Legionella: asnjė rritje e riskut tė infektimit pėr stomatologėt. Rezultatet nga njė hetim amerikan


|

| 30 Mars 2017 |

Legionella: asnjė rritje e riskut tė infektimit pėr stomatologėt. Rezultatet nga njė hetim amerikan



Legionella ėshtė njė lloj bakteri aerob gram negativ nga i cili janė identifikuar mė shumė se 50 specie tė ndara nė 71 serotipe. Ėshtė agjenti etiologjik i legionelozės, njė sėmundje oportuniste qė prek mė shpesh personat e prekur nga sėmundje tė tjera sistemike ose me njė sistem imunitar tė dobėsuar nga mosha ose nga konsumimi i barnave. Legioneloza mund tė shfaqet qoftė si legioneloza e vėrtetė qoftė si njė formė e rėndė potencialisht vdekjeprurėse e pneumonisė ose si ethet Pontiac, ose me simptoma tė ngjashme me tė gripit. Nga rastet e legionelozės sė raportuar nga Qendrat pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve (CDC), 44% e rasteve kėrkonte terapi intensive dhe 9% kanė rezultuar vdekjeprurės.


Legionella ėshtė nė gjendje tė mbijetojė nė ujėra me temperatura tė ndryshme, pH tė ndryshėm, me pėrmbajtje tė ndryshme ushqyese dhe me nivele tė ndryshme oksigjeni, pra ėshtė e zakonshme si nė ambiente ujore natyrale si nė ato artificiale. Legioneloza merret nėpėrmjet frymėmarrjes ose inhalacionit tė aerosolit tė ujit tė kontaminuar. Nė fushėn stomatologjike njė varietet i pajisjeve dentare si frezat me shpejtėsi tė ulėt dhe tė lartė, instrumente me ultratinguj dhe shiringa me ujė tė atomizuar, prodhojnė aerosol me ujė tė bollshėm dhe konstant prandaj personeli stomatologjik mund tė jetė shumė i ekspozuar ndaj riskut tė infektimit nga Legioneloza. Rreth temės: "risku pėr t'u infektuar nga bakteri nė klinikėn stomatologjike", ka ngjallur njė debat tė gjerė qė ka arritur deri nė tavolinat ministrore duke pėrfshirė parandalimin nė klinikėn stomatologjike, ndėr kapitujt e udhėzimeve qė nuk janė publikuar akoma nė Fletoren Zyrtare.


Rezultatet e njė kėrkimi tė kryer pothuajse 3 dekada mė parė, kur kishte akoma sisteme dezinfektimi/sterilizimi shumė ndryshe nga kėto aktualėt , sugjeronin se risku pėr tė marrė infeksionin nga specia Legionella ndėr personelin dentar, ishte nga 2 nė 7 herė mė e lartė krahasuar me personat e zakonshėm qė nuk kishin kontakt nėpėrmjet punės me ambientet stomatologjike.


Por nė gjendjen aktuale ėshtė akoma kėshtu?
Njė studim amerikan i kohėve tė fundit i publikuar nė JADA mars 2017 trajton kėtė problematikė me objektivin primar tė pėrcaktimit tė prevalencės sė antitrupave tė Legionella pneumophila nė personat e pėrshirė nė fushėn stomatologjike nė Shtetet e Bashkuara dhe duke e krahasuar me prevalencėn nė njė grup personash qė nuk ishin profesionistė stomatologė nė gjendjen aktuale dhe tė zakonshme dhe nuk kishin praktikuar kurrė nė sektorin stomatologjik. Objektivi sekondar i studimit ka qenė ai i karakterizimit tė faktorėve tė riskut nga ekspozimi ndaj L. pneumophila.

Autorėt kanė pėrftuar tė dhėnat demografike dhe tė dhėnat rreth frekuentimit profesional tė fushave stomatologjike nėpėrmjet Programit vjetor tė depistimit tė American Dental Health Association me njė sondazh tė injektuar nė njė kampion popullsie duke filluar nga 2002 deri nė 2012.
Autorėt pra kanė marrė kampione serumi tė pėrftuar nga pjesėmarrėsit e pėrfshirė nė studim pėr tė kėrkuar antitrupat L. pneumophila.
Ndėr 5.431 pjesėmarrėsit, rreth 10% kanė rezultuar pozitivė ndaj L. pneumophila, pa ndryshime domethėnėse ndėrmjet stomatologėve dhe jo stomatologėve.
Pozicioni gjeografik ka rezultuar tė jetė i vetmi parashikues domethėnės i seropozitivitetit pa asnjė shtim tė riskut pėr tė qenė tė ekspozuar ndaj L. pneumophila qė lidhet me moshėn, racėn, seksin, vitet e praktikės stomatologjike, orėt e praktikės stomatologjike nė javė, pėrdorimin e barrierave tė mbrojtjes ose praktikat e kontrollit tė infeksioneve.
Nga tė dhėnat e kėtij studimi amerikan mund tė dalim nė pėrfundimin se tė punosh nė fushėn stomatologjike nuk rrit riskun qė tė ekspozohesh nga Legionella dhe qė sidoqoftė pėrdorimi i maskave apo mbrojtėseve akoma konsiderohet strategjia mė e mirė pėr tė eliminuar riskun.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Rates and predictors of exposure to Legionella pneumophila in the United States among dental practitioners Cameron G. Estrich; Stephen E. Gruninger; Ruth D. Lipman JADA marzo 2017 148(3)

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 70 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D