Demineralizimi i smaltit gjatė trajtimit ortodontik: terapia me maskerina tė tejdukshme kundrejt terapisė me pajisje ortodontike fikse

Ortodonci dhe gnatologji | 21 Korrik 2020 |

Demineralizimi i smaltit gjatė trajtimit ortodontik: terapia me maskerina tė tejdukshme kundrejt terapisė me pajisje ortodontike fikse

Davide Elsido


Nė maj 2020 nė American Journal of Orthodontics and Dentofacial Orthopedics u publikua njė studim klinik i randomizuar qė vlerėsonte marrėdhėnien ndėrmjet terapisė me maskerina tė tejdukshme (CA) dhe zhvillimit tė lezioneve me njolla tė bardha e ėshtė krahasuar me terapinė me pajisje fikse ortodontike (FA).
Demineralizimi i sipėrfaqes sė smaltit ngjitur me pajisjen ortodontike, qė manifestohet fillimisht si lezion me njolla tė bardha (WSLs) ėshtė njė efekt anėsor i pakėndshėm, i rėndėsishėm dhe prevalent i trajtimit ortodontik, i cili dėmton rezultatet e kėtij trajtimi. Parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi i WSLs janė thelbėsore pėr tė minimizuar prishjen e dhėmbėve dhe ēngjyrosjen, qė do tė dėmtonte estetikėn e buzėqeshjes. Vitet e fundit, njė numėr nė rritje i pacientėve adoleshentė dhe adultė kanė kėrkuar trajtim ortodontik me maskerina tė tejdukshme termoplastike (CAs) si njė alternativė mė estetike dhe e rehatshme krahasuar me pajisjet fikse ortodontike (FAs).

Popullariteti i shtuar dhe pėrdorimi i CAs ka bėrė qė tė ngrihet pyetja nėse CAs janė efektive nė kontrollimin e lėvizjes ortodontike te pacientėt qė nuk janė nė proces rritjeje. Prandaj, studime tė ndryshme janė kryer gjatė dekadave tė fundit pėr tė vlerėsuar vlefshmėrinė e terapisė CA dhe pėr tė pėrcaktuar kufijtė e saj. Pėr tė vlerėsuar aftėsinė e CAs, tė gjitha aspektet e terapisė ortodontike duhet tė hetohen duke pėrfshirė edhe efektet negative qė imponohen nė shėndetin oral, siē ėshtė dhimbja dhe shqetėsimi, rezorbimi i rrėnjės, integriteti i shėndetit periodontal dhe demineralizimi i smaltit me pasojė formimin e WSLs. Megjithėse terapia CA ėshtė cituar si e sigurt, estetike dhe si njė procedurė ortodontike e rehatshme pėr pacientėt adultė, vetėm pak studime janė fokusuar nė efektet e saj anėsore dhe implikimet nė shėndetin oral. Edhe pse supozimi i pėrgjithshėm ėshtė qė kėto pajisje janė higjienike qė nga mėnyra si janė projektuar, kjo hipotezė ka nevojė tė hetohet me metodologjinė e duhur pėr tė ofruar evidencė me cilėsi tė lartė qė pėrcakton karakteristikat pro dhe kundra CA. Rritja e numrit tė WSLs qė janė zhvilluar sė fundmi ishte e konsiderueshme nė tė dyja grupet.


Incidenca e WSLs nė grupin FA, sidoqoftė, ishte mė e lartė sesa ajo e grupit CA. Pėr mė tepėr ėshtė parė mė shumė humbje mineralesh nė grupin FA krahasuar me grupin CA. Ndėrkohė qė zona e lezionit ishte shumė mė e madhe nė grupin CA krahasuar me grupin FA. Nė studim, incidenca e WSLs tė reja dhe rritja e rėndėsishme nė zonėn e sipėrfaqes sė WSLs gjatė terapisė CA duhet tė shpjegohet nga efekti i CA nė limitimin e fluksit tė pėshtymės, duke mohuar pastrimin natyral tė pėshtymės, buferimin dhe vetitė rimineralizuese. Pėr mė tepėr zona e madhe e WSLs nė grupin CA i ėshtė atribuar mė sė shumti pėrdorimit tė atashmenteve, tė cilat zakonisht mbulojnė njė pjesė tė konsiderueshme tė sipėrfaqeve tė dhėmbit.
Prandaj, nevojitet kujdes special gjatė ngjitjes sė tyre dhe pacientėt duhet tė instruktohen sesi t'i pastrojnė nė mėnyrėn e duhur. Sidoqoftė, hetime tė mėtejshme janė tė nevojshme qė tė vlerėsohet efekti i pėrmasės, formės dhe vendndodhjes sė atashmenteve nė dekalcifikimin e smaltit sepse ndonjė mund tė parashikojė qė atashmentet me kufij angular tė mprehtė mund tė shkaktojnė mė shumė grumbullim ushqimi sesa ato me kufij tė lėmuar tė rrumbullakėt. Gjetjet e kėtij studimi theksojnė pretendimet false qė terapia me CA ėshtė plotėsisht e sigurt dhe nuk ka implikime nė shėndetin oral. Praktika ortodontike "DIY" (bėje vetė) ka fituar popullaritet nė kėto kėrkesa false pėr shkak se terapia ortodontike me CAs mund tė kryhet pa vlerėsimin profesional dhe pa monitorimin nga dentistėt dhe/ose ortodontėt. Si pėrfundim, trajtimi ortodontik me CAs dhe FAs shkaktojnė demineralizim tė smaltit. Grupi CA zhvilloi njė lezion me njolla tė bardha mė tė mėdha por tė cekėta, ndėrsa grupi me FA zhvilloi mė shumė lezione tė reja me shkallė rėndese mė tė madhe por nė zona mė tė vogla. U gjet mė shumė akumulim pllake nė grupin FA krahasuar me grupin CA.

Pėr mė shumė informacione:  Enamel demineralization during clear aligner orthodontic treatment compared with fixed appliance therapy, evaluated with quantitative light-induced fluorescence: A randomized clinical trial.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 15 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D