Pėrgatitja e pjesės sė implantit: sistemi rrotullues VS sistemi me ultratinguj

| 21 Shtator 2020 |

Pėrgatitja e pjesės sė implantit: sistemi rrotullues VS sistemi me ultratinguj

Nga Lara Figini


Procesi i pėrgatitjes sė pjesės sė implantit ėshtė kryer zakonisht nėpėrmjet njė freze rrotulluese me forma dhe pėrmasa tė ndryshme qė perforojnė kockėn me qėllim qė tė krijohet konturi dhe forma e pėrshtatshme pėr vendosjen e implantit.
Pėr kėtė qėllim ėshtė prezantuar edhe njė sistem me ultratinguj qė pėrdoret kryesisht nė procedurat qė kėrkojnė njė nivel tė lartė saktėsie dhe ku ėshtė e nevojshme qė tė mbrohen strukturat anatomike pranė pėr tė shmangur njė komplikacion tė mundshėm.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim in vitro, tė publikuar nė Oral Surgery nė maj 2020, autorėt kanė krahasuar pėrgatitjen e pjesės sė implantit qė bėhet nėpėrmjet njė sistemi frezash rrotulluese dhe ato qė kryhen nėpėrmjet njė sistemi me ultratinguj duke vlerėsuar temperaturat e ndryshme, kohėn dhe qėndrueshmėrinė primare.
Janė kryer 16 osteotomi me sekuenca tė ndryshme frezash (fillestare, Titamax 2.0, 2/3 e 3.0) pėr grupin rrotullues (RG) dhe me maja tė ndryshme ultrasonike (IM1S, IM2P, IM2/3, IM3P) pėr grupin me ultratinguj (UG) nė kampione kocke kortikale-sfungjerore tė gjedhėve. Imazhet mikro-CT janė marrė pėr tė vlerėsuar mikroarkitekturėn kockore dhe densitetin mineral kockor tė secilit kampion.
Pėr grupin RG, osteotomitė janė kryer me njė frezė pėr implante me 800 rpm me troque maksimal 50 N/cm. Pėr grupin UG, osteotomitė janė kryer duke pėrdorur njė sistem Piezosurgery3 me majat pėrkatėse. Janė zbuluar temperaturat e gjeneruara nė kockėn pėrreth dhe koha e nevojshme pėr tė pėrgatitur vendosjen e implanteve. Katėr implante 3.75 x 11 Titamax janė inseruar pėr secilin grup pėr tė matur torque pėrfundimtar.

Rezultate
Pėr grupin RG janė gjetur vlerat mesatare si nė vijim:
22,87 s, 24,2 °C temperatura sipėrfaqėsore, 27,6 °C temperatura e perforimit, 32,30 N/cm troque.
Vlerat pėr grupin UG ishin 72,9 s, 26,6 °C temperatura sipėrfaqėsore, temperatura e perforimit 32,1 °C dhe torque 22,60 N/cm.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e kėtij studimi, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė konkluzionin se sistemet rrotulluese dhe ato me ultratinguj janė tė dy efikasė pėr pėrgatitjen e pjesės sė implantit duke dhėnė rezultate tė kėnaqshme.   
Pėr pjesėt kortikale-sfungjerore pėrgatitja me freza dhe sisteme rrotulluese rezulton e lidhur me njė ngritje mė tė vogėl tė temperaturave dhe njė kohė mė tė shkurtėr tė nevojshme pėr oseotominė.

Implikime klinike
Njohja e diferencave ndėrmjet sistemeve ultrasonike dhe atyre rrotulluese mund tė ndihmojė kirurgėt qė tė ruajnė pjesėn e implantit qė ėshtė thelbėsore pėr tė udhėhequr manovrat e tyre gjatė ndėrhyrjes kirurgjikale tė pozicionimit tė implantit.

Pėr mė tepėr:
Lanata-Flores A, Nascimento EHL, Goulart DR, Haiter-Neto F, de Moraes M, de Albergaria-Barbosa JR. In vitro comparison of dental implant site preparation with ultrasonic system and conventional rotatory system. Oral Surgery 2020;13:108-16.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 32 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D