Objektivat e biznesit tė njė klinike dentare. Ja cilat janė fazat pėr t'i pėrkufizuar


|

| 28 Shtator 2016 |

Objektivat e biznesit tė njė klinike dentare. Ja cilat janė fazat pėr t'i pėrkufizuar



Ėshtė pėr t'u habitur sesi dentistėt, qė janė mėsuar tė vendosin objektiva pėr t'u kujdesur pėr pacientėt e tyre, janė tė ēorientuar pėrballė pėrkufizimit tė objektivave tė tyre tė biznesit.
Ēdo herė qė thėrriten pėr tė gjetur njė ose mė shumė zgjidhje pėr tė trajtuar pacientin, e dinė shumė mirė se cilat janė kriteret e objektivave qė duhet tė kenė parasysh.


POZITIV DHE SPECIFIK: Dentistėt synojnė shėndetin dhe jo lehtėsimin nga simptoma. Parashikojnė shėrbime tė sakta pėr ēdo dhėmb ose ind, parashikojnė sekuencėn kur duhet t'i kryejnė, kėrkojnė preēizionin maksimal tė mundshėm pėr ēdo shėrbim, zgjedhin cilėsinė e materialit dhe tė instrumenteve tė nevojshme pėr tė arritur objektivin e tyre tė kujdesit dhe e pėrfundojnė nė njė kohė tė pėrcaktuar.


I MATSHĖM: Dentistėt matin gjithēka qė ėshtė e mundur, pėr tė vendosur "shkencėrisht" arritjen e objektivit terapeutik. Janė nė pėrputhje me udhėzimet dhe ndjekin protokolle terapeutike tė vendosur nga shoqėritė shkencore. Fotografi, radiografi, harta, hetime, dokumentojnė gjithēka nė fillim tė trajtimit dhe matin me pėrpikėri objektivat e arritur.


TĖ KĖNAQSHĖM DHE TĖ RĖNDĖSISHĖM: Kėnaqėsia vjen nga rrjedha e trajtimit tė vendosur me pacientin dhe nga balancimi i kujdesshėm i kostove dhe pėrfitimeve qė priten. Vjen gjithashtu nga niveli i kompleksitetit qė arrin tė zgjidhė dhe nga kėnaqėsia e shprehur nga pacienti nė fund tė trajtimit. Ēdo pacient ėshtė i rėndėsishėm, aq sa planifikimi pėr tė strukturuar plane trajtimi ėshtė i njėjtė, qoftė nėse flitet pėr raste me njė nivel tė ulėt kompleksiteti, qoftė nėse flitet pėr njė nivel tė lartė kompleksiteti.


PĖRKOHĖSISHT I PĖRCAKTUAR: Ēdo plan trajtimi ka njė fillim, faza, sekuenca terapeutike dhe njė fund, qė ndjek njė plan monitorimi pėr tė verifikuar qėndrueshmėrinė e rezultatit tė arritur dhe mbajtjen e trajtimit tė pacientit.
Profesionistė tė ndryshėm tė habisin me preēizionin dhe nivelin e profesionalitetit me tė cilin pėrballojnė ēdo rast.
Nė tė njėjtėn mėnyrė, pėrballojnė formimin e tyre profesional: identifikojnė fushat qė kanė me pasion, identifikojnė rrugėn e tyre formuese post diplomim dhe vazhdojnė me kėmbėngulje dhe me investime tė rėndėsishme objektivin e tyre personal tė formimit.


Ndėrsa kur bėhet fjalė pėr objektivat e biznesit.... vihen nė dukje shumė mė pak nga efikasiteti dhe eficenca e tyre. Edhe pse kriteret e objektivave tė biznesit janė tė njėjtė me kriteret dhe objektivat e trajtimin, punojnė shumė pėr tė pėrkthyer konceptet dhe metodėn pėr t'i arritur. Disa kėrkojnė ndihmė, sepse e kuptojnė qė kanė perceptuar problemin por nuk kanė mundur ta identifikojnė me saktėsi, tė tjerė "shkarkojnė" nė sistemin e klinikės problemin e mungesės sė objektivave tė qarta, duke pretenduar qė tė zgjidhen, pa dhėnė indikacione tė sakta, pa saktėsuar kufizimet brenda tė cilave duhet vepruar, pa dhėnė burimet, mjetet ose mėnyrat e reja pėr tė pėrballuar ndryshimin e nevojshėm.
Profesionisti ideal pėr tė patur njė ndihmė nė pėrkufizimin e objektivave tė veta ėshtė trajner, qė posedon dijet, aftėsitė dhe teknikat e coaching (trajnimit) tė nevojshme pėr tė mbėshtetur nė kėtė proces delikat dhe themelor.


3 janė fazat e nevojshme pėr tė identifikuar objektivat:
Faza e parė ėshtė njė takim nė tė cilin trajneri, i barabartė me dentistin nė vizitėn e parė, grumbullon sa mė shumė informacione tė jetė e mundur mbi situatėn, njė farė "anamneze familjare" pėr tė identifikuar situatat e trashėguara, (personeli ndihmues ose bashkėpunėtorėt, sjelljet ose vlerat), situatat kontagioze (zakone tė kėqija, procese tė koklavitura, organizim pak i strukturuar) dhe situatat e normalitetit (drejtuesit e perceptuar, drejtuesit e vėnė nė zbatim, vlera tė pa shpėrndara, detyra dhe punė pak tė qarta). Mė pas vijon njė farė "Anamneze fiziologjike", gjendja aktuale e gjėrave, evoluimi dhe dinamikat e tyre, arsyet qė e kanė sjellė klinikėn nė gjendjen qė ėshtė sot dhe mbyllet me njė farė "anamneze patologjike shumė tė largėt" e ngjarjeve tė sėmundjes, (probleme dhe kufizime qė kanė kushtėzuar klinikėn qė nga origjina ose qė kanė kushtėzuar zhvillimin) qė vazhdojnė ende ose qė janė kaluar.

Faza e dytė ėshtė pėrpunimi qė trajneri i bėn informacioneve tė grumbulluara. Ashtu si klinika nė fjalė, trajneri si dentist, pėrqendrohet nė vėnien e rendit tė informacioneve. Mbėshtet dentistin nė pėrkufizimin e objektivit tė biznesit, pėrcakton me saktėsi gjendjen e nisjes, identifikon opsionet e mundshme, treguesin e prioritetit tė veprimeve, kufizime tė mundshme ekzistuese dhe bėn tė mundur qė dentisti tė pėrkufizojė objektivin e biznesit dhe imagjinon njė plan veprimi.

Faza e tretė ėshtė njė takim verifikimi, rreth njė muaj pas takimit tė parė, nė tė cilin testohet qėndrueshmėria e objektivit tė identifikuar, verifikohet prioriteti i veprimeve tė vėna nė veprim dhe maten sesa veprime janė ndėrmarrė pėr tė kuptuar nėse dentisti ėshtė nė gjendje tė procedojė i vetėm nė planin strategjik tė imagjinuar ose nėse ka nevojė pėr njė mbėshtetje.


Trajnimi ėshtė njė aftėsi qė krijon kushtet ideale pėr ndryshimin, liron potencialin e personit, ndihmon pėr tė identifikuar rrugėn e instrumenteve dhe mėnyrat e nevojshme pėr tė vazhduar nga statusi aktual nė statusin e dėshiruar. Pasi janė qartėsuar objektivat e biznesit mund tė lindė nevoja pėr tė pasur instrumente dhe mėnyra, por kėto janė fusha tė konsulencės sė kompanisė.


Duke pasur objektivat e biznesit tė qarta, do tė thotė tė kesh njė objektiv tė saktė pėr tė goditur, do tė thotė tė projektosh veprimet, tė disponosh instrumentet e analizave dhe kontrollit, ėshtė e nevojshme t'i ndjekėsh me kėmbėngulje, tė analizosh rezultatet dhe devijimet pėr tė optimizuar pėrpjekjet dhe pėr tė maksimizuar rezultatet. Njėzet vjet mė parė, nuk ishte kaq e nevojshme tė vendoseshin objektivat vjetor tė biznesit, as qė tė kishim instrumente tė ndryshme menaxhimi. Klinikat dentare hapeshin, profesionistėt investonin, bankat jepnin kredi mė me thjeshtėsi, pacientėt kuroheshin mė rregullisht dhe pagonin me pėrpikėri mė tė madhe. Faturat e papaguara lidheshin mė shumė me menaxhimin e keq tė kreditit sesa me pacientėt qė nuk paguanin.  Sot kufijtė janė tė ndryshėm, kompleksiteti i menaxhimit ėshtė rritur, pacientėt janė nė vėshtirėsi ekonomike dhe shėrben njė vėmendje e ndryshme, qoftė nga pikėpamja ekonomike qoftė nga pikėpamja profesionale. Objektivat e biznesit tė qartė dhe tė pėrcaktuar, njė sistem i organizuar dhe njė kontroll menaxhimi efikas lejojnė profesionistin qė tė pėrqendrohet mbi aktivitetin klinik duke ditur qė gjithēka ėshtė nėn kontroll dhe evitohen humbjet nga mosorganizimi.


Nėn kujdesin e: Roberta Pegoraro, konsulente ndėrmarrjes


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 99 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D