Sindroma temporo mandibulare


|

| 1 Korrik 2016 |

Sindroma temporo mandibulare



Pėrkufizimi
Ērregullim i karakterizuar nga ndryshimi i artikulacionit temporo mandibular (pra nyja midis kockės temporale dhe kafkės apo mandibulės) apo ligamenteve dhe muskujve qė e mbajnė dhe e bėjnė atė tė lėvizė. Bėhet fjalė pėr njė artikulacion shumė delikat, shtrirja e tė cilit duhet tė jetė perfekte pėr tė lejuar njė pėrtypje normale. Nėse kjo shtrirje ndryshon, muskujt kompensojnė me lėvizje jonormale qė ēojnė nė dėmtimin e artikulacionit.
Kujdes ndaj kėrcitjes sė dhėmbėve gjatė natės (bruksizmi)!
Ndėr shkaqet kryesore tė sindromės temporo mandibulare janė: kėrcitja e dhėmbėve gjatė natės (bruksizmi), traumat e mandibulės, tė kokės dhe tė qafės, mbylljet e kėqija, mbushjet apo protezat dentare tė kryera keq, artroza e artikulacionit dhe zhvendosja e artikulacionit (anatomi e ērregullt e ligamenteve artikulare).


Simptomat: kėrcitje dhe dhimbje e mandibulės
Sindroma temporo mandibulare karakterizohet kryesisht nga njė hapje me vėshtirėsi dhe e kufizuar e gojės. Me raste mandibula mund tė bllokohet nė njė pozicion tė caktuar dhe tė gjitha lėvizjet e mėtejshme (hapja e gojės si kur tė vjen gjumė , pėrtypja) prodhojnė njė kėrcitje dhe dhimbje tė papritur. Megjithatė mund tė shfaqen dhimbje ( jo vetėm nė nivel artikulacioni por edhe nė qafė dhe nė fytyrė), Cefalea, dhimbje dhėmbėsh, ngurtėsim i muskujve mandibular, dhimbje e brendshme nė nivelin e veshėve, marrje mendsh dhe gumėzhitje.


Pėr diagnozėn drejtojuni mjekut apo dentistit tė besuar
Diagnoza pėrgjithėsisht pėrcaktohet nga mjeku apo nga dentisti mbi bazėn e simptomave dhe nga testi objektiv. Njė test radiografik i artikulacionit, TAC, rezonanca nukleare magnetike apo elektromiografia mund tė jenė tė dobishme pėr tė identifikuar shkaqet e sindromės dhe pėr tė ndjekur vijueshmėrinė.
Barna, kafshim apo ndėrhyrje kirurgjikale? Zgjidhni kurėn e duhur
Trajtimi i dhimbjes qė shpesh shoqėron sindromėn temporo mandibulare mund tė kryhet me aspirinė apo FANS, (shpėlarja me resinė pėr tu adaptuar me njė nga dy harkatat dentare), sidomos nė individėt qė kanė tendencė pėr tė kėrcitur dhėmbėt. Nėse shkaku i sindromės ėshtė njė problem i shtrirjes sė dhėmbėve, kėrkohet ndėrhyrja e stomatologut, ndėrsa nė rastet e deformimeve anatomike qė pengojnė mbylljen e gojės mund tė merret nė konsideratė ndėrhyrja kirurgjikale.


Agopuntura pėr qetėsimin e muskujve
Agopuntura ka rezultuar efikase nė trajtimin e presionit dhe dhimbjes nė fytyrė apo dhėmbė; megjithatė lehtėson cefalean dhe mundėson qetėsimin e muskujve.
Shtrirja e mandibulės: zgjidh ushqimin pėr tė thjeshtėsuar pėrtypjen
Shmangni ushqime dhe pije qė pėrmbajnė kafeinė, sheqer apo alkool nė 5-6 orė para se tė shkoni tė flini, sepse janė ushqime qė nxisin kėrcitjen e dhėmbėve. Pėr tė thjeshtuar pėrtypjen, zgjidhni ushqime tė thjeshta pėr tu pėrtypur dhe mėnyra gatimi qė i zbusin ushqimet.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 92 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D