Miratohet Rregullorja e Provimit tė Certifikimit pėr profesionistėt me kredite tė paplotėsuara


|

| 12 Korrik 2016 |

Miratohet Rregullorja e Provimit tė Certifikimit pėr profesionistėt me kredite tė paplotėsuara



Bordi i Edukimit tė Vazhdueshėm ka miratuar disa ditė mė parė Rregulloren e organizimit tė Provimit tė Certifikimit, i cili zhvillohet pėr profesionistėt qė nuk pėrmbushin numrin minimal tė krediteve pas pėrfundimit tė ciklit tė certifikimit. Cikli aktual pėrmbyllet nė 31 dhjetor 2019 dhe parashikon qė deri atėherė mjekėt tė kenė grumbulluar 120 kredite; dentistėt, farmacistėt dhe ndihmės-farmacistėt nga 60 kredite; ndėrsa infermierėt dhe mamitė 40 tė tilla. Nė vijim keni njė pėrmbledhje tė vendimit i cili hyn nė fuqi me botimin nė fletoren zyrtare.
Bordi ka sanksionuar se pėrjashtohen nga detyrimi i dhėnies sė provimit profesionistėt e sektorit publik, tė cilėt pėr 2 ose mė pak vjet arrijnė moshėn e pensionit, si dhe ata qė e marrin licencėn 2 vjet para pėrfundimit tė ciklit tė certifikimit.
Pėr organizimin e provimit Ministria e Shėndetėsisė do tė miratojė pėr secilin specialitetit njė komision tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues i saj, njė pėrfaqėsues i Urdhrit Profesional dhe tre akademikė. Programi orientues i provimit, i hartuar nga Universiteti i Mjekėsisė nė bashkėpunim me Urdhrat Profesionalė dhe shoqatat e profesionistėve do tė shpallet sė paku 3 muaj pėrpara datės sė parė tė provimit.


Nė rastin kur numri i pjesėmarrėsve nė provim ėshtė mė i vogėl se 50, provimi do tė zhvillohet me shkrim pranė Komisionit tė Provimit tė Certifikimit. Kėtu kreu i Urdhrit tė Mjekėve, z.Fatmir Brahimaj, ka propozuar qė provimi tė mos jetė me shkrim por me gojė nė formėn e njė bashkėbisedimi.
Kur numri pjesėmarrėsve nė provim ėshtė mė i madh se 50, sipas rregullores, provimi do tė zhvillohet pranė Agjencisė Kombėtare tė Provimeve. Por Drejtoresha e Arsimit tė Lartė, znj.Linda Pustina, ka propozuar qė nė provimin qė zhvillohet pranė AKP numri i tė regjistruarve tė bėhet nga 50 nė 15 vetė pėr ēdo specialitet dhe gjithashtu qė provimi tė jetė i njėjtė si nė Komisionin e Provimit tė Certifikimit.
Pėr regjistrimin, profesionisti duhet tė dorėzojė pranė QKEV njė kėrkesė me shkrim pėr t'u regjistruar nė provim bashkė me njė fotokopje tė kartės sė identitetit, tė lejes sė ushtrimit tė profesionit dhe faturėn e pagesės. Pagesa pėr provimin e certifikimit do tė jetė e njėjta me atė tė provimit tė shtetit.


Vlerėsimi i pjesėmarrėsve nė provim kryhet nė mėnyrė automatike nga sistemi kompjuterik. Provimi cilėsohet i kryer me sukses nėse profesionisti ka marrė 50% ose mė shumė tė pikėve. Rezultati pėrfundimtar i shfaqet pjesėmarrėsit nė monitor nė momentin e pėrfundimit tė testit, ndėrsa shpallja e rezultateve bėhet sipas numrit tė lejes sė ushtrimit tė profesionit dhe jo sipas emrit. Profesionistėt pjesėmarrės nė provim kanė tė drejtė ta pėrsėritin provimin e certifikimit nė njė kohė tė dytė jo mė shumė se 5 herė. Nėse nuk bien dakord me rezultatin, ata mund tė dorėzojnė ankesėn pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė brenda 30 ditėve nga shpallja e rezultatit dhe marrin pėrgjigje po brenda 30 ditėve. Klikoni pėr tė parė vendimin.


Burimi: QKEV


Dorina Gjuzi



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D