Streptokoku (salivarius) qė eliminon Streptokokun (mutans). Rezultatet nga njė kėrkim italian


|

| 6 Qershor 2016 |

Streptokoku (salivarius) qė eliminon Streptokokun (mutans). Rezultatet nga njė kėrkim italian



Kariesi ėshtė edhe sot patologjia orale me prevalencėn mė tė lartė nė moshė evolutive, aq sa e gjithė popullsia infantile italiane konsiderohet nė risk pėr karies nga Udhėzimet e Ministrisė 2013. Ėshtė njė sėmundje multifaktoriale, ku prezenca e baktereve kariogjene nė biofilm luan njė rol thelbėsor nė etiologji. Aktualisht konsiderohet se kariesi ėshtė njė sėmundje polimikrobike, pra e lidhur me njė komunitet kompleks tė mikroorganizmave, tė formuar nga dhjetėra specie bakteriale dhe jo ekskluzivisht nga Streptokoku mutans, qė deri mė tani ishte specia e identifikuar si agjent etiologjik i kariesit dentar, por qė mbetet akoma edhe sot agjenti etiologjik mė i rėndėsishėm sa pjesa mė e madhe e strategjive parandaluese janė tė adresuara drejt kontrollit tė kėtij mikroorganizmi.


Aplikimi i masave parandaluese ėshtė i nevojshėm pėr tė reduktuar riskun e lezioneve tė reja dhe pėr tė ndaluar progresionin e lezioneve nė fazė fillestare.
Megjithatė edhe nėse pėrdorimi i produkteve qė pėrmbajnė fluor mbetet mjekimi mė i dokumentuar dhe prej shumė kohėsh i njohur pėr tė reduktuar prevalencėn dhe incidencėn e patologjisė karioze, kariesi pėr etiologjinė e tij multifaktoriale ka nevojė pėr programe parandalimi tė pėrkushtuar nė shumė fronte nė gjendje tė shfrytėzojnė kėrkimet mė aktuale dhe inovacionet mė teknologjike.


Sot njihet se kaviteti oral nė subjekte tė shėndetshme karakterizohet nga njė mikrobiotė e mirė ekuilibruar dhe qė ndryshimi i kėtij ekuilibri ēon nė ērregullime orale si sėmundja parodontale dhe kariesi dentar.
Njė instrument parandalues pėr kariesin dentar dhe pėr shėndetin oral ėshtė i pėrfaqėsuar nga modulimi i mikrobiotės orale nėpėrmjet produkteve qė janė nė gjendje tė favorizojnė njė florė tė shėndetshme bakteriale orale.


Nė literaturėn e viteve tė fundit janė shfaqur studime qė kanė propozuar administrimin oral tė baktereve probiotikė, tė pėrcaktuar si mikroorganizma tė gjallė qė japin njė pėrfitim ndaj shėndetit tė bartėsit si administrimi i njė sasie tė mjaftueshme si strategji e re parandaluese e kariesit. Ky instrument bazohet nė kapacitetet e disa shtamave probiotike (Lactobacillus rhamnosus, L. Casei, L. reuteri) pėr tė mbajtur apo rivendosur florėn bakteriale orale nėpėrmjet njė mekanizmi tė interferencės dhe/ose tė inhibimit tė baktereve patogjene.
Por probiotikėt intestinal konvencional nuk kanė vazhdimėsi orale dhe pėrfitimet e mundshme pėr shėndetin e kavitetit oral duken transitore dhe nė pjesėn mė tė madhe i atribuohen stimulimit imunitar. Njė strategji mė logjike rezulton ajo e tė pėrdorurit "probiotikė oral" pra mikroorganizma tė izoluar nga zgavra e gojės, habitati i tyre natyral me subjekte humane tė shėndetshėm dhe jo probiotikė intestinal pėr tu marrė nė rrugė orale.
Kriteret kyē pėr kandidatin probiotik ideal janė: mungesa e patogjenicitetit; prani e gjerė si popullsi natyrale nė brendėsi tė mikrobiotės orale, aktivitet i fuqishėm inhibitor in vitro dhe in vivo nė krahasim me agjentėt patogjenė oral.
Karakteristika qė gjejmė nė Streptokokun salivarius M18 me veprim: antibakterial, antipllakė, antiacide dhe antiinflamatore.
Nė fakt ėshtė studiuar dhe dokumentuar kapaciteti i S. salivarius pėr tė reduktuar nė mėnyrė domethėnėse prezencėn e S. mutans nėpėrmjet veprimit anti pllakė tė shkaktuar nga prezenca e megaplazmidit dhe efektit tampon tė pėshtymės falė prodhimit tė Ureasi nė gjendje tė moduloje pH oral.
Megjithatė S. salivarius M18 ka rezultuar tė jetė nė gjendje tė kundėrshtojė gjendjet inflamatore tė parodonto duke reduktuar prodhimin e citokinave pro-inflamatore.
"M18 vendoset mirė midis strategjive tė reja tė parandalimit tė kariesit dhe gingivitit tė moshės evolutive" thotė prof. Alessandra Majorana, in vivo dhe in vitro nė bashkėpunim me doktoreshėn Gobbi pėrgjegjėse e Platformės sė Mikrobiologjisė Agro ushqimore tė UNIBS qė pėrdor intrumentat e njė teknologjie tė lartė, mė qėllimin pėr tė vendosur protokollin mė efikas pėr njė parandalim tė vazhdueshėm. Jemi duke vlerėsuar probiotikun oral S. salivarius M18 (Carioblis).

Pėr mė tepėr:
Burton et al . 2013, Plos ONE 8(6): e65991. Burton et al., 2013 J Med Microbiol, 62:875-84. Di Pierro et al., 2015 Clin Cosmet Investig Dent,7:107-13.


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 73 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D