Prosecco dėmton buzėqeshjen. Lajmi anglez i pėrgėnjeshtruar nga ekspertėt


|

| 19 Shtator 2017 |

Prosecco dėmton buzėqeshjen. Lajmi anglez i pėrgėnjeshtruar nga ekspertėt



Sulm ndaj Prosecco-s! Vjen nga Britania, saktėsisht nga kolonat e Daily Mail dhe The Guardian. Akuza ka tė bėjė me praninė e anhidridit tė karbonit qė bashkuar me alkoolin dhe sheqerin, sulmon smaltin e dhėmbėve duke rritur ndjeshmėrinė dhe riskun pėr korrozion, siē ėshtė pretenduar nga Damien Walmsley, konsulent shkencor i British Dental Association.
"Lajm qesharak", e ka pėrkufizuar ministri i Politikave bujqėsore Maurizio Martina dhe tė gjithė dyshojnė pėr njė sulm ndaj njė delikatese italiane nga e cila konsumohen, nė Britani rreth 40 milion litra nė vit.


Fjala e ekspertėve nėpėrmjet portalit tė specializuar Odontoiatria33:
"Qė pijet me pH tė ulėt janė erozive pėr sa i pėrket smaltit ėshtė njė fakt i njohur prej mė shumė se 20 vjetėsh" nėnvizon Massimo Galiani, docent i Sėmundjeve odonto-stomatologjike nė universitetin e Studimeve, Milano. "Njė kėrkim shumė i kujdesshėm publikuar nė revistėn mė tė madhe tė pėrgjithshme amerikane (Jada) raporton tė dhėnat e pH tė gjetura nė mė shumė se 300 pije tė disponueshme nė SHBA: nė kėtė dalim nė pėrfundimin se vetėm 7% e kėtyre ka njė pH jo tė rrezikshėm pėr integritetin e smaltit dentar. Ndėr kėto pothuajse 40% ka njė pH mė tė ulėt se 3, ose njė vlerė qė, pavarėsisht studimeve laboratorike tė kryera mund tė shpėrbėjė pjesėn sipėrfaqėsore tė smaltit dhe me ekspozime pėr mė pak se 10 minuta. Atėherė pėrse tė shqetėsohemi pėr Prossecco-n nė veēanti?"


Luka Levrini, drejtor i Qendrės sė kėrkimeve universitare oro-kranio-faciale tė Universitetit Insubria tė Varese-s dhe autor i librit "La dieta del Sorriso" (Dieta e Buzėqeshjes): "Nuk mė rezultojnė studime specifike qė dėshmojnė se prosecco ka njė fuqi erozive pėr dhėmbėt, ndonėse vera e bardhė, pėr sa i pėrket aciditetit mund tė shpėrbėjė smaltin. Pėrballė kėtij aspekti ekzistojnė dhe anė pozitive: vera ka njė veprim baktericid kundrejt streptokokut; disa polifenole nuk lejojnė adezionin e baktereve nė smalt dhe shkėpusin bakteret pasardhės; nė pijetarėt e moderuar ėshtė e pranishme njė sasi dhe cilėsi mė e vogėl e baktereve tė pėrgjegjshėm pėr sėmundje tė gingivave. Nėse merret nė sasi tė moderuar gjatė vakteve dhe gjatė njė aperitivi ndoshta duke konsumuar ushqime qė " ushqejnė" nė mėnyrė funksionale smaltin nuk krijohen absolutisht dėme".

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 51 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D