YouTube si burim informacioni pėr pacientėt: instrument efikas por jo gjithmonė i saktė. Eksperienca pėrtej kufijve


|

| 5 Dhjetor 2016 |

YouTube si burim informacioni pėr pacientėt: instrument efikas por jo gjithmonė i saktė. Eksperienca pėrtej kufijve



Platforma YouTube po bėhet edhe nė Itali njė mjet i rėndėsishėm pėr tė dialoguar me pacientėt qoftė pėr dentistė tė veēantė qoftė pėr sindikatat dhe shoqėritė shkencore. SIdP prej kohėsh po pėrdor web-in dhe rrjetet sociale pėr tė promovuar mesazhet e veta qė kanė si qėllim shėndetin oral, ashtu si AIOP, ANDI dhe tė tjerė. Tani pėr tani nuk ėshtė akoma e mundur tė bėhet njė analizė mbi rezultatet e kėtyre aktiviteteve, ndoshta duke i krahasuar me mjete tė tjera informative dhe duke vlerėsuar edhe raportin kosto-pėrfitim. Ana tjetėr e medaljes janė nė fakt shumė informacione false, qė lidhen edhe me shėndetin, tė pėrhapura nėpėrmjet kėtyre instrumenteve.
Nė shtypin shkencor janė tė pranishėm punime qė kanė kėrkuar tė analizojnė kėtė instrument.
Dy artikuj, njė i firmosur nga njė ekip holandez i Universitetit tė Groningen, ndėrsa tjetri nga kėrkuesit e Universitetit tė Jordanisė nė Amman nė bashkėpunim me njė koleg tė Universitetit College of London: janė publikuar nė tė njėjtin numėr tė Oral Diseases, duke analizuar edhe potencialitetin e YouTube si burim informacioni, respektivisht pėr Sindromėn e Sijögren edhe pėr tumoret e zgavrės orale.


Interneti ėshtė rritur vitet e fundit derisa ėshtė bėrė njė ndėr burimet mė kryesore tė marrjes sė informacioneve mjekėsore, qoftė pėr pacientėt qoftė pėr profesionistėt e shėndetėsisė. Nė Shtetet e Bashkuara, qė shpesh  janė pararendės nė pėrdorimin e teknologjive tė reja, mė shumė se 7 nga 10 adultė kishin bėrė kėrkime nė internet pėr tė marrė informacion lidhur me shėndetin. Ndėrkohė, YouTube pohohet si platforma mė popullore pėr shikimin dhe shpėrndarjen e videove, me mbi 1 miliard persona qė futen nė kėtė website dhe 300 orė me materiale tė reja tė videove tė ngarkuara ēdo minutė.
Nė bazė tė vlerėsimeve tė Alexa mbi trafikun e Internetit, YouTube ėshtė klasifikuar nė vendin e tretė, pas Google dhe Facebook, si burime pėr numrin mė tė madh tė akseseve dhe tė personave qė kėrkojnė materiale. Megjithatė, njė rishikim i fundit sistematik i videove me temėn shėndetėsore tė pranishme nė YouTube, ka zbuluar bollėkun e informacioneve tė pasakta, pėr mė shumė tė tipit anekdotike, qė kundėrshtojnė standartet e vendosura dhe tė pranuara nga komuniteti shkencor.


Duke pasur parasysh kėtė skenar, kėrkuesit holandezė kanė kryer njė kėrkim elektronik botėror mbi YouTube pėr "sindromėn Sjögren". Pasi janė pėrjashtuar videot dopjo, ato tė parėndėsishme dhe ato nė gjuhė tė ndryshme nga anglishtja, kanė mbetur 70 tė dobishme pėr tė kryer analizėn e synuar, nėpėrmjet njė klasifikimi qė i kanė ndarė nė "tė dobishėm", "ēorientues" dhe "eksperienca personale". Cilėsia e videove tė seleksionuara ėshtė matur sipas shkallės Gqs (Global quality scale): videot e dobishme janė kontrolluar dhe vlerėsuar pėrsa i pėrket besueshmėrisė dhe lehtėsisė pėr tu kuptuar nėpėrmjet njė shkalle me 5 vlera; janė ekzaminuar mė pas videot e gjykuara si ēorientuese dhe ato qė kanė ardhur si fryt i eksperiencave personale tė pacientėve.
Ka rezultuar qė videot efektivisht tė dobishme janė maxhoranca, por e kalojnė pak gjysmėn (51,5%) dhe cilėsia dhe kuptueshmėria tyre ėshtė mesatare (vlera 2.5 nga 5); 40% vjen nga historitė personale tė pacientėve, por shqetėsuese mė sė shumti janė 8,6% e videove qė pėrfshijnė informacione ēorientuese: gabimet mė tė shpeshta kanė tė bėjnė me etimologjinė por edhe me trajtimin, duke sjellė risqe tė dukshme pėr ata qė vendosin tė ndjekin kėto kėshilla.


Kėrkimi i studiuesve jordanez ka qenė shumė i ngjashėm: kėtė herė fjalėt kyēe pėr kėrkimin nė YouTube kanė qenė "oral cancer" dhe "mouth cancer" dhe videot janė ekzaminuar nė mėnyrė tė pavarur nga tre kėrkuesit pėr njė vlerėsim tė dobishmėrisė sė tyre nė promovimin e njė individualizimi tė hershėm tė tumoreve tė zgavrės sė gojės. Janė identifikuar 188, prej tė cilave 152 i ofrojnė pacientit informacione, ndėrsa 36 janė dėshmi personale. Shkalla e dobishmėrisė sė pėrgjithshme ėshtė gjykuar e ulėt (3,56 sipas shkallės nga 0-10). Ashtu siē parashikohej, videot e ngarkuara nga pėrdorues tė veēantė janė me cilėsi mė tė ulėt nė krahasim me ato qė janė futur nga organizata personale.
Pėrfundimet e autorėve tė dy studimeve janė shumė tė ngjashme dhe bėjnė thirrje pėr pėrgjegjshmėrinė e organizatave profesionale dhe tė profesionistėve tė shėndetėsisė, duke pėrfshirė stomatologėt, pėr tė pėrmirėsuar pėrmbajtjen e pranishme nė YouTube dhe mbi tė gjitha rekomandojnė tė diskutohet me pacientėt, duke i orientuar drejt burimeve informuese mė tė besueshme.


Adelmo Calatroni


Delli K, Livas C, Vissink A, Spijkervet F. Is YouTube useful as a source of information for Sjögren's syndrome? Oral Dis. 2016 Apr;22(3):196-201. Hassona Y, Taimeh D, Marahleh A, Scully C. YouTube as a source of information on mouth (oral) cancer. Oral Dis. 2016 Apr;22(3):202-8.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 68 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D