 66 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D