Alarmi i ADA. Tendenca e pijeve alternative tė reklamuara nė TikTok ėshtė e dėmshme pėr dhėmbėt tuaj

Higjiena dhe Parandalimi | 15 Janar 2024 |

Alarmi i ADA. Tendenca e pijeve alternative tė reklamuara nė TikTok ėshtė e dėmshme pėr dhėmbėt tuaj

Hulumtimet tregojnė se acidet e pranishme nė pijet pa sheqer mund tė gėrryejnė smaltin e dhėmbėve. Ndėrkohė, njė recetė qė pėrzien ujin e gazuar tė aromatizuar me uthull balsamike, me...


Hulumtimet tregojnė se acidet e pranishme nė pijet pa sheqer mund tė gėrryejnė smaltin e dhėmbėve. Ndėrkohė, njė recetė qė pėrzien ujin e gazuar tė aromatizuar me uthull balsamike, me qėllim krijimin e njė alternative qė supozohet tė jetė "mė e shėndetshme" se pija qė ėshtė kthyer nė trend nė TikTok.

Ky hulumtim, i publikuar nė revistėn online, JADA Foundational Science, ofron njė pėrditėsim mbi rėndėsinė e kufizimit tė konsumit tė pijeve acide. Nxitja fillestare pėr shtimin e ndėrgjegjėsimit tė pacientėve mbi pėrdorimin e pijeve tė ndryshme qė shkaktojnė erozion dentar ishte njė sėrė videosh qė u bėnė tė njohura nė TikTok pėr krijimin e koka-kolave tė rreme: uthulla balsamike (acid) i shtohet ujit tė gazuar tė aromatizuar (pije acide).

"Mė pėlqen uthulla balsamike, por mė pėlqen mė shumė nė sallatė sesa si pije. Kėtė do ta vlerėsonin edhe mė shumė dhėmbėt tuaj, tė cilėve nuk u pėlqen tė zhyten nė njė pije qė pėrbėhet nga dy acide. Sa mė acide tė jetė pija, aq mė i madh do tė jetė rreziku i erozionit dentar nga konsumi i saj i shpeshtė", pranoi dr. Edmond Hewlett, zėdhėnės i Shoqatės Amerikane tė Stomatologjisė (ADA).

Ushqimet dhe pijet acide, nė fakt, mund tė dėmtojnė smaltin qė mbron dhėmbėt, duke shkaktuar erozionin dentar. Erozioni dentar ėshtė i pėrhershėm dhe mund tė lejojė krijimin e baktereve qė shkaktojnė karies ose infeksione. Gjithashtu, mund tė bėjė qė dhėmbėt tė duken tė zbardhur, pasi smalti i bardhė konsumohet duke ekspozuar shtresėn e poshtme tė verdhė, tė quajtur dentinė.

Metodologjia dhe rezultatet e kėrkimit
Nė studim, studiuesit donin tė shihnin nėse uji nė shishe, uji i gazuar i aromatizuar dhe uji i thjeshtė me gaz mund tė shkaktonin erozion dentar. Dhėmbėt e njeriut (tė sapohequra) u zhytėn nė 7 pije tė ndryshme pa sheqer (dhe nė njė pije tė ėmbėl pėr kontroll) pėr tė parė se cilat prej tyre shkaktuan erozion.
Dhėmbėt u ekspozuan pėr njėzet e katėr orė, gjė qė studiuesit e konsideruan si ekspozim njėvjeēar ndaj kėtyre pijeve. Duke matur rezultatet e pijeve qė pėrmbajnė sheqer kundrejt atyre pa sheqer, ata zbuluan se nė tė dyja rastet acidet shkaktonin erozion tė smaltit tė dhėmbėve. Lloji i ėmbėlsuesit tė pėrdorur ishte mė pak i rėndėsishėm, pasi ishte acidi nė pije qė e gėrryente smaltin.

Studiuesit vėzhguan gjithashtu njė erozion tė mundshėm nga pirja e ujėrave tė gazuar tė aromatizuar, megjithėse ishte inferior nė krahasim me atė tė konstatuar te pijet joalkoolike me ose pa sheqer. Pijet e vetme qė u zbulua se nuk ishin gėrryese ndaj smaltit ishin ujėrat jo tė gazuar dhe jo tė aromatizuar.

Konsumi i ushqimit dhe i pijeve acide
Megjithėse receta e TikTok nuk u pėrfshi nė studim, ajo qė ofron ėshtė e ngjashme me pijet e tjera acide pa sheqer qė janė testuar. "Njerėzit i konsumojnė pijet e gazuara freskuese, por ato duhen shijuar me moderim dhe mundėsisht tė gjatė vakteve, por nėse keni dėshirė tė pini diēka qė ėshtė nė tė vėrtetė e mirė pėr shėndetin tuaj dentar, uji i thjeshtė, duke pėrfshirė ujin e rubinetit tė fluorizuar, ose qumėshtin janė gjithmonė zgjedhjet mė tė mira", kėshillon dr. Hewlett.

Pėr tė reduktuar rrezikun e erozionit dentar tė shkaktuar nga ushqimi dhe pijet, Shoqata Amerikane e Stomatologjisė ofron disa sugjerime, si mė poshtė vijon:
• Pėrdorni njė pipė, pini dhe gėlltituni (mos e mbani lėngun nė gojė mė gjatė sesa duhet)
• prisni njė orė pasi tė keni ngrėnė/pirė pėrpara se tė lani dhėmbėt me furēė, nė mėnyrė qė pėshtyma tė ketė mundėsinė tė lajė natyrshėm acidet dhe tė ngurtėsojė pėrsėri smaltin
• shpėlajeni gojėn me ujė, pini qumėsht ose shijoni njė sanduiē me djathė menjėherė pas konsumit. Produktet e qumėshtit dhe ushqimet e tjera tė pasura me kalcium mund tė ndihmojnė nė neutralizimin e acideve
• Ruani rrjedhėn e pėshtymės pėr tė mbajtur nėn kontroll acidet dhe pėr tė mbrojtur dhėmbėt. Kėtė mund ta bėni duke pėrtypur ēamēakėz pa sheqer.
• Pėrpiquni tė pėrdorni produkte tė shėndetit tė dhėmbėve, tė tilla si pasta e dhėmbėve pėr kontrollin e erozionit tė smaltit dhe ēamēakėz pa sheqer, ndoshta me logon e miratimit nga Shoqata Amerikane e Stomatologjisė, qė tregon se produkti ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė rigoroze dhe tė pavarur, nga ekspertėt dentarė tė ADA-s.
• Favorizoni ēdo ditė shėndetin e mirė oral, duke i pastruar dy herė nė ditė dhėmbėt me pastė me fluor, duke pastruar mes dhėmbėve me fill dentar ēdo ditė dhe duke ndjekur njė dietė tė shėndetshme qė kufizon konsumin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer. Sė fundi, vizitohuni rregullisht te dentisti.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D