Dhimbja e shpinės dhe ergonomia


|

| 31 Gusht 2017 |

Dhimbja e shpinės dhe ergonomia

C. Guastamacchia


Tė gjithė dentistėt (higjienistėt, asistentėt) pa pėrjashtim janė tė destinuar pėr dhimbje tė shpinės. Duke ndryshuar sipas periudhės sė fillimit, tolerueshmėrisė, vazhdimėsisė, ashpėrsisė, terapive pak a shumė efikase, dhimbja e shpinės nuk kursen askėnd. Dhimbja e shpinės fillon nga njė mungesė harmonie thelbėsore nė punėn tonė qė ka tė bėjė me posturėn, nė kėmbė apo ulur. Postura jonė ka dy defekte: puna monolaterale dhe frekuenca e madhe me kusht asimetrik. Defekti i parė ėshtė, dukshėm, i paeliminueshėm, i dyti teorikisht (nė mėnyrė abstrakte?) i eliminueshėm, ėshtė i pėrbėrė megjithatė nga mospajtimi pothuajse fatal i tre linjave: bitemporale, bis-akromiale dhe bi-spinoiliac.


Njė mori kėshillash janė dhėnė pėr tė sugjeruar dhe mėsuar "posturėn" mė tė mirė, por e vėrteta e mirėfilltė ėshtė se "postura mė e mirė" nuk ekziston. Ekziston (sigurisht qė ekziston!) "postura mė e keqe" qė ka njė emėr dhe njė mbiemėr: quhet postura statike e zgjatur. E vuri re 25 vjet mė parė Riessner (Riessner FE. Die Dinamiche Sitzweise. Quintessenz 12, 1979) kur sugjeroi se, ka qenė shumė e lėnė pas dore dhe nga shumė ergonomė, pėrveē se nga ligjvėnėsi.

 
Ēfarė sugjeroi Riessner? Njė gjė shumė tė thjeshtė: qė ēdo 8-10 min dentisti dhe asistentja e tij tė ndėrronin qoftė edhe pėr pak posturėn. Kjo pasi problemi i vėrtetė nga i cili ka origjinėn dhimbja e shpinės ėshtė ai i posturės statike tė zgjatur. Sot, pėr sa ka qenė e mundur tė konstatojmė (edhe duke futur princimet tona ergonomike pėr aq sa vjen nga fusha tė tjera) kėshillat mė praktike dhe operative janė si vijon:
1. ndrysho posturė, qoftė pėr pak, ēdo 8-10 min
2. te ndryshimet pėrfshini dhe momentet e posturės nė kėmbė
3. mos e kryej punėn ulur gjithmonė me tė njėjtėn karrige (nuk ekzistojnė karrige "perfekte"), por me tė paktėn tre modele gjatė ditės dhe/ose gjatė javės
4. bėni tė paktėn tre herė nė javė seanca pėr ushtrime forcimi tė muskulaturės abdominale me tė paktėn 150-200 pėrsėritje pėr seancė; njė tonifikim i muskulaturės abdominale, si dhe i muskujve rektus dhe oblikė janė mbrojtja thelbėsore pėr disqet intervertebrale dhe pėr tė gjithė kolonėn.


Natyrisht secili mund tė perfeksionojė atė qė u sugjerua me trajner personal apo duke studiuar libra ad hoc rreth argumentit, por thelbi i diskutimit ėshtė i gjithi nė katėr pikat e sipėr pėrmendura. Kėto vlejnė shumė, por shumė mė shumė se njė mbledhje apo karrige e re... pa posturėn dinamike.
Reflektojmė: ergonomia mund tė na ndihmojė vėrtetė mė shumė se ēdo djallėzi teknologjike apo ndonjė "626" i pėrpunuar dhe i thjeshtuar. Akoma dhe njė herė na mbetet neve qė tė parandalojmė: sigurisht tė parandalojmė, nė vend qė mė pas tė na duhet tė kurojmė me dhimbje.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 60 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D