Fotografimi nė laboratorin e teknikut tė dhėmbėve. 5 aspektet qė duhen marrė nė konsideratė


|

| 12 Tetor 2016 |

Fotografimi nė laboratorin e teknikut tė dhėmbėve. 5 aspektet qė duhen marrė nė konsideratė



Komunikimi nėpėrmjet imazheve dhe mjeteve tė reja mediatike ėshtė njė mundėsi qė nuk duhet tė nėnvlerėsohet nga tekniku i dhėmbėve. Nė tė kundėrt fotografia duhet tė konsiderohet si njė mėnyrė vėrtetė e dobishme nė rritjen profesionale, nė komunikimin nė brendėsi tė Ekipit tė punės dhe pėr promovimin e aktivitetit nė veprimet e marketingut.
Por ku konsiston realizimi i njė fotografie tė mirė? Cilat janė mėnyrat teknologjike qė kemi sot nė dispozicion? Por mbi tė gjitha, pėr tė realizuar njė fotografi tė mirė nė rutinėn e pėrditshme ėshtė e nevojshme tė bėhesh fotograf ekspert?
Fatmirėsisht mund tė themi qė nuk ėshtė e nevojshme, por ėshtė e rėndėsishme tė mėsojmė njohuritė teknike tė dobishme pėr tė pėrdorur teknologjitė e reja nė favorin tonė.
Pėr ta bėrė fotografinė tė praktikueshme nė aktivitetin e pėrditshėm tė njė laboratori ėshtė themelore tė evitohet qė kjo praktikė tė bėhet njė problem. Si duhet t'ja bėjmė?

Ėshtė shumė e thjeshtė, ekzistojnė sisteme tė ndryshme pėr tė optimizuar dokumentacionin fotografik nė laborator por kėtu, pėr ta thjeshtėsuar, mund ta pėrmbledhim nė 5 rregulla bazė:
1. Punimi protetik ėshtė krijim unik, ėshtė i kondensuar nga njohuritė, nga eksperienca, nga shkathtėsia e duarve dhe nga kapaciteti krijues i teknikut tė dhėmbėve. Kėto koncepte mund t'i pėrmbledhim thjesht me dy fjalė: profesionalitet dhe pasion. Imazhi i punės personale duhet tė konsiderohet njė kartėvizitė e vėrtetė. Objekti, me ēfarėdo lloj materiali qė ėshtė punuar, duhet tė fotografohet nė mėnyrė tė tillė qė tė rezultojė saktėsisht ashtu siē ėshtė realizuar nga tekniku i dhėmbėve. Njė element nė qeramikė apo njė protezė totale janė skulptura tė vogla tė pasura me detaje tė veēanta qė nuk duhet tė humbasin gjatė riprodhimit fotografik. Njė imazh me cilėsi tė dobėt nuk nxjerr nė pah cilėsinė e punimit dhe mbi tė gjitha, penalizon imazhin profesional tė profesionistit.
2. Njohja e fotokamerės qė pėrdor ėshtė baza pėr tė arritur rezultate tė kėnaqshme. Aparatet fotografike tė kohėve tė fundit janė nė gjendje tė riprodhojnė me saktėsi ngjyrat dhe detajet e objekteve. Duhet tė mėsojmė bazat e fotografisė pėr tė menaxhuar shkrepjen fotografike ashtu siē dėshirojmė.
3. Gjithnjė ėshtė thėnė qė "koha ėshtė flori", nė realitet ėshtė e vėrtetė, nė ditėt e sotme mė shumė se kurrė. Optimizmi i kohės qė i duhet dedikuar fotografisė ėshtė themelor qė tė mos bėhet vetė fotografia njė problem dhe jo njė avantazh. Sot ėshtė e mundur tė krijojmė njė kėnd fotografik, edhe tė vogėl, nė laboratorin tonė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė e mundur tė reduktohen kohėt e organizimit tė seteve fotografike dhe tė bėhet e riprodhueshme cilėsia e imazheve tona, ēdo herė qė dėshirohet tė dokumentohet njė punim.
4. Drita ėshtė baza e fotografisė, mėsimi i shpėrndarjes sė njė ndriēimi tė saktė ėshtė themelor. Sot ekzistojnė teknika tė ndryshme pėr tė ndriēuar objektin me saktėsi, nga sistemet e blicit deri te burimet e vazhdueshme tė dritės, ka produkte tė pėrshtatshme sipas kėrkesave personale. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė sesi tė shpėrndajmė burimet e dritės, nė bazė tė asaj qė duam tė nxjerrim nė pah, nė objektin tonė. Njė imazh i nėnekspozuar, domethėnė pak i ndriēuar, mund tė penalizojė cilėsinė e punės sonė, duke e bėrė tė vėshtirė perceptimin viziv tė detajeve dhe ngjyrave tė punimit protetik.
5. Objekti duhet tė vihet nė dukje duke pėrdorur sfonde tė pėrshtatshme me tipologjinė e materialit tė pėrdorur pėr punimin protetik. Sfondi, sipas ngjyrės dhe strukturės sė punimit mund tė pėrqendrojė ose jo vėmendjen e vėzhguesit mbi vetė objektin. Pėrveē kėsaj njė zgjidhje e pėrshtatshme e sfondit mund t'i japė imazhit tonė njė aspekt elegant dhe mė tė kėnaqshėm pėr t'u parė.


Ndryshe nga njė dekadė mė parė, sot, komunikimi i profesionalitetit tonė ėshtė shumė mė i thjeshtė dhe i menjėhershėm. Mjafton tė njihen teknikat dhe fotografitė tona mund tė pėrmirėsojnė imazhin tonė profesional.


Nėn kujdesin e: Alessandro Tiraboschi, referues i projektit (Canon Digital Photo Dental Education)


Nė vijim janė disa shembuj tė fotografisė sė teknikėve tė dhėmbėve:






Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 83 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D