Cilėsia pėr tė mirėn e pacientit ėshtė e jona. Njė objektiv qė duhet ndjekur edhe nė momente krize, "receta" e Domenico Massironi


|

| 16 Mars 2017 |

Cilėsia pėr tė mirėn e pacientit ėshtė e jona. Njė objektiv qė duhet ndjekur edhe nė momente krize, "receta" e Domenico Massironi



Tė flasėsh pėr cilėsi do tė thotė tė hetosh anėn njerėzore dhe profesionale tė punės tonė si dentistė, aspekte qė lidhen midis tyre nga njė nyje e pandashme.
Kohėt e fundit kemi asistuar ndaj njė ndryshimi socio-ekonomik qė ka ndikuar dhe ka pėrmbysur atė qė ka qenė prej vitesh qasja stomatologjike ndaj pacientit.
Kjo "mėnyrė" e re pėr t'u realizuar, fryt i njė lloj pėrshtatje ku e shumė pėrmendura krizė ekonomike na ka ēuar, nėse nė njė moment tė parė na ka gjetur tė papėrgatitur dhe "humbės", nga ana tjetėr na ka lejuar qė tė shkojmė dhe tė kėrkojmė stimuj qė tė vazhdojmė tė garantojmė pėrsosmėrinė.
Lindja e klinikave "low cost" (me kosto tė ulėt), me tė cilat lidhet njė nivel operativ me tendencė mediokėr, pasi kursimi i vėrtetė nė terapi ndikon nė kohėn nė dispozicion pėr t'i kryer ato duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e mundshme ekonomike dhe aktuale nė brendėsi tė bėrthamės familjare, duke rezultuar pėr shumė njerėz njė zgjidhje pėr tė cilėn gėzojnė duke reduktuar sakrificat. 


Profesioni i dentistit, megjithatė, mbetet njė shkencė mjekėsore qė lidhet me vlerat e "bonus pater familiae", tė ankoruara pra nė njė sjellje me rėndėsi klinike dhe emocionale.
 Njihet mirė nė histori frika qė ka ngjallur gjithmonė figura e dentistit dhe pikėrisht nė respekt tė kėtyre dobėsive njerėzore duhet tė formulojmė terapi qė tė lidhen me njė mėnyrė rigoroze veprimi dhe nė tė njėjtėn kohė qė tė marrė parasysh nevojat reale tė pacientit.
Ėshtė folur shumė dhe vazhdon tė flitet pėr ndėrhyrje mini invazive: kjo nuk do tė thotė vetėm tė pėrgatisėsh dhėmbėt nė respekt biologjik tė indeve, qėllim i vlerėsueshėm dhe i nevojshėm do tė thoja, por edhe tė formulosh plane trajtimi efikase dhe kongruente "ad personam", duke konsideruar prognozėn si njė element thelbėsor vazhdimėsie: tė mbash nė kohė rezultatin e pėrftuar nė mėnyrė tė parashikueshme ėshtė nė fakt njė detyrė pėr tė cilėn profesioni na thėrret.


Nė kėtė panoramė etike dhe absolutisht tė pranueshme, kemi asistuar njėkohėsisht me rritjen dhe zhvillimin e teknologjive dixhitale nė fushėn stomatologjike dhe atė tė teknikėve dentarė qė kanė krijuar njė revolucion tė vėrtetė administrues dhe profesional. Kėto, nga ana tjetėr, janė bija tė kohėve dhe i kanė kaluar me shpejtėsi duke u pėrpjekur qė tė bėjnė operimin, nė tė njėjtin hap me ato qė janė sot avantazhet e tyre si, pėrdorimi i skanerit intraoral pėr tė zvogėluar shqetėsimet e pacientit nė marrjen e gjurmėve dhe sistemet CAD/CAM nė realizimin e manifakturave me vlerė tė lartė estetike.
Nėse nga njėra anė tė jesh i azhornuar dhe kompetent mbi dentistrinė e bazuar nė prova pėrfaqėson akoma njė itinerar tė detyruar nė terapi, nga ana tjetėr nuk ėshtė shumė e mjaftueshme pėr tė ruajtur kostot operative dhe administrative tė pėrballueshme dhe qė i pėrkasin si kategorisė sė stomatologjisė si asaj tė odontoteknikės. Pėr kėtė arsye janė bėrė tė nevojshme investime dhe azhornime nė ēdo sektor tė administrimit tė klinikės stomatologjike dhe tė laboratorit duke sjellė teknologji thjeshtuese qė shumė shpesh janė dėshmuar edhe pak cilėsore dhe adekuate ndaj vėshtirėsive tė veēanta qė sfera orale na propozon.


Nė kėtė revolucion teknologjik kemi asistuar gjithmonė e mė shumė ndaj njė humbje tė bashkėveprimit dhe tė njė lidhje midis dy kategorive, dentist-teknik dentar, tė impenjuara gjithmonė nė zgjidhjen e kėtyre vėshtirėsive. Nė fakt shumė nga zgjidhjet dixhitale dhe tė makinerive inovative kanė nevojė pėr njė pagesė mbėshtetėse dentare por qė del pak nga faktori njerėzor dhe futet mė shumė nė specifikėn e pėrshtatshmėrive tė sistemeve tė blerjes dhe administrimit duke vėnė nė vėshtirėsi tė madhe kategorinė e vetė teknikėve dentarė qė shpesh nuk kanė forcėn ekonomike pėr tė kėnaqur planet e investimit qė kėto teknologji inovative kėrkojnė.
Problem ky qė po bėhet gjithmonė e mė i madh dhe qė ka si efekt zhdukjen e laboratorėve artizanalė me njė profesionalizėm tė lartė pėr t'i lėnė hapėsirė realitetit tė laboratorėve tė komanduar dhe administruar me menaxhim industrial qė nuk marrin parasysh kompleksitetin nė prodhimin e manifakturave protetike jo vetėm me rekuizite estetike por mbi tė gjitha funksionale dhe me precizion.
Ky izolim i kompetencave dhe i profesionalizmit sė pari nė teknologji dhe nė mbėshtetje tė faktorit njerėzor si efekt sekondar ka ēuar nė specifikėn e eliminimit, pėr tė mos thėnė nė reduktimin nė mėnyrė drastike tė ndėrhyrjes sė teknikut dentar nė procedura, duke preferuar njė administrim Chair Side me sistem realizimi tė manifakturave drejtpėrdrejt nė klinikė pa u drejtuar drejt tė komplikuarave ose mė mirė atyre qė tashmė konsiderohen procedura komplekse gjysmė artizanale.
Nė kėtė qasje kemi tentuar tė mendojmė pėr terapitė mė shumė nga pikėpamja menaxheriale dhe e bilancit qė me cilėsinė e nevojshme ėshtė thelbėsore nė punėn tonė, pėr sa i pėrket pėrgjegjėsive tė sferės ndėrpersonale dhe tė marrėdhėnies.


Nė kėtė thjeshtėzim socio-kulturor me tendencė ndaj pėrfitimin si qėllim primar mund tė identifikojmė efektin e dytė dhe kryesor tė kėtij aspekti pra pėrqendrimin nė qendra tė mėdha terapie me cilėsi tė ulėt dhe pak tė pėrshtatshme pėr tė kėnaqur kėrkesat e mėdha dhe gjithnjė nė rritje tė pacientėve tanė.
Pėr kėtė arsye mendojmė tė rėndėsishme dhe absolutisht tė nevojshme tė marrim plotėsisht nė dorė qasjen e cilėsisė si kusht thelbėsor nė diagnozė dhe nė prognozė pasi vetėm kėshtu mund tė jemi adekuatė ndaj standardeve qė shumė shpesh realiteti virtual na tregon si tė mundshme dhe absolutisht tė dėshirueshme por qė bėhen tė realizueshme vetėm nė njė kontekst tė pėrsosmėrisė.
Nė kėtė kėndvėshtrim duhet tė fillojmė tė kujdesemi pėr pacientin nė mėnyrė globale dhe tė shikojmė nė ēdo pacient kontekstin nė tė cilin jeton, tė dėgjojmė kėrkesat e tij dhe ta drejtojmė me mjetet qė njohim dhe qė kemi pėr trajtimin terapeutik mė tė mirė pėr gojėn e tij, duhet ta edukojmė pėr vendosjen e njė funksioni tė mirė qė ndiqet mė pas nga estetika.


Kjo nė fakt ėshtė vetėm shtojca "e famshme" e njė rrugėtimi terapeutik funksional me saktėsi dhe precizion, nė mbrojtje dhe kujdes tė shėndetit tė pėrgjithshėm tė ambientit nė tė cilin thėrritet pėr tė operuar, me qėllim pėrftimin e njė rehabilitimi qė konsideron shėndetin si e mira primare e kujdesit.
Raporti midis dentistit dhe pacientit si ai qė ndodh nė degėt e tjera tė mjekėsisė, lind nga besimi dhe nė emėr tė kėsaj ndjenje fisnike duhet tė bėjmė qė duart, koka dhe zemra tė konvergojnė.
Pra tė mendosh pėr tė mirėn e pacientit para tė mirės tėnde. Tė gjithė tė tjerat do tė vijnė edhe nė kohė krize.

 
Domenico Massironi: Mjek kirurg, specialist nė Odonto-stomatologji. Autor i shumė librave dedikuar precizionit dhe estetikės dentare, mban konferenca dhe kurse nė tė gjithė botėn ku prezanton metodėn ė tij tė punės. Anėtar aktiv nė EAED (Akademia Evropiane e Estetikės Dentare); Anėtar aktiv nė AMED (Shoqėria Amerikane e Mikroskopisė); Diplomat ICOI (Shoqėria Amerikane e Implantologjisė).
 
Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 102 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D