Maskerina transparente apo aparat fiks? Njė kėrkim italian ka hetuar diferencat mbi shėndetin periodontal

Ortodonci dhe gnatologji | 14 Shkurt 2019 |

Maskerina transparente apo aparat fiks? Njė kėrkim italian ka hetuar diferencat mbi shėndetin periodontal

Prof. Luca Levrini


Nė numrin e gushtit 2018 tė revistės JADA (Journal of the American Dental Association) ėshtė publikuar njė meta-analizė relative pėrballė shėndetit periodontal te pacientėt qė i nėnshtrohen njė trajtimi ortodontik me maskerina transparente (aligner) dhe atyre qė i nėnshtrohen njė trajtimi me aparate fikse.

Studimi i publikuar lind nga bashkėpunimi ndėrmjet njė grupi italian (prof. Luca Levrini dhe doktor Gian Marco Abbate) dhe njė profesor kinez nga Universiteti i Nanjing. Njė publikim i tillė paraqet konkluzionin e njė serie hetimesh tė filluara falė njė granti tė dhėnė nga Align Technology nė 2011 qė ka lejuar zhvillimin e kėrkimeve tė para me interes dhe vlerė nė raportin ndėrmjet shėndetit tė gingivave dhe aplikimit tė maskerima transparente ortodontike.

Maskerinat transparente ortodontike janė gjithnjė e mė tė pėrdorura nga stomatologėt, veēanėrisht pėr efikasitetin e tyre, komfortin dhe estetikėn. Gjithnjė e mė tė pėrdorura pėr teknologjinė qė i karakterizon, ato janė njė instrument qė ndihmojnė ortodontin nė njė suport teknologjik aktual, por sidomos efikas.

Objektivi i autorėve, nė kėtė revizion sistematik dhe nė kėtė meta-analizė ka qenė krahasimi i shėndetit periodontal te pacientėt qė i janė nėnshtruar trajtimit ortodontik me maskerina ortodontike dhe atyre qė i janė nėnshtruar njė trajtimi ortodontik me aparat fiks. Aparatet fikse ortodontike mund tė lehtėsojnė grumbullimin e pllakės dhe tė dėmtojnė shėndetin e gingivave sepse ngjitjet, llastiqet dhe lidhjet pengojnė larjen me furēė dhe reduktojnė pastrimin natyral nga pėshtyma.

Nėse pacientėt nuk arrijnė tė mbajnė njė higjienė tė mirė orale, pllaka e grumbulluar mund tė shkaktojė deminiralizimin e smaltit dhe gingivitin. Nė tė kundėrt, maskerinat transparente mund tė hiqen nga goja pėr tė larė dhėmbėt mė mirė dhe pėr tė kryer teknikat e profilaksisė, si edhe lidhen me njė risk tė reduktuar pėr zhvillimin e kariesit dhe gingivitit.

Pra nuk ėshtė vetėm mundėsia pėr tė pastruar dhėmbėt pa pengesa arsyeja e pėrdorimit tė maskerinave transparente por edhe nevoja "automatike" pėr larjen e tyre sa herė qė vihen gjatė ditės, nga tre deri nė pesė herė.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Autorėt kanė konsultuar nė mėnyrė sistematike burimet konvencionale (PubMed, Web of Science, Cochrane Library ed Embase) pėr tė grumbulluar studimet qė lidhen me kėtė tematikė.

Pasi kanė ekstraktuar tė dhėnat dhe kanė vlerėsuar cilėsinė e kėrkimeve, kanė kryer njė meta-analizė dhe njė trial sequential analysis. Veēanėrisht autorėt kanė pėrdorur Grading of Recommendations Assesment, Development and Evaluation System pėr tė vlerėsuar cilėsinė e provave.

Rezultate
Rezultati i njė kėrkimi tė tillė kanė qenė nėntė studime tė futura nė analizė. Nga rezultatet ka dalė qė maskerinat transparente janė mė tė pėrshtatshme pėr shėndetin periodontal, duke pėrfshirė indeksin e pllakės (diferenca mesatare [MD] 0,53, intervali i besueshmėrisė 95% [CI] nga 0,85 nė 0,20, P ¼ 0,001), indeksi gingival (MD 0,27; 95 % CI, nga 0,37 nė 0,17; P <0,001) dhe thellėsinė e sondimit (MD 0,35; IC 95%, da 0,67 a 0,03; P 1/4 .03), nė krahasim me aparatet ortodontike fikse.

Megjithatė, rezultati i trial sequential analysis ka treguar njė rezultat tė meta-analizės shumė pozitiv pėr thellėsinė e sondimit. Pėr kėto arsye autorėt kanė ulur nivelin e provave pėr shkak tė riskut tė paragjykimeve dhe mospėrputhjeve.

Konkluzione
Brenda limiteve tė kėtij revizioni sistematik, maskerinat transparente janė mė tė mira pėr shėndetin periodontal nė krahasim me aparatet fikse, megjithatė sipas provave me cilėsi mesatare. Pėr kėtė arsye janė tė nevojshme RCT me cilėsi tė lartė pėr tė prodhuar njė rekomandim klinik konkluziv.

Njė konsideratė e tillė ėshtė e rėndėsishme sepse lejon propozimin e maskerinave transparente te pacientėt me njė vlerė tė konsiderueshme tė shtuar, jo thjesht tė efikasitetit tė rezultatit okluzal por edhe tė shėndetit dhe kujdesit tė indeve tė forta dhe tė mbėshtetjes sė dhėmbėve.

Nėn kujdesin e: Prof. Luca Levrini

Pėr mė tepėr:
Qian Jiang, Jialing Li, Li Mei, Jing Du, Luca Levrini, Gian Marco Abbate, Huang Li. Periodontal health during orthodontic treatment with clear aligners and fixed appliances. JADA 2018;149(8):712-20.e12

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 52 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D