Projekti EASY Test, pėrfundon faza e parė e eksperimentimit nė testin e pėshtymės. Polizzi (San Raffaele), udhėzime shumė tė mira pėr parandalimin e hepatitit C

| 23 Gusht 2016 |

Projekti EASY Test, pėrfundon faza e parė e eksperimentimit nė testin e pėshtymės. Polizzi (San Raffaele), udhėzime shumė tė mira pėr parandalimin e hepatitit C


Tė aktivizosh sjelljet e duhura parandaluese me qėllimin e shėndetit nė kushte tė ndryshme jetese falė fushatave tė sensibilizimit bėhet njė moment diskutimi konkret dhe edukativ mbi mėnyrat e transmetimit tė sėmundjeve virale mė tė zakonshme si virusi i HCV.

Projekti EASY Test ka si objektiv pikėrisht qė tė edukojė dhe sensibilizojė pacientėt edhe nėpėrmjet stomatologėve dhe higjenistėve dentar tė formuar nė mėnyrė adekuate pėr tė pėrdorur njė test, qė mund tė identifikojė pacientėt e prekur nga HCV - ja. Projekti ka si qėllim qė tė kryejnė njė aktivitet informues pėr tė stimuluar njė sjellje korrekte tė higjienės, tė quajtur si burimi primar i kurės sė vetvetes dhe vetė trupit nga momenti qė sjelljet e shėndetshme nė mėnyrėn e jetesės, janė hapi i parė pėr tė ruajtur shėndetin tonė, duke promovuar kėshtu parandalimin e sėmundjes.

Projekti ėshtė zhvilluar me bashkėpunimin nė kėrkim midis departamentit tė Sėmundjeve Infektive (Drejtor prof. Lazzarin) dhe Departamentit tė Stomatologjisė (Drejtor prof. Gherlone) dhe ėshtė zhvilluar nė brendėsi tė Qendrės sė Higjienės Orale dhe Parandalimit nė zgavrėn e gojės (Pėrgjegjėse Doktoresha Polizzi) promovuar nga IRCCS Spitali San Raffaele Grupi Spitalor San Donato dhe mbėshtetur nga Anlaids, EpaC dhe ASL Milano.
EASY Test ėshtė njė test i shpejtė i pėshtymės pėr tė identifikuar antitrupat specifikė tė viruseve HCV qė i lejon pacientėve qė tė marrin njė pėrgjigje brenda pak minutave nga marrja e mostrės sė pėshtymės.
Testi i pėshtymės zbulon brenda 20 minutave antitrupa tė pranishėm nė pėshtymė.

"Diagnoza ėshtė thelbėsore pėr tė identifikuar ndonjė pacient me risk pėr infeksion, sipas stilit tė jetesės dhe pėr tė promovuar parandalimin", shpjegon pėr Odontoiatria33 doktoresha Elisabetta Polizzi.
Objektivi i pėrbashkėt ėshtė qė tė kujdesemi pėr individin qė nė fazėn e sensibilizimit dhe edukimit, duke vepruar pėr fazėn e identifikimit tė pėrgjigjes imunitare nė rastin pozitiv, falė edhe bashkėpunimit tė ngushtė me Qendrėn e Sėmundjeve Infektive dhe kujdestarit tė pacientit pėr tė siguruar njė transit "fast track" pėr konfirmimin e diagnozės nėpėrmjet marrjes sė mostrės sė gjakut.

"Kura e shėndetit - vazhdon doktoresha Polizzi - nė pėrgjithėsi pėrfshin nė mėnyrė tė pashmangshme rritjen e vetėvlerėsimit, zhvillimit social dhe komunikimit pozitiv tė emocioneve.
Tė aktivizosh sjellje parandaluese adekuate me pėrfitim pėr shėndetin nė kushte tė ndryshme jetese falė fushatave sensibilizuese bėhet njė moment konkret diskutimi dhe edukativ mbi mėnyrat e transmetimit tė sėmundjeve mė tė zakonshme virale si virusi i HCV".
Njė informacion korrekt dhe i hershėm ėshtė nė bazė tė njė veprimi tė synuar dhe mė efikas kundėr infeksionit nga virusi i hepatitit C (HCV).

"Nė njė moment nė tė cilin kemi barna efikase pėr tė gjithė pacientėt, lind nevoja pėr tė shtuar ndėrgjegjėsimin ndaj patologjisė dhe ndaj nevojės pėr imazheri".
Informacioni i nevojshėm duke parė se 2 italianė nė 3 pranojnė njė njohje tė dobėt dhe jo tė duhur tė hepatitit C, njė infeksion pėr tė cilin nuk perceptojnė pėrhapjen (vetėm 26% mendon se personat e prekur janė rreth 1 milion) dhe krahasuar me kėtė 91% nuk di qė shfaqet pa simptoma tė dukshme.
Megjithatė 88% e popullsisė mendon se hepatiti C mund tė prekė vetėm disa kategori personash.
Projekti ka lejuar, nga 13 prilli 2015 deri nė 13 nėntor 2015, kryerjen e EASY Test nė njė numėr pacientėsh, tė informuar nė mėnyrėn e duhur dhe vullnetarė, qė vizitoheshin nė repartin e stomatologjisė nė San Raffaele nė Milano, janė informuar pėr sa i pėrket infeksionit nga HCV dhe iu ofrua mundėsia pėr tė kryer EASY TEST.
Nė total ishin 2.097 vullnetarė tė pranueshėm qė kanė kryer testin HCV tė pėshtymės dhe kanė kompletuar intervistėn.

Nė 22 raste, testi ka dėshmuar reaktivitet pozitiv.
21 individė nė 22 raste (rreth 1% e kampionit tė vlerėsuar) ishte nė dijeni se ishte i prekur nga HCV dhe testi ka konfirmuar statusin tyre (reaktivitet pozitiv) nė tė gjithė 21 rastet (pa pozitiv fals).
1 individ ėshtė identifikuar si njė rast i ri i prekur nga HCV.
Pas marrjes sė lejes pėr trajtimin e tė dhėnave personale pacientėt janė ftuar tė japin motivin e refuzimit, nėpėrmjet njė pyetje tė hapur. 1.426 individė kanė pranuar pėr tė plotėsuar pyetėsorin anonim rreth nivelit tė kėnaqėsisė sė kėsaj iniciative.
1.388 pyetėsorė kanė rezultuar tė papėrdorshėm dhe jo tė plotė, ndėrsa tė tjerėt janė zhvlerėsuar pėr shkak tė mungesės sė pėrgjigjeve.

Tė dhėnat e nxjerra nga 1.388 pyetėsorė tė vlefshėm janė pėrdorur pėr tė pėrshkruar imazhin e popullsisė qė i ėshtė pėrgjigjur iniciativės sė Easy test.
Popullsia dominohet nga qytetarė italianė (96%), me shpėrndarje gjinie homogjene (45% meshkuj dhe 55% femra), mosha > se 50 vjeē (44%), me njė nivel tė mesėm - tė lartė formimi (nivel i lartė formimi 44%, 33% tė diplomuar, 13% tituj post diplomim) dhe 81% me njė pozicion profesional tė qėndrueshėm (8% drejtues; 15% punonjės autonomė; 25% tė punėsuar; 14% me profesione tė tjera; 16% pensionistė; 3% punėtorė).
65% e individėve (905 individė nga 1388, 45% meshkuj dhe 55% femra) janė pėrgjigjur se nuk i ishin nėnshtruar kurrė testit pėr HCV.

Pjesa mė e madhe e individėve ishte mė shumė se 40 vjeē: 423 individė (31% e gjithė kampionit) njė moshė > 50 vjeē dhe 182 individė (13% e tė gjithė kampionit) pėrfshirė midis 41 - 50 vjeē. Ky rezultat ėshtė mundėsisht prej faktit se testet pėr HCV nuk janė pėrshkruar kurrė gjatė kontrolleve tė shtatzėnisė ose nė mjekėsinė e punės, deri pak vite mė parė.
Ndėr individėt mė tė rinj numri i pacientėve qė nuk janė testuar kurrė pėr HCV kanė tendencėn qė gradualisht tė pakėsohen dhe vetėm 46 individė (3% e tė gjithė kampionit) - ndėr individėt me moshė 26-30 vjeē - nuk ishin testuar kurrė pėr HCV.

Megjithatė, duke konsideruar nėngrupin e adoleshentėve dhe tė rinjve (18-25 vjeē), 71% e tyre (134 nga 187 tė rinj tė rritur) nuk ishin testuar kurrė pėr HCV.
Pas njė infeksioni akut, hepatiti C kronik verifikohet nė 54-86% tė individėve.
Pas kronicitetit, progresioni i hepatokarcinomės ėshtė mė i shpejtė tek individėt me aspektet e mėposhtme: meshkuj > se 50 vjeē, alkool > 50 gr/gg; diabeti dhe infeksioni nga HIV.
Nė kėtė studim Easy test ėshtė kryer nėpėrmjet lėngut oral. "Pėrdorimi i lėngut oral - vazhdon doktoresha Polizzi - ėshtė njė alternativė tėrheqėse e bazuar nė faktin se marrja e kampioneve tė plazmės ose sieros kėrkon pajisje dhe formim gjithashtu dhe mė shumė kohė. Megjithatė pacientėt shfaqen mė tė gatshėm pėr tė kryer testin".

Pavarėsisht fushatave tė parandalimit dhe tė informimit rreth rėndėsisė sė diagnozės sė hershme qė duhet tė jetė mė mirė e kryer nga persona me njė nivel tė duhur formimi, ėshtė akoma njė pėrqindje domethėnėse e personave tė formuar shumė mirė qė akoma edhe sot nuk e kanė kryer asnjėherė testin e hepatitit C.
Njė aspekt qė s'duhet lėnė pas dore, shpjegon Polizzi ėshtė trajtimi i pacientėve pozitiv qė mbyllet nė orėt e fundit tė ditės sė punės - njė praktikė shumė diskriminuese qė ėshtė nė mėnyrė tė vėshtirė e pajtueshme me konceptin e "humanizimit" tė kurės.

"Tradicionalisht pacientėt me infeksion nga HCV janė "diskriminuar" nga dentistėt, mbi tė gjitha mjekė privatė; subjekt kurash vetėm nė orare ose ditė tė caktuara, tė organizuara posaēėrisht pėr tė shmangur afėrsinė e tyre me individėt e shėndetshėm ose pėr tė shmangur kontaminimin e mundshėm".
Projekti ka shėrbyer edhe pėr tė promovuar ndėrgjegjėsimin e sėmundjes midis individėve tė shėndetshėm dhe ka kontribuar nė luftimin e tabuve ekzistuese.

"Pacientėt stomatologjikė - pėrfundon Polizzi - falė kėtij projekti kanė pėrftuar njohuri tė reja rreth zinxhirėve tė mundshėm tė pėrhapjes, pėr sa i pėrket sigurisė sė studimeve stomatologjike dhe pėrfitojnė nga mundėsia e mėtejshme pėr t'iu nėnshtruar diagnozave tė hershme tė HCV.
Nga kėto hamendėsime ėshtė projektuar vazhdimi i iniciativės qė ėshtė nė zbatim qė nga 6 korriku me objektivin pėr tė shtrirė projektin edhe nė reparte tė tjera tė emergjencės ku janė nė fuqi nivelet minimale tė asistencės falas, parashikuar nga Shėrbimi shėndetėsor kombėtar pėr kurat stomatologjike.
Presim kėshtu tė pėrballemi me njė popullsi tė ndryshme nga ajo e atyre qė paguajnė detyrimet, me pėrbėrės nga origjina tė ndryshme socio-ekonomike, kombėtare dhe kulturore".


 

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 108 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D