Parodontit dhe lazer, lind polemika midis SldP dhe LEAD. I dobishėm apo jo pėrdorimi i tij?


|

| 28 Qershor 2016 |

Parodontit dhe lazer, lind polemika midis SldP dhe LEAD. I dobishėm apo jo pėrdorimi i tij?



Pak javė mė parė nėpėrmjet njė njoftimi ANSA, presidenti i SldP, Claudio Gatti shfaqte dyshime mbi pėrdorimin e lazerit nė kurimin e parodontitit.
 Tashmė nė sitin qė shoqėria shkencore i dedikon informacionit mbi temėn e parodontitit "gengive.org", duke folur pėr lazer dhe sėmundje parodontale lexojmė se "qėllimi i terapisė sė sėmundjes parodontale ėshtė mbi tė gjitha eliminimi i baktereve qė gjenden nė  pllakėn bakteriale dentare dhe nė tartar. Vetėm se lazerat janė joefikas nė heqjen e depozitimeve tė tartarit nga sipėrfaqja e rrėnjėve."
SldP shpjegon kurėn e sėmundjeve parodontale, qė kryhet me procedura klinike qė pėrdorin instrumente manuale dhe instrumente me tinguj ose ultratinguj. Nė raste tė pėrzgjedhura mund tė bėhen kombinime tė veēanta me antibiotikė.
Shoqėria shkencore nė sitin e saj i rekomandon popullsisė tė bėjė kujdes nė besimin ndaj kurave mrekullibėrėse nė veēanti nė referimin pėr pėrdorimin e lazerit, qė pėrveē tė qenit shpesh shumė tė kushtueshme, pėr momentin nuk janė nė gjendje tė pėrmirėsojnė rezultatet klinike qė mund tė pėrftohen me terapinė konvencionale.
Nė ndonjė rast, shpjegojnė, duhet ti nėnshtrohen ndėrhyrjes kirurgjikale pėr tė korrigjuar xhepat gingival. Protokolli terapeutik nė fjalė, vijojnė nga SldP, ka njė vlefshmėri tė lartė shkencore me studime klinike qė dėshmojnė suksesin e mė shumė se 30 viteve vėzhgim dhe ėshtė pranuar nga i gjithė komuniteti shkencor internacional dhe mund tė kryhet me kosto tė pėrmbajtshme.


Rreth pėrdorimit tė lazerit pėr tė trajtuar parodontitin ANSA referon kėtė deklarim tė presidentit tė SldP Claudio Gatti.
Pėrdorimi i lazerit si terapi e vetme sjell rezultate qė vetėm nė disa punime do tė ishin tė ngjashme me terapinė "klasike" por me disavantazhin e tė qenit shumė mė  tė kushtueshme." "Tė gjithė studimet deri mė sot tė publikuar bien dakord rreth faktit se pėrfitimet e marra nuk janė kurrė mė tė mėdha se procedurat konvencionale dhe lazeri nuk pėrcakton asnjė avantazh tė shtuar nėse pėrdoret njė kombinim me terapinė konvencionale."
Kėto vėzhgime, saktėson publikimi i agjencisė, janė tė ndara nga ekspertėt mė tė mirė botėror, janė publikuar nė revistat mė tė mira tė parodontologjisė dhe bėjnė pjesė nė udhėzimet internacionale pėr kurėn e parodontitit.
Afirmime qė nuk janė lėshuar nga presidenti LEAD (Laser Excellence Academy for Dentistry) Laura Codegoni, qė nėpėrmjet njė letre tė gjatė dėrguar presidentit Gatti konteston pohimin me tė cilin mbėshtetet pėrdorimi i lazerit "nuk pėrcakton asnjė avantazh tė shtuar nėse pėrdoret i kombinuar me terapinė konvencionale."


Duke pranuar se nuk janė akoma tė shumta punimet shkencore tė vlerėsuara dhe protokollet terapeutike shkencėrisht tė dokumentuara, presidenti LEAD kujton se pikėrisht kėto punė shkencore "mbi bazėn edhe tė provės klinike na shpjegojnė qė tė mos refuzojmė vetė teknologjinė lazer, por pėr tė punuar tė gjithė bashkė pėr tė bėrė tė mundur qė njė provė klinike pozitive e padyshimtė tė mbėshtetet nga njė provė shkencore e alternuar."
Njė konsideratė qė duhej ajo e SldP mbi efikasitetin e lazerit, hamendėson presidentja Codegoni, pėr faktin se kush "ka pėrftuar njė teknikė tė caktuar, sigurisht shkencėrisht tė vlefshme dhe me atė ēdo gjė shkon mirė, nuk ndjen as detyrėn as nevojėn, nuk them pėr tė ndryshuar teknikė por as pėr tu pėrballur me njė teknikė tė re, ndoshta ndihmėse sepse kjo do tė ērregullonte ekuilibrin e vetė bindjeve tė vendosura, deri nė atė pikė sa tė kenė vėshtirėsi pėr tė pranuar gjithēka qė ėshtė e re dhe qė ndoshta mund tė prekė ndoshta rolin e saj unik tė thesarit tė shkencės dhe tė zgjidhėsit terapeutik; pra...vėshtirėsi e pamasė pėr ta pranuar."


Duke dėnuar "spote mrekullibėrėse nga ana e kolegėve, qė nuk janė sigurisht pjesė e lojės dhe  e tė interesuarve tė kategorisė sonė, duke i mundėsuar publikut lajme dhe informacione absolutisht mashtruese dhe tė pabaza", presidentja Codegoni shpreson se mund ti "bėhet i njohur kolegėve tanė me korrektėsi dhe ndershmėri intelektuale lazeri me gjatėsi vale tė ndryshme dhe mundėsia e pėrdorimit tė tij nė  degė tė ndryshme tė stomatologjisė, sipas afrive tė tij me indet e ndryshėm tė zgavrės sė gojės, detyrė qė Akademia qė unė aktualisht jam presidente, LEAD po kėrkon me entuziazėm dhe pasion qė ta ēojė pėrpara."

Nor.Mac.


Pėrktheu: Erjola Taga




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 70 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D