Shfuqizimi i ligjit pėr sigurimet: Diferenca e kontributeve tė paguara gjatė periudhės janar-qershor nuk kthehet


|

| 15 Korrik 2016 |

Shfuqizimi i ligjit pėr sigurimet: Diferenca e kontributeve tė paguara gjatė periudhės janar-qershor nuk kthehet



Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dje ligjin pėr profesionet e lira tė miratuar nė dhjetor tė 2015-s, pėr mbledhjen e kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, tė ndryshuar. Ndryshimi konsistonte nė atė qė paga mbi tė cilėn mbaheshin kontributet e tė vetėpunėsuarve mes tė cilėve mjekė, farmacistė, dentistė, avokatė, arkitektė etj., pėrcaktohej nga qeveria duke shumėfishuar kėshtu kontributet qė duhet tė derdhnin kėta profesionistė.


Ligji ngjalli kundėrshtime tė ashpra nga secili grup interesi dhe protesta, por duke mos gjetur dakordėsinė pėr rrėzimin e ndryshimeve, Dhoma Kombėtare e Avokatisė nė emėr tė gjitha kategorive qė prekeshin e ankimoi ligjin nė Gjykatėn Kushtetuese. Kjo e fundit pasi analizoi pretendimet e ngritura nga pala kėrkuese, si dhe ato tė subjekteve tė interesuara, Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, Kėshilli i Ministrave, Instituti i Sigurimeve Shoqėrore, vendosi tė pranojė kėrkesėn duke rikthyer nga ky muaj pagimin e kontributeve bazuar nė ligjin e vjetėr prej 6.556 lekėsh nė muaj.


 Nga ana tjetėr Koordinatori i Asamblesė sė Profesioneve tė Lira, z.Erion Dizdari ka pohuar pėr "GSH" se tė ardhurat e sigurimeve qė profesionistėt kanė paguar pėr periudhėn janar-qershor, nuk do tė kthehen pasi atėherė ka funksionuar ligji i shfuqizuar dje.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 58 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D