Diagnostikimi i kariesit sekondar nėpėrmjet pėrdorimit tė bite-wing

Konservativė | 23 Janar 2020 |

Diagnostikimi i kariesit sekondar nėpėrmjet pėrdorimit tė bite-wing

Nga Lorenzo Breschi


Nė praktikėn e pėrditshme, kariesi ėshtė konsideruar arsyeja mė e zakonshme pėr zėvendėsimin ose ripunimin e njė restaurimi dentar dhe pėr njė dentist tė pėrgjithshėm, zbulimi i lezioneve sekondare ėshtė shpesh njė sfidė.

Pėr tė zbuluar njė lezion interproksimal, ekzaminimi objektiv nuk ėshtė gjithnjė i mjaftueshėm, sepse prania e dhėmbėve pranė dhe indi gingival nė zonat cervikale nuk lejon njė ekzaminim tė pėrshtatshėm viziv tė defekteve marginale. Nė kėto raste, radiografitė bite-wing janė konsideruar standardi i referimit pėr njė vlerėsim tė pėrshtatshėm tė sipėrfaqeve interproksimale tė restauruara.

Megjithatė, edhe pse rrezet X mund tė jenė njė ndihmesė, ėshtė shėnuar njė mungesė e kritereve diagnostikuese tė standardizuara dhe udhėzimet e trajtimit pėr monitorimin, rikthimin ose zėvendėsimin e njė restaurimi me defekt.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Njė artikull interesant i shkruar nga Signori et al., nė Journal of Dentistry nė fund tė 2018, heton trajtimet e ndryshme tė ekspertėve tė kariologjisė dhe stomatologjisė restorative nė krahasim me stomatologėt e pėrgjithshėm, krahas vlerėsimit tė bite-wing pėr diagnozėn karioze.

770 bite-wing janė ekzaminuar pėr tė vlerėsuar praninė e mundshme tė kariesit sekondar nė zonat interproksimale, tė dhėmbėve tė restauruar mė parė dhe janė seleksionuar nga databaza e 7 studimeve stomatologjike tė pėrgjithshme e janė vlerėsuar nga 3 ekspertė tė sektorit. Ekspertėt kanė indikuar nevojėn pėr ndėrhyrje pėr shkak tė pranisė sė kariesit nė 26,8% tė rasteve, ndėrsa stomatologėt e pėrgjithshėm kanė sugjeruar njė rindėrhyrje mė shpesh sesa ekspertėt nė rastin e defekteve marginale ose mungesės sė pėrshtatjes sė restaurimeve.

Megjithatė, siē ėshtė vėnė re nga literatura shkencore, defektet marginale rreth restaurimeve janė faktorė tė dobėt parashikues tė kariesit dhe kanė njė rėndėsi klinike tė limituar, sepse prania e tyre nuk parashikon jetėgjatėsinė e restaurimit dhe nė pėrgjithėsi nuk ėshtė njė indikacion pėr njė trajtim tė ri.

Konkluzione
Sipas kėtij studimi janė nxjerrė konkluzionet se stomatologėt e pėrgjithshėm dhe ekspertėt nė kariologji e restorativė, kanė tė njėjtėn mėnyrė hetimi pėr diagnostikimin e pranisė sė lezioneve karioze interproksimale.
Diferenca qėndron nė vendimin e rindėrhyrjes nė rastin e restaurimeve ekzistuese, nė tė cilat stomatologu i pėrgjithshėm priret tė kryejė njė trajtim mė pak konservativ.

Pėr mė tepėr:
Signori C, Laskeb M, Mendesc FM, Huysmans M-C, Cenci MS, Opdam NJM. Decision-making of general practitioners on interventions at restorations based on bitewing radiographs. Journal of Dentistry 2018;76:109-16.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 40 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D