Edra Academy, formim dhe argėtim nė njė paketė tė vetme


|

| 6 Dhjetor 2016 |

Edra Academy, formim dhe argėtim nė njė paketė tė vetme



Edra, ofruesi zyrtar i kurseve tė edukimit tė vazhdueshėm nė mjekėsi, i njohur nga Ministria e Shėndetėsisė nė Itali, vjen me njė propozim inovativ pėr mjekėt stomatologė tė Europės, i vlefshėm edhe pėr stomatologėt nė Shqipėri. "Implantology"  dhe "Endodontics Basic Principles and up-to-date solutions" janė dy kurset rezidenciale disa-ditore qė do tė zhvillohen nė Milano, ku pjesėmarrėsit do tė kenė mundėsi jo vetėm tė pėrditėsojnė njohuritė e tyre por edhe tė shijojnė kulturėn dhe ushqimin italian. Pėr tė gjithė tė interesuarit mė poshtė ju japim detajet.
Fillimisht mund tė regjistroheni nė platformėn Edra Academy dhe tė konsultoheni me tė dhėnat e organizmit tė secilit kurs. Kėshtu pėr "Implatology" afati i fundit i regjistrimit ėshtė 10 shkurti 2017, ndėrsa datat e realizimit tė kursit janė 13 - 17 mars 2017. Pėr "Endodontics Basic Principles and up-to-date solutions" afati i fundit i regjistrimit ėshtė 21 prilli 2017, ndėrsa datat e zhvillimit janė 22 - 26 maj 2017. Tė dyja aktivitetet do tė organizohen nė Departamentin e Stomatologjisė nė Universitetin e Milanos dhe nė paketat e ofruara pėr mjekėt stomatologė veē pjesėmarrjes nė kurs dhe lėshimit tė certifikatės, pėrfshihet edhe akomodimi, transporti nga hoteli te universiteti dhe vaktet e ngrėnies nė hotel.

Edra, e cila ėshtė partnere me shoqatat shkencore dhe universitetet mė tė mira nė botė, ka njė eksperiencė shumė vjeēare nė trajnimet profesionale duke ofruar kurset shkencore mė tė kualifikuara dhe elitare. Cilėsia e lartė vjen nga vlerėsimi i nevojave profesionale, sot dentistėt duhet tė ndjekin specializime dhe tė arrijnė objektiva profesionale nė programe ku trupėzohen teoria, ushtrimet praktike dhe aktivitetet konkrete. Pėrgjegjėsit shkencorė janė ndėr mė prestigjiozėt nė nivel ndėrkombėtar. Pėr Implantologjinė ėshtė Dr. Diego Lops, autor i mbi 30 publikimeve dhe recensioneve, ndėrsa pėr Endodoncinė, Massimo Gagliani, prof.asoc. nė Universitetin e Milanos qė nga viti 1993 dhe kryeredaktor i revistės "Italian Journal of Endodontology".
Qėllimi i kursit "Implantology" ėshtė qė t'ju sigurojė pjesėmarrėsve njė kuptim tė plotė asaj se si dhe kur implantologjia duhet tė jetė njė zgjedhje nė trajtimin e pacientėve. Kursi mbėshtetet nė njė pasqyrė tė parimeve themelore tė implantologjisė dhe osteo-integrimit, qė  pasohet nga vlerėsimi i pacientit me teknikat mė tė avancuara diagnostikuese. 
Njė qasje gjithėpėrfshirėse prezanton edhe kursi i dytė mbi endodoncinė, e cila ėshtė njė disiplinė nė transformim tė vazhdueshėm me pėrfshirjen nė praktikėn klinike tė pajisjeve tė reja dhe mjeteve diagnostikuese. Pėrmirėsimi i file-ve rrotulluese endodontike dhe silantėt e rinj biokompatibėl janė dy nga konceptet e shumta nė optikėn e trajtimit tė kanaleve tė rrėnjėve. Procedurat novatore e bėjnė trajtimin endodontik mė tė realizueshėm e tė riprodhueshėm pėr praktikantėt e pėrgjithshme, duke rritur cilėsinė mesatare tė terapive tė ofruara. Zbuloni mė shumė nė www.edracademy.com



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 71 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D