Muzikoterapia, njė instrument pėr dentistėt pėr tė reduktuar ankthin te pacientėt


|

| 1 Gusht 2016 |

Muzikoterapia, njė instrument pėr dentistėt pėr tė reduktuar ankthin te pacientėt



Ka nga ata qė kėnaqen me atė qė transmeton radio dhe nga ata qė me dashje zgjedhin tė pėrhapin nė klinikėn dentare njė lloj muzike tė studiuar posaēėrisht pėr tė reduktuar ankthin te pacientėt. Muzikoterapia po merr njė vėmendje nė rritje nga ana e dentistėve dhe artikulli i shfaqur nė "Serbian dental journal" ėshtė kontributi mė i fundit shkencor rreth kėsaj teme. Kėrkuesit e Universitetit tė Beogradit kalojnė nė rishikim aplikimet e mundshme tė muzikės pėr tė zgjidhur njė problem. Ai i "frikės nga dentisti" qė nuk kufizohet vetėm te pacientėt nė moshė pediatrike por qė, sipas disa vlerėsimeve, shtrihet nga 6% nė 15% tė popullsisė adulte.
Shpesh gjendjet e ankthit shkaktohen ose shtohen pikėrisht nga elemente shqetėsues tė dėgjimit, nga zhurma e trapanit apo nga zhurma tė tjera mė pak tė forta por qė megjithatė kapin vėmendjen e pacientit dhe e adresojnė atė drejt procedurave qė dentisti po kryen. Muzika mund tė maskojė kėto zhurma dhe t'i tėrheqė vėmendjen pacientit duke ushtruar edhe njė influencė tė drejtpėrdrejtė nė reduktimin e dhimbjes; nė fakt besohet se tingulli i njė muzike qė tė pėlqen ėshtė nė gjendje tė reagojė nė receptorėt e dhimbjes duke lejuar reduktimin e dozės sė analgjezikėve.


Janė tė shumtė faktorėt qė gjenerojnė gjendje ankthi nė njė klinikė dentare dhe njė prej mė domethėnėsve ėshtė ndjenja pėr tė humbur kontrollin pėr shkak tė situatės pak familjare dhe tė nevojės qė t'i besosh veten tėnde njė personi tjetėr edhe pse ėshtė i besuar. Nė kėtė rast njė nga strategjitė e sugjeruara ėshtė qė tė bini dakord me pacientin pėr njė "skaletė" kėngėsh tė njohura, nė mėnyrė tė tillė qė tė krijohet njė atmosferė qė tė jetė sa mė shumė familjare. Me tė njėjtin qėllim, nė situata edhe mė tė dhimbshme si lindja ose dhimbja e kokės "grumbull", ėshtė eksperimentuar pėrdorimi i zhurmės sė bardhė qė nė analogji me tė bardhėn optike ėshtė prodhuar nga shuma e tė gjitha frekuencave tė dėgjueshme dhe duket se favorizon qetėsinė.


Efektet ansiolitike tė muzikės janė studiuar mbi tė gjitha nė 20 vitet e fundit gjatė trajtimeve tė ndryshme mjekėsore (jo vetėm nė stomatologji por edhe nė kirurgji, kardiologji dhe onkologji), por qė nga pėrdorimi nė vitet 80 dentisti pediatrik amerikan Stanley Frederick Parkin, kishte zbuluar efektet pozitive tė 5 minutave muzikė qė i kishte vėnė fėmijėve tė dėgjonin para se t'i nėnshtroheshin procedurave stomatologjike.


Pėr tė ftuar qė tė eksperimentojnė te pacientėt e tyre efektet pozitive tė muzikės, tė pėrhapur nė klinikė por edhe nė sallėn e pritjes, kėrkuesit serbė paralajmėrojnė qė mos tė ketė volume tė larta tė muzikės dhe zhanre muzikore me ritme shumė tė forta, tė cilat mund tė rrisin nivelet e ankthin nė vend qė t'i reduktojnė ato.
  
Adelmo Calatroni


Bibliografia
(1) Jovanovię-Medojevię M, Neškovię J, Medojevię A. Music As an Alternative Therapy Method in Dentistry. Serbian Dental Journal, vol. 63, No 1, 2016
(2) Standley JM. A meta-analysis on the effects of music as reinforcement for education/therapy objectives. J Res Music Educ. 1996; 44:105-33.
(3) Thaut MH. The future of music in therapy and medicine. Ann N Y Acad Sci. 2005; 1060:303-8.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 76 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D