Ndėrhyrjet nė buzė: ja si tė ruajmė pamjen natyrale


|

| 11 Maj 2017 |

Ndėrhyrjet nė buzė: ja si tė ruajmė pamjen natyrale



Cili ėshtė kufiri midis buzėve tė bėra tėrheqėse nga kirurgu dhe buzėve qė duken hapur "tė bėra", aq sa duken jo natyrale? Njė pėrgjigje, tė paktėn parciale, pėr kėtė pyetje vjen nga njė studim i publikuar nė revistėn "Jama facial plastic surgery" nga Sang Kim, kirurg plastik nė Natural face clinics tė Syracuse (Usa) dhe Daniel Rousso i University of Alabama nė Birmingham (Usa).

"Janė gjithmonė e mė tė shumtė njerėzit qė i nėnshtrohen njė ndėrhyrje pėr tė modifikuar formėn e buzėve dhe ėshtė e rėndėsishme tė arrijmė tė kuptojmė se cili ėshtė perceptimi i pėrgjithshėm rreth rezultateve tė kėsaj ndėrhyrje" shpjegon Kim qė bashkė me kolegėt ka pėrfunduar njė sondazh me 98 pjesėmarrės, duke i kėrkuar atyre tė shikonin njė sėrė fotografish dhe tė tregonin se sa dhe cilat ishin tipologjitė e buzėve qė i dukeshin atyre jo natyrale ose tė trajtuara. Nga pėrgjigjet e pėrftuara nga pyetėsori kėrkuesin arritėn tė pėrcaktonin karakteristikat e buzėve qė i japin kėsaj pjese tė trupit njė pamje mė natyrale edhe pas njė "ndėrhyrje."

"Nė njė sintezė ekstreme, mund tė themi se ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr tė ruajtur pamjen natyrale tė buzėve ėshtė ruajtja e proporcioneve fillestare tė gojės duke shmangur, siē ndodh shumė shpesh, pėrdorimin e filler-it vetėm pėr buzėn e sipėrme" shprehet Kim, qė kujton se ka rėndėsi dhe respektimi i detajeve tė tjera kur ndėrhyhet nė nivel tė buzėve. Njė shembull mbi tė gjithė ėshtė konsideruar "harku i Kupidit", gropėza e vogėl midis buzės sė sipėrme dhe hundės, aq e rėndėsishme pėr tė pėrcaktuar formėn dhe shprehinė e buzėve dhe qė rrezikon tė modifikohet nė mėnyrė tė tepruar nė rastin e njė ndėrhyrje pak tė kujdesshme.

"Ėshtė interesante tė theksojmė se gjatė studimit janė shfaqur ndryshime nė perceptimin e pamjes sė buzės midis fashave tė ndryshme tė moshės" afirmon autori qė mė pas saktėson: "Mė tė rinjtė, ndoshta sepse janė mė tė mėsuar me kėtė lloj modeli estetik, kanė tendencėn qė tė tregohen mė tolerant pėr rritjen e volumit pėr buzėn e sipėrme." "Nuk harrojmė megjithatė se njė ndėrhyrje nė buzė mund tė ketė komplikime edhe pse tė rralla si pėr shembull, reaksion alergjik ndaj filler-it apo infeksione nė njėsinė e injektimit" komenton David Cangello, idel Lenox Hill Hospital and Manhattan Eye, Ear and Throat Hospital nė New York City.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 75 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D