Gengivat e shėndetshme. Ja, rekomandimet nė lidhje me ushqyerjen

| 16 Maj 2023 |

Gengivat e shėndetshme. Ja, rekomandimet nė lidhje me ushqyerjen


Shoqėria Italiane e Periodontologjisė dhe Implantologjisė (SIdP) ka publikuar sė fundi disa rregulla "DIY" qė secili prej nesh duhet ti ndjekė nė mėnyrė qė tė ketė dhėmbė dhe gengiva tė shėndtshme.

SIdP i kėrkon tė gjithė njerėzve qė tė kujdesen pėr shėndetin e tyre oral edhe gjatė periudhės sė pushimeve dhe pėr ta bėrė kėtė pėrveē furēės dhe pastės sė dhėmbėve apo manovrave tė zakonshme qė janė tė nevojshme pėr higjienėn nė shtėpi, ata propozojnė edhe njė dietė qė mund tė reduktojė me 40% inflamacionin gengival.

"Hapi i parė dhe mė i rėndėsishmi ėshtė qė tė pėrmirėsohet dieta" - thonė nga SIdP - "duke shtuar, nė menu 'ushqime miqėsore' si specat, rukola, vezėt, skumbri, ribes dhe ananas, sepse kėto ushqime mund tė reduktojnė me 40% inflamacionin gengival pėr njė apo dy muaj duke bėrė tė mundur qė nė brenda njė kohe tė shkurtėr tė rikthehemi me dhėmbė dhe gengiva plotėsisht tė shėndetshme".

"Ndryshimi i ushqimit ėshtė i pari nė rregullat e self care qė duhet mbajtur mend gjithmonė nga tė gjithė pacientėt, nė fakt ekzistojnė ushqime 'kurative' pėr gengivat, dhėmbėt dhe implantet dentare, falė vetive tė tyre antiinflamatore, antioksiduese, antibakteriale dhe rregulluese tė pėrgjigjeve imuntare" - thotė Luca Landi nga SIdP, - nė verė ėshtė veēanėrisht e thjesht qė tė pasurojmė menunė e pėrditshme me ushqime tė dobishme pėr dhėmbėt dhe gengivat: vitamina C qė gjendet te speci, rukola, kivi, ribes dhe ananasi pėr shembull ėshtė njė antioksidante e fuqishme qė mbron qelizat duke favorizuar rigjenerimin e indit lidhės.

Vitamina D qė pėrmban skumbria, toni, salmoni, karkalecat, midhjet dhe kėrpudhat favorizon shėndetin e kockės e tė dhėmbėve dhe ka veti antibakteriale nė modulimin e pėrgjigjes imunitare, vitaminat A, E dhe kompleksi i vitaminės B janė antiinflamatorė tė fuqishėm dhe pothuajse njė mjekim pėr sėmundjen periodontale; resveratroli qė gjendet te rrushi, vera apo edhe te mollėt dhe kikirikat ėshtė studiuar pėr parandalimin e sėmundjes periodontale. Bėhet fjalė pėr ushqime tė vėrteta, qė ruajnė shėndetin e zgavrės orale: antioksidantė dhe yndyrna tė insaturuara vegjetale apo tė peshkut qė kanė njė efekt tė shkėlqyer anti-inflamator, nė tė kundėrt njė dietė e pasur me yndyrna favorizon inflamacionin, duke amplifikuar efektet e sėmundjeve kronike si periodontiti, e njėjta gjė ndodh edhe nėse e ekzagjerojmė me sheqernat.

Modifikimi i dietės, duke reduktuar yndyrnat dhe sheqernat e pėrpunuar e duke shtuar konsumimin e perimeve, frutave, peshkut dhe frutave tė thata, pas 4-8 javėsh mund tė sjellė reduktimin me mbi 40% tė inflamacionit nė nivelin e gengivave. Studimet mė tė fundit indikojnė njė influencė edhe tė suksesit tė implanteve dentare qė, duke u integruar me kockėn pėrthithin tė gjithė nutrientėt qė kanė efekte edhe nė skeletin human.

"Rregullat DIY pėr mirėqenien e dhėmbėve dhe gengivave nuk kufizohen nė njė pėrmirėsim tė dietės: nė fakt njė stil jete i shėndetshėm mban nėn kontroll inflamacionin e pėrgjithshėm dhe redukton probabilitetin e periodontitit dhe shqetėsimeve gingivale", kujtojnė ekspertėt.

"Duhet tė kujtojmė edhe qė higjiena orale nuk shkon me pushime, ndaj njė pėrdorim i saktė i furēės dhe pajisjeve tė tjera tė higjienės si filli interdentar apo furēa interdentare janė thelbėsore. E njėjta gjė vlen edhe pėr vėmendjen ndaj normave higjienike: larja e shpeshtė e duarve vijon tė jetė e domosdoshme", pėrfundon Landi.

Sė fundi, njė rregull thelbėsor: Njohja e simptomave tė sėmundjeve gengivale ėshtė vendimtare pėr t'i pėrballuar sa mė mirė.

Mė poshtė janė 7 kėshillat pėr kujdesin vetjak qė SIdP ka lancuar pėr pacientėt nė lidhje me shėndetin e dhėmbėve dhe gengivave:

1.Tė pėrditėsohemi: sėmundjet gengivale janė tė shpeshta ndaj ėshtė e rėndėsishme qė tė dimė tė njohim simptomat;
2.Tė rekuperojmė mirėqenien psiko-fizike, me ndonjė ditė pushimi pėr tė zvogėluar stresin.
3.Tė lėvizim: ėshtė e mjaftueshme qė tė kryejmė gjysmė ore nė ditė njė aktivitet, duke filluar nga ecja deri te kėrcimi
4.Tė lajmė duart: ėshtė mirė qė tė ndjekim norma rigoroze higjienike edhe nėse kalojmė mė shumė kohė nė mjedise tė hapura.
5.T'i themi lamtumirė zakoneve tė kėqija si duhanpirja apo konsumimi i tepėrt i alkoolit.
6.Tė hamė shėndetshėm, duke vendosur nė tavolinė fruta, perime dhe peshk.
7.Tė marrim me vete furēėn kudo shkojmė, sepse higjiena orale nuk duhet tė shkojė kurrė me pushime!



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 1 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D