Aparatet transparente dhe kufizimet qė kanė stomatologėt e pėrgjithshėm

Ortodonci dhe gnatologji | 4 Mars 2024 |

Aparatet transparente dhe kufizimet qė kanė stomatologėt e pėrgjithshėm

Terapia ortodontike pėrmes aparateve transparente (CAT) po bėhet gjithnjė e mė e njohur pasi preferohet pėr trajtimin ortodontik fiks, si nga profesionistėt, ashtu...


Terapia ortodontike pėrmes aparateve transparente (CAT) po bėhet gjithnjė e mė e njohur pasi preferohet pėr trajtimin ortodontik fiks, si nga profesionistėt, ashtu edhe nga pacientėt, pėr shkak tė avantazheve tė tij tė lidhura me rehatinė e estetikėn, lehtėsinė pėr mbajtjen e higjienės orale, ruajtjen e shėndetit dentar dhe periodontal dhe reduktimin e kohės sė kaluar te stomatologu.

Mė parė me CAT mund tė trajtoheshin vetėm raste tė thjeshta, por tashmė, kjo terapi ėshtė nė gjendje tė menaxhojė njė gamė tė gjerė malokluzionesh. Falė qasjeve dhe instrumenteve tė tjera tė veēanta (pėr shembull, minividat dhe kortikotomia), nėpėrmjet CAT, aktualisht mund tė trajtojmė pacientė me probleme tė ndėrlikuara, trajtimi i tė cilėve pėrfshin shumė disiplina, siē janė pacientėt para-protetikė dhe ortognatikė.

Megjithatė, mund tė mos arrihet plotėsisht lėvizshmėria dentare pėrmes trajtimit CAT, me shkallė tė ndryshme parashikueshmėrie pėr lloje tė ndryshme tė lėvizjeve tė dhėmbėve. Nė kėtė rast, ėshtė e nevojshme qė ortodontėt tė kenė aftėsi dhe njohuri tė larta mbi teknikat e avancuara tė CAT.

Nė literaturė shpjegohet se ortodontėt me nivele tė ndryshme formimi ortodontik, janė tė ndryshėm nė varėsi tė pėrvojės dhe tė aftėsisė sė tyre nė menaxhimin e pacientėve me aparate transparente dhe se ka ndryshime tė dukshme nė aplikimet klinike tė CAT ndėrmjet ortodontėve ekspertė dhe stomatologėve tė pėrgjithshėm.

U konstatua se stomatologėt e pėrgjithshėm, gjatė studimeve, kanė marrė formim tė kufizuar pėrsa u pėrket diagnozave dhe trajtimit ortodontik dhe se profesionistėt me formim tė pėrparuar mbi aparatet, janė mė tė aftė nė eliminimin e rreziqeve tė mundshme.  Prandaj, ėshtė thelbėsore qė profesionistėt tė kenė njė edukim sistematik mbi CAT. Megjithatė nuk ekziston asnjė kurrikul ortodontike sistematike pėr tė.

Sipas njė studimi mund tė thuhet se parashikueshmėria e lėvizshmėrisė dentare, e vėshtirė pėr t'u arritur pėrmes terapisė me aparate transparente, mbivlerėsohet shpesh nga profesionistėt me pėrvojė tė kufizuar klinike.

Sė fundmi, duhet tė promovohet njė edukim i pėrshtatur pėr tė gjithė profesionistėt, pėrsa u pėrket aparateve tė padukshme, veēanėrisht nė menaxhimin e rasteve tė ndėrlikuara dhe atyre tė ekstraktimit.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D