Kreditet e profesionistėve tė shėndetėsisė, QKEV publikon Raportin Vjetor 2016


|

| 22 Maj 2017 |

Kreditet e profesionistėve tė shėndetėsisė, QKEV publikon Raportin Vjetor 2016



3.634 mjekė, 1.845 farmacistė dhe 1.752 stomatologė kanė mundur tė pėrmbushin detyrimin marrjes sė krediteve mbi kufirin minimal vjetor tė pėrcaktuar nga Qendra Kombėtare e Edukimit nė Vazhdim pėr vitin 2016. Dentist33 ka siguruar Raportin Vjetor nga QKEV i cili pasqyron statistikat mbi kreditimin e profesionistėve dhe aktivitet e zhvilluara pėr ta. 2016 ka qenė gjithashtu viti i nisjes sė certifikimit tė detyrueshėm pėr infermierėt, mamitė dhe ndihmės/farmacistėt, interesi i tė cilėve ka qenė pėrgjithėsisht i ulėt. Kėshtu pėr shembull 13.037 infermierė rezultojnė pa kredite, tė justifikuar edhe nga fakti se nuk janė zhvilluar aktivitete tė mjaftueshme pėr kėtė kategori dhe nuk ėshtė pėrcaktuar ende njė detyrim minimal vjetor kreditesh pėr ta.
Nga ana tjetėr QKEV nėnvizon se nė krahasim me 2015-n ka pasur njė rritje prej 33% tė numrit tė aktiviteteve tė akredituara dhe nė total janė 612 tė tilla. Pėr sa i takon  pėrmbushjes sė kėrkesave tė programit tė certifikimit vihet nė dukje se 1.548 mjekė, 757 stomatologė,  510 farmacistė figurojnė pa kredite tė regjistruara nė QKEV. Megjithatė ky numėr mund tė mos pasqyrojė gjendjen reale sepse shumė profesionistė merren me procesin e regjistrimit tė krediteve vetėm nė momentin e rinovimit tė lejes sė ushtrimit tė profesionit.
Njė nga shqetėsimet qė ngrihet nė raport ėshtė angazhimi i pakėt i institucioneve publike tė kujdesit shėndetėsor nė ofrimin e aktiviteteve tė edukimit nė vazhdim. "Konstatohet se drejtuesit e spitaleve dhe qendrave shėndetėsore ende nuk e perceptojnė nevojėn e investimit nė edukimin e personelit si njė investim nė cilėsinė e kujdesit shėndetėsor. Edhe pse qendrat shėndetėsore kanė njė detyrim kontraktual me FSDKSH pėr pėrdorimin e 1% tė buxhetit pėr edukimin nė vazhdim, ende shumica prej tyre nuk e zbatojnė kėtė detyrim", shkruhet nė raport.
Programi katėrvjeēar i certifikimit pėr mjekėt, farmacistėt dhe dentistėt e punėsuar nė sektorin publik dhe atė privat ka nisur nė vitin 2015 dhe pėrfundon nė 2018-n. Gjatė kėsaj periudhe secila kategori duhet tė mbledhė pėrkatėsisht 120 kredite (mjekėt), 60 kredite (farmacistėt dhe dentistėt). Ndėrsa infermierėt, mamitė dhe ndihmės/farmacistėt duhet tė grumbullojnė 40 kredite  nė total gjatė ciklit 2016-2019.



Analiza e profesionistėve Aktivė qė kanė marrė kredite

                                                              2015                                 2016

Stomatolog

1,845

1,795

Nėn Minimum  (1 - 5)

6

0%

43

2%

Mbi Minimum (5-15)

430

23%

883

50%

Mbi Rekomandim >15

1,409

76%

869

48%



Lexoni tė plotė Raportin Vjetor



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D