Frika nga dentisti mund tė parandalohet dhe kurohet


|

| 7 Shtator 2017 |

Frika nga dentisti mund tė parandalohet dhe kurohet



Steven Goldberg, DDS prej vitesh merret me problemin dhe ka trajtuar argumentin nė njė artikull tė kohėve tė fundit nė Dentistry IQ.
Njė studim i kryer nė Columbia Dental School Washington zbulon se 50% e popullsisė amerikane shmang kurat stomatologjike nga njė problem me ankthin. Kėto tė dhėna shpjegojnė pėrse neglizhenca dentare ėshtė kaq e pėrhapur. Shumė persona e perceptojnė gojėn si njė aparat nė njė farė mėnyre tė shkėputur nga pjesa tjetėr e organizmit dhe i kushtojnė mė pak rėndėsi kurimit tė zgavrės sė gojės nė krahasim me llojet e tjera tė trajtimeve mjekėsore. Odontofobia shpesh vjen nga njė eksperiencė e tė kaluarės kur procedurat dentare ishin faktikisht mė invazive. Burim tjetėr i ankthit ėshtė pėrhapja e fjalės negative e tė afėrmve apo miqve. Mediat popullore pėr fat tė keq e rėndojnė problemin, duke mundėsuar njė pėrfaqėsim tė dentistėve si "mjeku i dhimbjes" duke krijuar njė mit fals, tė vėshtirė pėr t'u mposhtur.

 
Informacioni i duhur ėshtė ēelėsi pėr tė luftuar odontofobinė. Ajo qė vijon ėshtė njė panoramė e teknikave qė dentistėt mund tė adaptojnė me pacientėt nė risk, tė kėshilluar nga dok. Goldberg.
1) Bėj njė apo mė shumė seanca "para trajtimi tė vetėdijshme" pra fto pacientin tė ulet nė poltron vetėm pėr tė biseduar me personelin ose pėr tė kryer diagnostikimin preliminar me fotografi, radiografi dhe gjurmė dixhitale apo kryeni screening tė karcinomės orale. kėto veprime i lejojnė pacientit qė tė fitojė besim te personi qė e kuron dhe luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė praktikėn e ardhshme klinike.
2) Lejojini pacientit qė tė ketė kontrollin e kurimit, duke paraqitur gjithmonė "sinjalin e alarmit" si ngritja e krahut pėr tė ndaluar mjekun nė rast bezdisje.
3) Teknika e "shpėrqendrimit" ėshtė gjithmonė efikase: t'i vendosėsh pacientit muzikė qė ta dėgjojė me kufje ndihmon qė ta izolojė nga zhurmat e sallės. Mė mirė pėrdorni gjithmonė lista tė reja kėngėsh pėr pacientin pėr tė krijuar vėmendje mė tė madhe nė atė qė dėgjojnė.
4) Pacienti fobik mendon se mos gjykohet negativisht dhe duhet siguruar pėr kėtė duke i kujtuar se normalisht ju vizitoni mijėra persona nė vit dhe jeni mėsuar me ēdo lloj personaliteti dhe problematike dhe qė frikėrat e tij nuk janė aspak tė veēanta por shumė tė pėrhapura midis pacientėve tė klinikės.
5) Pėrdorimi i teknikave tė reja ndihmon qė tė bėjė trajtimet e reja mė miqėsore. Me kėtė qėllim Goldberg ka licencuar DentalVibe Injection Comfort System qė ta pėrdorė njėherėsh me anestezinė, paraqitet si njė hapėse goje (cheek retractor) "vibruese", qė aplikon kompresime tė vogla nė mukozėn e zonave pėrreth injektimit tė ages duke reduktuar ndjesinė e dhimbjes sė provokuar nga futja e ages.
6) Pėrdor farmakologjinė, benzodiazepinat janė tė dobishme, pėrdoren qė njė natė para takimit, pėrshkruajini.
7) Pėr tė edukuar fėmijėt me vizitėn stomatologjike ėshtė e dobishme t'i mėsojmė prindėrve qė tė fusin gishtat nė gojėn e fėmijėve pėr t'i larė dhėmbėt qė kur janė tė vegjėl, do t'i ndihmojė qė tė tolerojnė mė mirė veprimet e dentistit. 
8) Tė edukosh nė fakt prindėrit qė tė mos projektojnė ankthet e tyre dhe ndjesitė e tyre tė jetuara te dentisti te fėmija; kjo pėr tė shmangur infektimin e gjeneratave tė reja me stereotipe tė tė kaluarės.
Si dentistė shpesh jemi kaq tė pėrqendruar nė kompetencat tona teknike sa humbim nga vėshtrimi njė nga aspektet mė tė rėndėsishme tė praktikės stomatologjike pra: perspektivėn e pacientit. Dorė pas dore, qė ndėr personat pėrhapen njohuritė e teknikave tė reja pa dhimbje, odontofobia do fillojė tė reduktohet.

Nėn kujdesin e: Cussotto Davis, stomatolog



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 55 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D