Ekspozimi ndaj substancave tė pranishme nė paketimin e ushqimeve do tė vinte nė rrezik formimin e smaltit tė fėmijėve. Kėtė nxjerr nė pah njė kėrkim francez


|

| 29 Korrik 2016 |

Ekspozimi ndaj substancave tė pranishme nė paketimin e ushqimeve do tė vinte nė rrezik formimin e smaltit tė fėmijėve. Kėtė nxjerr nė pah njė kėrkim francez



Ekspozimi i hershėm ndaj dy produkteve kimike shpesh tė pranishėm nė paketimin e ushqimeve dhe nė fungicide mund tė prodhojė dėme tė pakthyeshme pėr dhėmbėt e fėmijėve. Afirmimi vjen mbi bazėn e rezultateve tė njė studimi tė ri tė koordinuar nga Katia Jedeon e Institutit nacional francez tė shėndetit dhe kėrkimit mjekėsor (Inserm) i prezantuar nė kongresin europian tė endokrinologjisė qė ėshtė zhvilluar nė Monako nė fund tė majit.
Dy substancat cėnuese janė Bisfenoli A (Bpa) dhe Vinclozolin; i pari pėrdoret nė prodhimin e disa plastikave dhe rezinave, shumė nga tė cilat shėrbejnė pėr paketimin e ushqimeve dhe pijeve, ndėrsa Binclozolin ėshtė njė fungicid i aplikuar pėr tė mbrojtur vreshtat dhe pemishtet.


Tė dy janė identifikuar si interferues endokrinė dhe Jedeon ka evidentuar se studime tė mėparshme i kishin lidhur me hipomineralizimin e molarėve dhe incizivėve nė moshė pediatrike (Mih - Molar incisor hypermineralization) qė vlerėsohet se prek 18 % tė fėmijėve nga 6 nė 9 vjeē. Bėhet fjalė pėr njė gjendje tė moshės evolutive nė tė cilėn defektet e smaltit verifikohen nė dhėmbėt e parė tė pėrhershėm, zakonisht te molarėt dhe incizivėt. Nė format mė tė rėnda dhėmbėt e hipomineralizuar janė shumė tė ndjeshėm, veēanėrisht nė kontakt me ushqimet dhe pijet e ftohta, paraqesin patejdukshmėri dhe ndryshime nė ngjyrė dhe janė me risk mė tė lartė pėr karies.
Nė studimin e ri, kėrkuesit francezė kanė drejtuar dy eksperimentime pėr tė pėrftuar njė kuptim mė tė mirė tė modalitetit me tė cilin interferuesit endokrinė lidhen me Mih.


Para sė gjithash skuadra ka ekspozuar ndaj kafshėve tė laboratorit vetėm Bpa ose bashkė me vinclozolin, pėr 30 ditė nė dozė ekuivalente me ato mesatare ditore qė do tė ishin nė kontakt me qeniet njerėzore. Nė fund tė kėsaj periudhe janė marrė qeliza nga sipėrfaqja e dhėmbėve tė trajtuar dhe analiza e tyre ka treguar qė ekspozimi ndaj dy substancave ka ndryshuar shprehinė e dy gjeneve (KLK4 dhe SLC5A8) qė japin pikėrisht mineralizimin e smaltit tė dhėmbėve.


Hapi i dytė i kėrkimit ka sjellė kultivimin e qelizave mieloblastike qė depozitohen nė smalt gjatė zhvillimit tė dhėmbėve. Ėshtė vėrejtur se kėto qeliza pėrmbajnė hormone seksuale ndėr tė cilėt estrogjeni dhe testosteroni qė rrisin shprehinė e gjeneve qė prodhojnė smaltin dhe gjėja interesante ėshtė se autorėt e studimit kanė konstatuar se pikėrisht testosteroni rrit shprehinė e gjeneve KLK4 dhe SLC5A8.
Meqenėse ėshtė Bpa qė vinclozolin inhibon efektin e hormoneve mashkullore, kėrkuesit kanė pėrfunduar se kėto produkte mund tė favorizojnė hipomineralizimin e molarėve dhe incizivėve nė moshė pediatrike duke bllokuar hormonet e nevojshėm pėr zhvillimin e smaltit.
 
Adelmo Calatroni


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D