"Po ju tregoj klinikėn!" Njė moment i rėndėsishėm, por jo gjithmonė i marrė nė konsideratė pėr besnikėrinė e raportit pacient - klinikė


|

| 14 Prill 2017 |

"Po ju tregoj klinikėn!" Njė moment i rėndėsishėm, por jo gjithmonė i marrė nė konsideratė pėr besnikėrinė e raportit pacient - klinikė



Pacienti, pėrgjithėsisht, nuk e di sesa punohet pėr shėrbimet qė ofrohen. Njeh paksa rėndėsinė e sterilizimit, por nuk njeh as metodat as vėshtirėsitė, ashtu siē nuk e di se cilėt janė personat qė "bėjnė xhiro" nėpėr klinikė dhe qė merren me shėndetin e tij.
Shpjegimi i roleve dhe titujve tė klinikės qė i pėrkasin skuadrės stomatologjike shėrben pėr t'i dhėnė garanci pacientit dhe pėr tė bėrė mė tė ndėrgjegjėsuar ekipin. Nė praktikėn klinike kemi verifikuar, me njė rritje tė pėrqindjes sė preventivėve tė pranuar, rėndėsinė e prezantimit tė pacientit me klinikėn, organizimin dhe ekipin e saj.


Cilėsia e shėrbimit tė perceptuar jepet nga mospėrputhja e pritshmėrive tė pacientit me elementėt qė asimilon gjatė kėtij rrugėtimi, seanca operative, koha qė i dedikohet, disponueshmėria e ekipit.
Asistenti/ja shoqėron pacientin nėpėr ambientet e klinikės duke nxjerrė nė pah pikat e forta: linjėn e sterilitetit, diplomat dhe kualifikimet e profesionistėve, sallėn e rrezeve, repartin e higjienės orale dhe punėn qė zhvillohet nė mėnyrė konstante pėr azhornimin.


Cilat janė pikat kryesore ku duhet tė insistohet?
1. Ekspozimi nė korridor i tė gjitha diplomave, kualifikimeve dhe specialiteteve tė ASO, higjienistėve dhe stomatologėve;
2. Akreditimi;
3. Linja e sterilitetit, duke evidentuar se cilėt persona e kryejnė dhe kur, testet e vlerėsimit tė autoklavave etj.;
4. Sallat operative, duke i treguar paketat e instrumenteve tė sterilizuara qė mbajnė etiketa qė tregojnė datėn, kohėn e skadencės etj.;
5. Sallėn e rrezeve duke i shpjeguar rėndėsinė e aparaturave dixhitale pėr tė reduktuar sasinė e rrezeve tė emetuara;
6. Sallėn e pritjes ku janė ekspozuar disa postera tė produkteve nga ekipi i klinikės qė tregon impenjimin qė kanė ata pėr pėrditėsimin e njohurive nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe formimin e tė gjithė skuadrės.
Nuk mjafton qė klinika tė jetė e bukur dhe mikpritėse. Kėnaqėsia e klientit varet nga perceptimi i cilėsisė dhe sigurisė qė i transmetojmė derisa mund tė ndjejė sesi pėr tė gjithė skuadrėn ėshtė i rėndėsishėm shėndeti i tij. Cilėsia ėshtė njė impenjim dhe njė investim i vazhdueshėm. Pėrfshirja e pacientit nė kėtė "vizitė tė drejtuar" tė shkurtėr ėshtė njė nga mėnyrat pėr tė zhvilluar kėto ndjesi.


Ashtu siē thotė profesor Carlo Guastamacchia: - Gjėrat e veēanta e bėjnė diferencėn.


Nėn kujdesin e: Cinzia Artoni dhe Maria Crupi, ASO tė certifikuara nė Regjionin e Lombardisė
Ky punim ka fituar ēmimin Alessandro Melli si Posteri mė i mirė gjatė Kongresit tė XXI COI-AIOG


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 79 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D