Kjo ėshtė buzėqeshja perfekte. Nė SHBA kanė kėrkuar karakteristikat e asaj qė tėrheq mė shumė


|

| 15 Shtator 2017 |

Kjo ėshtė buzėqeshja perfekte. Nė SHBA kanė kėrkuar karakteristikat e asaj qė tėrheq mė shumė



Buzėqeshja vlen mė shumė se 1000 fjalė dhe pasqyra e emocioneve orienton komunikimin jo verbal dhe pėrcakton suksesin nė ndėrveprimin social.
Ky ėshtė shkurtimisht rezultati nė tė cilin ka arritur njė grup kėrkuesish tė Universitetit tė Minnesota (USA) drejtuar nga Nathaniel Helwig (publikuar sė fundmi nė revistėn PLOS One).
Duke pėrfituar nga njė program nė gjendje qė tė ndėrtojė fytyrat nė 3D nė ekranin e njė kompjuteri, kėrkuesit i kanė kėrkuar 802 personave qė tė gjykojnė efikasitetin, gjenialitetin, kėnaqėsinė dhe llojin e emocioneve tė ngjalluar nga 27 buzėqeshje tė ndryshme.


Ndėr variablat e marra nė shqyrtim janė:
1) Kėndi i gojės
2) Gjerėsia e buzėqeshjes
3) Pėrqindja e ekspozimit tė harkatave dentare


Ja ēfarė zbulohet nga intervista:
A) Kanė mė tė mirėn, buzėqeshjet mė diskrete me njė farė simetrie
B) Mbajta e gojės hapur duke lėnė nė dukje njė pjesė tė mirė tė dhėmbėve, lidhet me njė ndjesi negative.
C) Mė e mira ėshtė qė tė tregojmė dhėmbėt, por jo shumė, duke mbajtur ekuilibrin e duhur midis dy anėve tė gojės qė duhet tė lėvizin nė sinkroni pėr rreth 125 milisekonda


Nathaniel Helwig ka pėrfunduar: "Rezultatet zbulojnė se asnjė buzėqeshje e vetme nuk ėshtė perfekte nė krahasim me tė tjerat. Nė tė kundėrt, ėshtė kombinimi i mė shumė faktorėve qė e bėjnė njė buzėqeshje tė suksesshme, ėshtė njė ēėshtje ekuilibri midis elementeve tė ndryshėm".
Kėto rezultate kanė aplikim tė gjerė nė sektorė tė ndryshėm, psikologjia, kirurgjia estetike stomatologjia nė veēanti smile design (dizajni i buzėqeshjes).
Jashtė fushės shėndetėsore aplikimet shkojnė nga e folura nė publik nė grafikėn e kompjuterizuar dhe nė botėn e publicitetit.


Si profesionistė tė buzėqeshjes rezultatet e studimit tė Helwig nuk na kapin nė befasi. Dy janė konsideratat qė mund tė bėjmė rreth temės:
1) Si mjekė nuk duhet tė anashkalojmė qasjen e dizajnit tė buzėqeshjes qė falė teknikave tė cilat disponojmė, na lejojnė qė t'i propozojmė nė mėnyrė tė re stomatologjinė estetike pacientėve.
2) Si administrues tė njė klinike duhet tė kultivojmė buzėqeshjet nė buzėt e skuadrės sė punės, duke kėrkuar harmoninė qė pacienti jeton si njė vlerė e madhe shtesė pėr marrėdhėniet nė shėrbimin e kurave qė i ofrojmė. Buzėqeshja bėn qė tė lindė pėrhapja e fjalės.

Davis Cussotto


Pėrkthimi: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 56 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D