Humbjet e jetės nė stomatologji, tė rralla por tė mundshme. Njė rishikim amerikan ka vlerėsuar shpeshtėsinė dhe shkaqet


|

| 18 Janar 2017 |

Humbjet e jetės nė stomatologji, tė rralla por tė mundshme. Njė rishikim amerikan ka vlerėsuar shpeshtėsinė dhe shkaqet



Nė fushėn stomatologjike shpesh mund tė ndodhė qė tė verifikohen incidente dhe komplikime qė lidhen me shėndetin e pacientit ose me gabime tė profesionistit, rrallė herė mund tė ndodhin efekte anėsore aq sa tė ēojnė nė humbjen e jetės sė pacientit.
Por cilėt janė faktorėt qė lidhen me humbjen e jetės sė pacientit qė i nėnshtrohet kurave stomatologjike?
Nė njė rishikim sistematik tė publikuar nė "Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol" tė shkurtit 2017 hetohet dhe analizohet pikėrisht kjo.


Rishikimi sistematik i literaturės ėshtė kryer pranė Universitetit tė Kentucky Medical Center (Lexington, KY) mbi bazėn e njė kėrkimi elektronik me PubMed, Dental and Oral Sciences Source (DOSS), Web of Science dhe Cochrane database (nga 1960 deri nė tetor 2015).
Nė rishikim janė pėrfshirė vetėm artikujt qė kanė raportuar humbjet e jetės te pacientėt brenda 90 ditėsh nga seanca stomatologjike nė klinikė ose nė ambiente spitalore, me ekzekutim tė procedurave dentare dhe vetėm nėse kishte tė dhėna tė sakta nė kartelė rreth moshės sė pacientit, injektimit tė anestezisė, procedurės dentare tė kryer dhe informacione qė kishin tė bėnin me shkakun dhe orėn e vdekjes.


Janė pėrjashtuar nė fakt nga rishikimi artikuj editorialė, letra, udhėzime dhe studime mbi kafshėt, artikuj qė pėrfshinin pacientėt me infeksione qė kishin tė bėnin me rajonin kokė dhe qafė, me endokardit infektiv ose patologji malinje qė kanė tė bėjnė me kokėn dhe qafėn tė pranishme qė nga seanca e parė stomatologjike. Janė pėrjashtuar mė pas artikujt qė kishin tė bėnin me raste me infeksione tė transmetuara ose potencialisht tė transmetuara te pacienti nga personeli stomatologjik, rastet qė kishin tė bėnin me trauma oro-faciale (p.sh. Fraktura kockore) tė verifikuara para vizitės stomatologjike dhe rastet nė tė cilat procedurat ishin konsideruar jashtė fushės stomatologjike (p.sh. Rastet e osteotomisė, kirurgjisė ortognatike, trajtimi me operim pėr tumoret malinje tė kokės dhe qafės, trakeotomia ose rikonstruksioni i pjesėve tė kokės dhe qafės).
Nė vijim tė kėrkimit nė baza tė dhėnash janė evidentuar dhe analizuar 56 publikime tė pėrshtatshme, qė pėrfshijnė studime retrospektive dhe raporte tė rasteve nga tė cilat janė shfaqur 148 ngjarje me humbje tė jetės. Mesatarisht janė sinjalizuar 2,6 humbje jete nė vit.


Shkaku kryesor i humbjeve tė jetės ka rezultuar tė jetė i lidhur me komplikime qė kanė tė bėjnė me anestezinė / sedacionin / medikamentet (n = 70). Mė pas vijnė shkaqet qė lidhen me ngjarjet kardiovaskulare (n = 31), infeksionet (n = 19), komplikimet respiratore (n = 18), gjakrrjedhja (n = 5) dhe tė tjera (n = 5). Janė hasur gjithashtu lidhje domethėnėse midis humbjes sė jetės dhe moshės sė pacientit tė trajtuar (P <.0001), ashpėrsia e sėmundjes (p <.02), qėndrueshmėria e sėmundjes (P <.006), karakteristikat dentare (p <.05), niveli i njohjes / sedacionit (P <.02) dhe drogat e mundshme tė marra nga pacienti (P <.03).
Ėshtė e mundur qė nga ana e stomatologut tė pėrftohet parandalimi i kėtyre fatkeqėsive nėpėrmjet njė vlerėsimi korrekt dhe zbulimit tė pacientėve me risk pėr patologji sistemike dhe karakteristika fizike nė mėnyrė qė tė mund tė pėrmirėsojmė menaxhimin e riskut nga ana e mjekut.


Kėshilla e autorit ėshtė ajo qė tė stabilizohet njė sistem pikėzimi i thjeshtė qė mund tė grupojė pacientėt nė kategori (nė bazė tė riskut, riskut tė mesėm dhe riskut tė lartė) pėr tė parashikuar riskun e rezultateve negative.
Njė sistem i tillė pikėzimi ose liste kontrolli, nėse bėhet i vlefshėm, mund tė integrohet me udhėzimet praktike dhe mund tė rezultojė tė jetė njė ndihmesė e madhe pėr tė reduktuar vdekshmėrinė nė stomatologji nė tė ardhmen.

Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore e Odontoiatria33.

Bibliografia:
Death related to dental treatment: a systematic review Nathan G. Reuter, Philip M. Westgate, Mark Ingram, e Craig S. Miller Oral Surg Oral Med Oral Pathol Oral Radiol Feb 2017;123:194-204



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 82 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D