CED, Kėshilli Europian i Dentistėve. Presidenti Marco Landi tregon prioritetet


|

| 16 Maj 2016 |

CED, Kėshilli Europian i Dentistėve. Presidenti Marco Landi tregon prioritetet



"Tė vazhdojmė tė forcojmė reputacionin e Council of European Dentists (CED) si shoqata e vetme dhe e vėrtetė pėrfaqėsuese e tė gjithė dentistėve europianė dhe organizata e vetme kompetente pėr tė kėshilluar dhe mbėshtetur institucionet evropiane rreth iniciativave nė tė ardhmen, legjislative apo tė llojeve tė tjera qė kanė tė bėjnė me dentistėt": ky ėshtė objektivi i deklaruar nga Marco Landi pėr mandatin e tij nė presidencėn e CED. I zgjedhur nėntorin e shkuar, Landi ka zėvendėsuar austriakun Wolfgang Doneus qė kishte mbajtur detyrėn pėr dy mandate me radhė.


Intervista e presidentit tė ri, tashmė e publikuar nė numrin e marsit nė "Pan European Networks: Science and Technology", ėshtė marrė nė njė version mė tė gjerė nga vetė CED me rastin e Raportit vjetor tė saj rreth aktivitetit tė zhvilluar.
Landi ėshtė i vetėdijshėm pėr momentin kritik tė kaluar nga stomatologėt europianė qė po i bėjnė ballė presioneve ekonomike tė tilla qė kėrcėnojnė pavarėsinė e tyre profesionale, ndėrkohė afirmohet nevoja pėr tė mbajtur dhe pėrmirėsuar cilėsinė e formimit dhe pėrfundimisht sigurinė e pacientėve.
CED ėshtė e mirė pozicionuar pėr tė luftuar rreziqet qė rėndojnė mbi profesion, sipas Landit, qė tregon njė vėmendje tė fortė ndaj pavarėsisė profesionale midis prioriteteve politike nė drejtimin e Kėshillit: "dentistėt duhet tė jenė nė gjendje tė vazhdojnė me ushtrimin e njė profesioni liberal, tė udhėhequr nga eksperienca e tyre dhe etika profesionale, nė vend qė tė detyrohen nga njė garė jo e drejtė dhe nga komercializimi i praktikės sė tyre". Presidenti i referohet nė mėnyrė tė qartė zinxhirėve komercialė, tė udhėhequr nga jo dentistė, qė nė shumė vende europiane po ndryshojnė dhe po pėrkeqėsojnė stomatologun, tė motivuar nga pėrfitime afatshkurtėr nė vend tė cilėsisė. Nga ky kėndvėshtrim njė nga detyrat mė urgjente tė CED ėshtė azhornimi i Kodit etik pėr dentistėt europianė qė do tė kėtė parasysh rregulloren e re nė Bashkimit falė ruajtjes sė tė dhėnave, ku hyrja nė fuqi pritet tė ndodhė nė 2018.


"Nga ana tjetėr - vijon Landi - tentativat pėr tė futur njė standardizim tė shėrbimeve tė ofruara nė fushėn shėndetėsore nė Bashkimin europian, sjellin edhe riskun potencial pėr tė limituar autonominė profesionale tė dentistėve. Nėse standardizimi do tė zgjerohej ndaj pėrfitimeve stomatologjike, dentistėt do tė privoheshin nga mundėsia pėr tė adaptuar trajtimet e tyre ndaj nevojave individuale tė ēdo pacienti. Kėto mund edhe tė pengojnė dentistėt qė ti sigurojnė pacientėve tė tyre nivelet mė tė larta tė cilėsisė dhe tė sigurisė dhe nė arritjen e rezultateve optimale klinike".


Siē thuhej, Kėshilli i dentistėve europianė do tė mbajė edhe me "presidencėn italiane" tė Landi, pėrkushtimin e tij kundrejt cilėsisė sė formimit pėr stomatologėt e ardhshėm. "Nė kėtė fushė - afirmon Landi - do tė luftoj pėr njė formim dentar akoma mė tė mirė nė universitetet e tė gjithė Europės, qė duhet tė plotėsojnė disa cilėsi minimalė si pėr sa i pėrket mėsimeve teorike si atyre nė ushtrimin praktik". Nė kėtė pikėpamje do tė jetė i natyrshėm njė bashkėpunim me organizmat e tjerė qė pėrfaqėsojnė dentistė nė Europė dhe qė pėr njė kombinim befasues, do tė pėrfshijnė stomatologė tė tjerė tė shquar italianė nė samitet e tyre.
Landi deklaron pėr shembull qėllimin pėr tė zhvilluar njė aktivitet tė pėrbashkėt me Shoqatėn pėr edukimin dentar nė Europė (Adee), e drejtuar nga Corrado Paganelli, si edhe shoqatėn Europiane tė studentėve dentar (Edsa).
"Pėr fat tė keq - shprehet Landi - direktiva kryesore evropiane qė ka tė bėjė me atė rreth njohjes sė kualifikimeve profesionale, qė nuk pėrmbushen akoma plotėsisht, pėr sa i pėrket profilit formues bazė tė dentistit dhe do tė dyfishojmė pėrpjekjet pėr tu pėrditėsuar nė njė linjė me udhėzimet mė moderne edukative dhe shkencore".
 
Adelmo Calatroni


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 81 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D