Cila terapi ėshtė mė efikase pėr trajtimin e fluorozės?

Konservativė | 28 Shkurt 2019 |

Cila terapi ėshtė mė efikase pėr trajtimin e fluorozės?

Nga Simona Chirico


Fluoroza ėshtė njė gjendje kronike e shkaktuar nga gėlltitja e tepėrt e fluorit. Kjo pėrcakton njė formim tė ndryshuar tė smaltit, tė karakterizuar nga hipomineralizimi, me njolla opake dhe vija tė bardha, simetrike, tė ēngjyrosura dhe tė pėrhapura.

Lezionet sipėrfaqėsore tė smaltit, si poroziteti dhe zonat kafe, verifikohen shpesh nė format mė tė rėnda tė fluorozės. Kėto shenja klinike varen nga sasia e pėrthithur e fluorit, nga kohėzgjatja e ekspozimit ndaj fluorit dhe nga gjendja e amelogenesis.

Njė gamė e gjerė ndėrhyrjesh ėshtė propozuar pėr trajtimin e fluorozės si pėr shembull:
• mikroabrazioni, i bazuar nė aplikimin e njė xheli gėrryes (kryesisht me HCl) i ndjekur nga pėrdorimi i njė guri (tė montuar nė njė dorezė me rrotullim tė ngadaltė) pėr tė ashpėrsuar sipėrfaqen;
• zbardhimi i jashtėm, i bazuar nė aplikimin e acideve (kryesisht H2O2) qė prodhojnė jone peroksidi pėr tė penetruar nė smalt dhe nė tubulat dentinale;
• infiltrimi i smaltit me rezinė fotopolimerike me viskozitet tė ulėt, pėr tė fshehur njollat e fluorit, sepse kompozitat kanė njė indeks tė pėrthyerjes tė ngjashme me smaltin.

Por cila nga kėto ndėrhyrje ėshtė mė e mira?
Njė rishikim i publikuar nė Journal of Esthetic and Restorative Dentistry nė 2018 ka krahasuar tė gjithė kėto trajtime pėr tė dhėnė njė pėrgjigje.

Materialet dhe metodat
Autorėt kanė kryer kėrkimin mbi nėntė databaza, duke seleksionuar studimet klinike tė randomizuara duke filluar nga viti 2016. Janė pėrfshirė vetėm gjashtė studime, me njė total prej 348 pacientėsh (40% e gjinisė mashkullore dhe 60% e gjinisė femėrore), me njė moshė mesatare prej 17,7 vjeē.
Pacientėt janė ndarė nė tre grupe dhe janė trajtuar me zbardhim, mikroabrazion ose infiltrim tė rezinės. Tė gjithė grupet janė krahasuar duke llogaritur: diferencat mesatare (MD), risqet relative (RR) dhe intervalet korresponduese tė besueshmėrisė nė 95% (IC).

Rezultate
Zbardhimi ėshtė pėrshtatur si ndėrhyrje referimi, sepse ka kontribuuar me numrin mė tė madh tė provave. Nė krahasim me personat qė nuk kanė marrė asnjė trajtim, zbardhimi ka pėrmirėsuar tė gjithė aspektet kolorimetrike, edhe pse njė numėr i vogėl i zonave tė fluorozės qė janė zbardhur kishin prirje pėr tė pasur diferenca kromatike tė dallueshme nga smalti i shėndetshėm (RR = 0,68; IC 95% = 0,43 - 1,08).

Nė krahasimin ndėrmjet mikroabrazionit dhe zbardhimit, mikroabrazioni ka prodhuar njė pėrmirėsim estetik mė tė vogėl nė krahasim me zbardhimin (MD: -2,9; IC 95%: -3,4-2,5). Nė krahasim me infiltrimet me kompozitat dhe zbardhimin, kompozitat kishin pasur njė pėrmirėsim estetik mė tė madh nė krahasim me zbardhimin (MD: 3,6; IC95%: 2,7-4,6).

Konkluzione
Nė bazė tė evidencave aktuale, infiltrimet me kompozita duket se janė trajtimi mė efikas pėr fluorozėn e dhėmbėve, tė ndjekura nga zbardhimi dhe mikroabrazioni.

Pėr mė tepėr:
Di Giovanni T, Eliades T, Papageorgiou SN. Interventions for dental fluorosis: A systematic review. Journal of Esthetic and Restorative Dentistry 2018;https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1111/jerd.12408

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 72 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D